Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pronari i dënuar në Francë për drogë, Prokuroria kërkon sekuestrimin e bizneseve te “Myslym Shyri”

2024/12/28 at 10:46 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pronari i dënuar në Francë për drogë, Prokuroria kërkon sekuestrimin e bizneseve te “Myslym Shyri”

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Elton Arkaxhiut, një shqiptari të dënuar në Francë për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’ dhe ‘Pastrim të produkteve të veprës penale’.

Sipas organit të akuzës, Arkaxhiu ka në pronësi Bar- kafe “Rio”, që ndodhet në rrugën “Besim Imami”, në afërsi të karburant “Alpet” në rrugën “Myslym Shyri”. Ky biznes me sipërfaqe totale 108 m² është blerë prej tij në datë 21.10.2005. Po ashtu ai zotëron një ambient biznesi po në rrugën “Besim Imami”, në rrugën “Myslym Shyri”, që aktualisht përdoret si Qendër SPA.

Prokuroria duke ju referuar informacioneve të siguruara në rrugë operative ka identifikuar këto pasuri të paluajtshme dhe ka arritur në përfundimin se blerja e tyre nuk justifikohet me të ardhurat e Arkaxhiut dhe të familjarëve të tij deri në vitin 2020, dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e tij në Francë.

NJOFTIMI:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon sekuestrimin e pasurisë së shtetasit E.A., bazuar në ligjin për ‘Parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’.  Në kuadër procedimit pasuror nr.3, datë 23.12.2024, nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasi E.A., ka qenë i dënuar në Francë për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’, ndërkohë që në vitin 2011 rezulton i proceduar penalisht për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Zyra e Interpolit ka konfirmuar se shtetasi E.A., nga verifikimet e kryera nga Interpol Francë, rezulton se në atë periudhë ka qenë subjekt i procedurave të pjesëmarrjes në organizatë kriminale me subjekt kryesisht të trafikut ndërkombëtar të drogës, përdorimit te produkteve narkotike, importimit të mallrave kontrabandë dhe mallrave që paraqesin rrezik për jetën, etj.

Prokuroria nga hetimi arriti në përfundim se ka mospërputhshmëri të burimit të financimit (të ardhurave + huamarrje) me pasuritë e dokumentuara.

Në bazë të neneve 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar,  Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

1 – Pasuri e llojit truall, me sip.71.52m2 dhe ndërtesë 37.52m2 në Tiranë;

2 – Pasurinë njësi shërbimi 108m2 me vendndodhje Rr. Besim Imami; dhe

3 – Pasurinë njësi shërbimi 63m2 në Rr. Besim Imami.

Ju sugjerojmë

Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
Kryesore

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

10 Korrik, 2025 6:59 pm
Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele
Aktualitet

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

10 Korrik, 2025 6:56 pm
Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 6:35 pm
Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
Aktualitet

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

10 Korrik, 2025 6:23 pm
Tarifat amerikane godasin fermerët e bardhë të Afrikës së Jugut
Bota

Tarifat amerikane godasin fermerët e bardhë të Afrikës së Jugut

10 Korrik, 2025 6:02 pm
Musiala pas dëmtimit të rëndë:Nuk fajësoj askënd, janë situata që ndodhin në futboll
Sport

Musiala pas dëmtimit të rëndë:Nuk fajësoj askënd, janë situata që ndodhin në futboll

10 Korrik, 2025 6:01 pm
Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë, zbulohet arsyeja

10 Korrik, 2025 5:47 pm
Shqipëria humb dy pozicione në renditjen e FIFA-s
Sport

Shqipëria humb dy pozicione në renditjen e FIFA-s

10 Korrik, 2025 5:45 pm
Ligjvënësit: Britania përballet me kërcënim të madh dhe në rritje nga Irani
Bota

Ligjvënësit: Britania përballet me kërcënim të madh dhe në rritje nga Irani

10 Korrik, 2025 5:42 pm
Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit
Kryesore

Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit

10 Korrik, 2025 5:22 pm
Para
Goditen 8 qendra prostitucioni në Shkodër, vajzat nga Kina, Brazili, Peruja dhe Mali i zi

Goditen 8 qendra prostitucioni në Shkodër, vajzat nga Kina, Brazili, Peruja dhe Mali i zi

Rusia: Penguam një komplot ukrainas për vrasjen e një oficeri dhe blogeri

Rusia: Penguam një komplot ukrainas për vrasjen e një oficeri dhe blogeri

Tragjedia me 38 të vdekur në Kazakistan, ministri i Azerbajxhanit: Avioni është goditur me armë, nuk ka pësuar defekt teknik

Tragjedia me 38 të vdekur në Kazakistan, ministri i Azerbajxhanit: Avioni është goditur me armë, nuk ka pësuar defekt teknik

TE FUNDIT

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
10 Korrik, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës...

Lexo më shumë

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele
10 Korrik, 2025

Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha është duke u djegur një zonën e fshatit të Zvërnecit. Zjarri ka...

Lexo më shumë

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
10 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka "informacione të besueshme" se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni...

Lexo më shumë

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
10 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, dhe kërkon nisjen e procedimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com