Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Propozimet e Trump për Ukrainën, Ministri i Jashtëm i Rusisë sinjalizon gatishmërinë e Moskës

2025/01/14 at 4:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Propozimet e Trump për Ukrainën, Ministri i Jashtëm i Rusisë sinjalizon gatishmërinë e Moskës

Ministri i Jashtëm i Rusisë sinjalizoi se Moska është e gatshme të dëgjojë nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe këshilltarët propozimet për të zgjidhur luftën në Ukrainë, duke thënë se administrata e re amerikane “ka nisur të pranojë realitetet në terren”.

Këto deklarata Sergei Lavrov i bëri gjatë një konference vjetore për mediat më 14 janar. Edhe më herët, zyrtarë të lartë rusë kanë bërë deklarata lidhur me propozimet potenciale për armëpushim në konfliktin, që muajin e ardhshëm shënon përvjetorin e tretë.

Trump ka thënë se dëshiron të takohet direkt me presidentin rus, Vladimir Putin, për të tentuar që ta zgjidhë luftën, e cila ka lënë të vrarë më shumë se 1 milion trupa në dy anët.

Rusia, trupat e së cilës aktualisht kanë nën kontroll rreth 20 për qind të territorit ukrainas, e ka justifikuar pushtimin e saj të plotë të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, duke përdorur një sërë arsyetimesh të ndryshme, përfshirë parandalimin që Kievi të anëtarësohet në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.

“Ne do të presim për iniciativa specifike. Presidenti Putin ka thënë në shumë raste se është i gatshëm të takohet, por ende nuk janë bërë propozime”, tha Lavrov gjatë konferencës për media që zgjati tri orë.

“Presidenti Trump po ashtu tha se Putini dëshiron të takohet dhe ai beson se duhet të takohen, por fillimisht Trump duhet të marrë detyrën”.

Në ditët e fundit si president i SHBA-së, Joe Biden, ka nxituar të dërgojë miliarda dollarë armatime dhe pajisje të tjera në Ukrainë, duke synuar që të forcojë arsenalet e Kievit në rast se administrata e re e Trumpit do të zvogëlojë dërgesat e armëve.

Në Kiev, zyrtarët ukrainas kanë sinjalizuar po ashtu se janë të hapur që të dëgjojnë propozimet për paqe të Trumpit.

Gjatë jë interviste për Neësmax më 13 janar, Trump tha se Putin është gati të takohet sapo ai të inaugurohet si president më 20 janar.

“E di se ai dëshiron të takohet dhe unë do të takohem me të shumë shpejt”, tha Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve pas deklaratave të Lavrovit se ende nuk ka pajtim për detajet lidhur me një takim mes Trumpit dhe Putinit.

Këshilltari i ri i Trumpit për siguri kombëtare, Mike Ëalz, po ashtu ka përmendur një shtytje të re diplomatike për të zgjidhur çështjen e konfliktit. Por, ai po ashtu ka sinjalizuar se kërkesat ukrainase që Rusia të tërhiqet nga të gjitha territoret e pushtuara ka pak gjasa të përmbushet.

“Thjesht, nuk mendoj se është realiste të thuhet se ne dëbojmë çdo rusë nga çdo milimetër i territorit ukrainas, madje edhe nga Krimeja”, tha ai për ABC Neës më 12 janar.

“Presidenti Trump e ka pranuar këtë realitet dhe mendoj se ka qenë një hap i madh përpara që e gjithë bota po e pranon këtë realitet. Tani, le të ecim përpara”./ REL

Ju sugjerojmë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Para
Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplaset me makinën

Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplaset me makinën

Çfarë është pudra rozë që po përdoret për fikjen e zjarreve në Los Anxheles?

Çfarë është pudra rozë që po përdoret për fikjen e zjarreve në Los Anxheles?

Kostoja e jetesës në Shqipëri 30% më e lirë se në BE

Kostoja e jetesës në Shqipëri 30% më e lirë se në BE

TE FUNDIT

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
6 Qershor, 2025

Në panelin e radhës me katër arkitektë në Festivalin “Bukë & Zemër”, foli arkitekti kilian Alejandro Aravanea, i cili ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com