Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Propozimi/ BE kërkon legalizimin e prostitucionit në Shqipëri

2016/07/08 at 9:17 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Komandonin shqiptarët/ Zbulohet rrjeti i prostitucionit

EURALIUS, misioni i Bashkimit Europian për përafrimin e legjislacionit shqiptar me BE-në, sqaroi dje se pse duhet të ndryshojë Kodi Penal në lidhje me prostitucionin.

Në një njoftim për mediat, EURALIUS shpjegon se në kuadër të ndryshimeve që do t’i bëhen Kodit Penal, nga Ministria e Drejtësisë, dy nene, 113 dhe 115 i Kodit Penal, duhet të shfuqizohen duke mos dënuar prostitutat që kërkojnë me dashje ta ushtrojnë këtë profesion.

“Si hap i dytë duhet të verifikohen krimet, përkufizimi i tyre dhe veçanërisht proporcionaliteti i dënimeve në raport me ashpërsinë e llojeve të ndryshme të krimeve. Në ketë aspekt duhet të merren disa vendime politike. Marrë si shembull, shtetet europiane janë duke diskutuar aktualisht dënimin e prostitucionit duke ndjekur modele të ndryshme. Disa shtete janë më liberale në qasjen e tyre, duke u mundësuar prostitutave daljen pa probleme, pa pasur frikën e sanksioneve penale, dhe e kufizojnë dënimin në rastet e prostitucionit të detyruar, përfshirjes së fëmijëve dhe raste të tjera të rënda, raporton panorama. 

Neni 113 dhe neni 115 duhet të shfuqizohen. Por, meqenëse kjo mund të çojë në një diskutim politik i cili mund të shtyjë reformën, ky vendim mund të merret më vonë”, thuhet në sqarimin e EURALIUS-it. Në vijim, ata argumentojnë se përse duhet të bëhen këto ndryshime në Kodin Penal.

“Strukturat e krimit të organizuar përdorin dënimin si kërcënim ndaj prostitutave për të mos u larguar. Një numër i madh i shteteve europiane nuk e ndëshkojnë prostitucionin si një krim, sepse ata dëshirojnë t’u mundësojnë prostitutave mbrojtje, si dhe mundësinë për ta lënë këtë profesion. Modelet europiane shkojnë përtej dekriminalizimit, p.sh., Gjermania qysh nga viti 2001.

Në vend të vënies nën ndjekje penale, modeli europian u ofron sigurime sociale dhe shëndetësore, u jep siguri ligjore dhe u mundëson atyre kualifikimin në një profesion tjetër. Ky sistem lufton edhe aktivitetet e tjera kriminale të lidhura me prostitucionin e paligjshëm”, thuhet në sqarimin e ekspertëve ligjorë të BE-së.

Sipas tyre, “Ministria e Drejtësisë po punon për një rishikim të plotë të Kodit Penal. Hapi i parë është të kontrollohet pjesa e përgjithshme e këtij kodi. Legjislacioni europian u jep zgjidhje çështjeve standarde (si p.sh., tentativa), të cilat mund të rregullohen në një mënyrë më të detajuar dhe mund të merren siç janë në legjislacionin shqiptar. Pasi të bëhet kjo, duhet të kontrollohet ndikimi në pjesën e posaçme të Kodit”.

Ju sugjerojmë

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
-U tha në Opinion

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

29 Maj, 2025 11:33 pm
“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

29 Maj, 2025 10:35 pm
Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
-U tha në Opinion

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

29 Maj, 2025 10:30 pm
Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria
-U tha në Opinion

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

29 Maj, 2025 10:09 pm
Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
Para
Tifozi fatlum do të nxjerrë në ankand topin që Messi humbi penalltinë

Tifozi fatlum do të nxjerrë në ankand topin që Messi humbi penalltinë

Video/ Barbarizëm!!!

Video/ Barbarizëm!!!

Organizata e heroinës, biznesmenit i ra të fikët kur u arrestua

Organizata e heroinës, biznesmenit i ra të fikët kur u arrestua

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com