TIRANE- Prokuroria thotë se Nazime Visha nuk mund të përfitojë nga amnistia. Kërkesa është dorëzuar sot në gjykatë, ku refuzohet kërkesa e Nazimes për amnisti. Organi i akuzës ka qenë kundër pretendimit të Vishës, me argumentin se e dënuara nuk plotëson kriteret. Kjo kërkesë është pjesë e procedurave që ndjek çdo i dënuar. Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet e nismës së mediave për faljen e Nazime Vishës. Për këtë të fundit pritet verdikti i Presidentit. Vetë Nazime Visha, e dënuar për vrasjen me dashje të Fiqiri Muçës, ka paraqitur më 29 shkurt në Gjykatën e Tiranës kërkesë për të përfituar nga ligji për amnistinë. Nazime Visha është parë e përlotur në sallën e gjyqit, dhe nuk ka dashur praninë e kamerave brenda në sallë.