Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pronari i shtëpisë kap hajdutin duke vjedhur dhe e mban të bllokuar, policia e liron pas 1 ore

2024/02/06 at 9:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pronari i shtëpisë kap hajdutin duke vjedhur dhe e mban të bllokuar, policia e liron pas 1 ore

Julian Shehu është një qytetar nga Lushnja, i cili jeton dhe punon prej 5 vitesh në Gjermani.

Por kur mësoi se shtëpinë e prindërve dhe të motrës, që ndodhen në të njëjtin oborr, i kishin vjedhur, u kthye nga urgjencë drejt Lushnjes.

Juliani thotë se i janë vjedhur sende me vlerë 13 milionë Lekë të vjetra në total në të dyja shtëpitë. Këtë ngjarje, Juliani e denoncoi në emisionin Stop në Tv Klan, ku tregoi edhe absurditetin me punën e Policisë së Lushnjes.

Denoncuesi Julian Shehu: Kemi 3 shtëpi këtu dhe kapa hajdutin brenda. E dorëzova në polici dhe policia e la të lirë pas 1 ore. Është e pabesueshme, por e dorëzova vetë përsëri me dorën time, edhe pas 1 ore e lanë të lirë. Ne jetojmë në Gjermani, kemi lënë njerëzit tanë këtu për të parë pemët, territorin, pak e shumë si është, dhe na lajmëruan që nga Dhjetori deri më sot po shqyhen shtëpitë pak nga pak, janë shqyer që të dyja shtëpitë e banueshme. Kanë marrë shumë gjëra brenda. Kanë marrë televizorin, pjesë të ndërtimit, 2 vinça, kanë marrë gjeneratorë, kanë marrë vidatora, kanë marrë të gjitha pjesë e ndërtimit që unë punoja. Te banesa e motrës kanë marrë televizorët, kanë marrë orenditë, çfarë ka pasur motra varse gjëra i kanë marrë të gjitha këto. Kanë prerë dritat dhe kanë marrë komplet instalimet elektrike në të gjithë shtëpinë. Janë marrë kanatet e kësaj dritareje, xhamat. Kanë lënë vetëm 2 dritaret përpara shtëpisë për të mos u kuptuar dhe kishin mbyllur perdet që të punonin rehat. Lavatriçen kanë tentuar ta marrin. Nuk kam prekur asgjë, e kam lënë në dorë të policisë, më thanë që do vijmë të marrim shenjat e gishtave, nuk erdhën, erdhën vetëm tek shtëpia përballë. Kanë marrë dhe disa rroba të fëmijës së vogël. Kushtojnë rreth 5 milionë Lekë dëmet që janë bërë këtu në shtëpi. Në total e gjithë vlera e dëmit shkon rreth 13 milionë Lekë të vjetra.

Për ngjarjen e njoftua nga kushërinjtë e tij, të cilët kujdeseshin për oborrin që lidh 3 banesat e familjes së tij. Sapo u kthye nga Gjermani, shkoi në shtëpinë e tij në Lushnje në lagjen “18 Tetori” dhe aty arriti ta kapë në flagrancë njërin prej grabitësve dhe e mbajti të mbërthyer, derisa erdhi policia pas 30 minutash.

Denoncuesi Julian Shehu: Në kohën që po vadiste pemët mbrapa shtëpive, shikon që dritaret ishin shqyer, na lajmëron në telefon. Unë direkt vij nga Gjermania në orën 03:00 të mëngjesit. Shkoj në orën 06:00 të mëngjesit bëj denoncimin në polici. Shkoj diku për të ngrënë bukë dhe në orën 04:00 arrij këtu në shtëpi prapë. Dëgjova disa zhurma. Për pak u dëgjuan disa thyerje xhamash. Aty erdha me vrap te shtëpia dhe kapa hajdutin brenda. Sapo hyj dhe e bllokoj direkt personin në fjalë dhe po e mbaja fort dhe lajmërova policinë deri sa erdhi e morën. Rreth gjysmë ore kam qenë duke e mbajtur këtu që mos më ikte me vrap.

