Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pronat dhe llogari bankare/ Hetohet pasuria e gjyqtares Andrea

2016/07/19 at 4:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqtarja mori 50 mijë euro, ja si u arratis pasi e lajmëruan për hetimet

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetim ndaj pasurisë së gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea dhe bashkëshortit të saj Odhise Andrea, i kërkuar nga drejtësia për shkak të masës së arrestit.


Gjyqtarja Andrea u kthye ditën e djeshme nga Italia por pa bashkëshortin e saj. Ajo kisthe ikur vetëm pak orë pasi gjykata të vendoste masën e arrestit me burg për të.

Burime të “Panorama.al” thanë se pritet t’i dërgohet shkresë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, si dhe hipotekave e bankave për të marrë një përgjigje mbi pasuritë e çiftit që po hetohet për korrupsion.

Zbardhet pasuria e gjyqtares Andrea

Gjyqtarja Majlinda Andrea, 47 vjeç, sapo ka mbushur tetë vjet nga mandati i saj i ushtrimit të funksionit të gjyqtarit në Gjykatën e Lartë.

Emërimi i saj në trupën gjyqësore të kësaj gjykate u dekretua më 8 korrik 2008 nga Presidenti i atëhershëm i Republikës, Bamir Topi.

Ajo përfundoi studimet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1991 dhe nga viti 1992 deri në 2008 ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte e Odhise Andreas.

Bashkëshorti i gjyqtares Andrea aktualisht mban detyrën e këshilltarit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë. Referuar deklaratave të pasurisë së gjyqtares Andrea pranë Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë të periudhës 2012-2015, të publikuara nga “Open Data Albania”, Odhise Andrea ka nisur detyrën në Kuvend në vitin 2014. Më herët, ai ka qenë drejtor teknik në një kompani private sigurie, si edhe administrator në shoqërinë “GranitImport-AL”. Pas vitit 2013, ai figuron si ortak pasiv në këtë shoqëri, administrator i së cilës rezulton të jetë bërë djali i tij.

PASURIA

Referuar deklaratës së pasurisë se gjyqtarja Majlinda Andrea nuk përfshihet te njerëzit e pasur të Gjyqësorit në Shqipëri. Kategoritë e formularit “të ardhura nga bonuset”, “të ardhurat si anëtare bordesh”, “të ardhura nga bizneset”, “të ardhura nga qiradhënia”, apo “të ardhura nga çelja e trashëgimisë” janë krejtësisht bosh.

Për vitin 2015, gjyqtarja Andrea ka deklaruar të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet shumën 1 576 316 lekë. Me tej, ajo ka deklaruar të ardhura nga interesat bankare dhe të kredidhënies në shumën 162 euro si shtesë nga interesat vjetore, dhe shumën 68 euro si shtesë të një depozite nga interesat bankare.

Në kategorinë e familjarëve gjyqtarja ka deklaruar pagën e bashkëshortit Odhise Andrea pranë Kuvendit të Shqipërisë si këshilltar, në vlerën 1 129 734 lekë. Pagë tjetër familjari e deklaruar është ajo e djalit të saj, K. Andrea, pranë shoqërisë “GranitImport-AL” shpk, në vlerën 798 000 lekë.

Po ashtu, është deklaruar vlera prej 2 150 000 lekësh të bashkëshortit si ortak pasiv që ka marrë divident për vitin 2014 nga kjo shoqëri.

Për ILDKP-në gjyqtarja ka deklaruar shtesën e krijuar në një depozitë të krijuar nga të ardhurat e familjarëve plus 22 mijë euro, gjendje llogari bankare 71 800 lekë dhe tërheqje nga një depozitë në të e vlerës 30 000 euro për blerje të një apartamenti në Tiranë, në shkurt në 2015./Panorama 

 



Ju sugjerojmë

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari
Aktualitet

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari

20 Korrik, 2025 7:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

20 Korrik, 2025 7:00 pm
5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë
Rajoni

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

20 Korrik, 2025 6:46 pm
Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima
Bota

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima

20 Korrik, 2025 6:20 pm
Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet
Aktualitet

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

20 Korrik, 2025 5:53 pm
Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë
Bota

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë

20 Korrik, 2025 5:38 pm
“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…
Aktualitet

“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…

20 Korrik, 2025 5:26 pm
Netanyahu paralajmëron: Do shpërthejë luftë e tmerrshme bërthamore nëse nuk ndalet Irani
Bota

Izrael/ Helmohet kryeministri Benjamin Netanyahu

20 Korrik, 2025 5:04 pm
Para
Ja si po e feston ditëlindjen Blero

Ja si po e feston ditëlindjen Blero

Pas akuzave përgjigjet Gulen: Erdogan mund ta ketë sajuar puçin

Turqia kërkesë zyrtare SHBA për ekstradimin e Gylen

Video/ Ja momenti kur u grabit banka e nivelit të dytë në Vlorë

Video/ Ja momenti kur u grabit banka e nivelit të dytë në Vlorë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
20 Korrik, 2025

“Për neutralizimin e flakëve që vunë në rrezik Parkun Kombëtar të Llogarasë janë angazhuar forcat vendore, Forcat e Armatosura dhe...

Lexo më shumë

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
20 Korrik, 2025

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Në një fjalim...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari
20 Korrik, 2025

Një sherr mes të rinjsh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës ka përfunduar me plagosje. Policia njofton se ngjarja...

Lexo më shumë

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
20 Korrik, 2025

Një i ri është rrëzuar aksidentalisht pasditen e sotme nga ballkoni i një hoteli në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com