Pronari i një dyqani në rrugën “Halit Bega” në Tiranë është dhunuar nga dy persona të paidentifikuar me mjete të forta.
Shtetasi i dhunuar me inicialet Sh.K, u qëllua nga dy persona me mjete të forta.
Mësohet se autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në zonën që mbulohet nga Komisariati Nr.1.
Nuk dihet nëse policët kanë mundur të identifikojnë dy personat që dhunuan pronarin e dyqanit.