Grabitësi rezultoi të ishte Maringlen Gashi 34 vjec nga Plugu, që i përket komuniteti rom. Ky i fundit sapo kishte dale nga burgu, njihej si përdorues droge, dhe pranoi se kishte vjedhur shtëpitë, bashkë me një tjetër të njohur si Pupe. Por policia e la të lirë pas një ore.

Denoncuesi Julian Shehu: Hajduti është nga fshati Plug i Lushnjes. Quhej Mariglen Gashi, rreth të 30-ve, i përkiste komunitetit rom. Më tha, të lutem kam 2 fëmijë, jam i martuar, tani kam dalë nga burgu, të lutem më lësho mos më denonco. Të gjitha gjërat i ka marrë ai djali që iku para 10 minutash, i thonë Pupe. Unë kisha njoftuar SPZ-në Besnik Kadiu, erdhën 3 oficerë edhe një shef i krimeve që unë nuk e njoh. Çfarë më tha mua se çfarë kishte bërë, ja tha dhe atyre në syrin tim, e pranoi, u kap me disa sende të tjera kur ata e kontrolluan. Kishte drogë e gjëra. U shoqërua në komisariat. I izoluar qëndroi rreth 1 orë dhe unë shkoj për të marrë një bukë. E shikoj Mariglenin me një djalë tjetër dhe i pyes, po unë ju dorëzova në polici. Dhe më tha merru me policinë jo me neve. Drejtohem në polici dhe lajmëroj oficerët që ja u kisha dorëzuar hajdutin. Është loja jonë më thanë, dimë ne si veprojmë. Unë fle natën dhe ai të vijë të më vrasi, u them, sepse është i lirë dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Dua drejtësi, gjërat e mia ku kanë shkuar. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë lënë të lirë.

Julian Shehu kërkon kthimin e sendeve dhe orendive shtëpiake ose kompensimin e vlerës të dëmit dhe arrestimin e autorëve të vjedhjeve./tvklan

Ju sugjerojmë

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
Aktualitet

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

9 Qershor, 2025 10:44 am
Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa
Kronikë

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

9 Qershor, 2025 10:38 am
Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…
Aktualitet

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

9 Qershor, 2025 10:31 am
Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë
Bota

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë

9 Qershor, 2025 10:20 am
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

9 Qershor, 2025 10:04 am
Para
Kurti: I gatshëm të adresoj “në mënyrë të shpejtë” shqetësimet për dinarin

Largimi i dinarit serb/ Kurti: Një periudhë tranzicioni është e nevojshme

U largua nga Kosova prej luftës dhe shkoi në Zelandë të Re, Taulata: Na duhen 45 orë të vijmë në Ballkan

U largua nga Kosova prej luftës dhe shkoi në Zelandë të Re, Taulata: Na duhen 45 orë të vijmë në Ballkan

“Këtu kafja nuk më shijon kurrë”, pedagogia shqiptare në Suedi: E vështirë të ndjej kënaqësinë që kisha në Shqipëri

“Këtu kafja nuk më shijon kurrë”, pedagogia shqiptare në Suedi: E vështirë të ndjej kënaqësinë që kisha në Shqipëri

TE FUNDIT

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
9 Qershor, 2025

Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin. Pavarësisht këtij rezultati,...

Lexo më shumë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
9 Qershor, 2025

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme....

Lexo më shumë

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
9 Qershor, 2025

Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator kolumbian, Miguel Uribe Turbay, u plagos rëndë pas një atentati të ndodhur gjatë...

Lexo më shumë

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
9 Qershor, 2025

Java ka nisur me temperatura përvëluese. Dita më e nxehtë e kësaj jave është kjo e hëna dhe, sipas parashikimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com