Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria mbyll hetimet për katër ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës, dosja i kalon GJKKO

2024/05/09 at 9:53 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria mbyll hetimet për katër ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës, dosja i kalon GJKKO

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 punonjës të UKT-së, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me një tender, duke favorizuar një kompani e cila nuk përmbushte kriteret.

Prokuroria e Posaçme njofton se janë dërguar për gjykim 3 punonjësit, Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr. 161, të vitit 2020, dhe ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq (datë 07.05.2024), në ngarkim të pandehurve:

– Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal.

– Bledar Shemaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 190/1, të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera rezulton se, të pandehurit Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, punonjës të shoqërisë tregtare “Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, kanë marrë pjesë si anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe më pas, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në procedurat për prokurimin me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me procedurë të hapur marrëveshje kuadër, të datës 11.01.2019, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH.

Ata akuzohen se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë “W Center” sh.p.k, me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj. Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme.

Ndërkohë që i pandehuri Bledar Shemaj, akuzohet se ka paraqitur në këtë procedurë prokurimi një kontrate pune duke paraqitur rrethana të rreme mbi punësimin e shtetasit Q.M në shoqërinë e tij (si manovrator i mjeteve të rënda), specifikim për të cilin kishte patur ankesa më parë nga operatorë të tjerë, si dhe ka paraqitur rrethana të rreme në deklaratën e plotësuar prej tij si dokument standard mbi kontratat e paraqitura për marrjen me qira të mjeteve me të cilat do të kryente shërbimet, në një kohë që nga zbatimi i kontratës rezulton se shërbimi është kryer duke përdorur mjete që i’u përkasin shoqërive të tjera.

Ju sugjerojmë

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë
Bota

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë

12 Qershor, 2025 5:17 pm
Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
Bota

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

12 Qershor, 2025 4:51 pm
BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme
Aktualitet

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

12 Qershor, 2025 4:41 pm
Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon
Kryesore

Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

12 Qershor, 2025 4:36 pm
Bashkia cakton plazhet publike në Durrës
Aktualitet

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

12 Qershor, 2025 4:10 pm
26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…
Aktualitet

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…

12 Qershor, 2025 3:47 pm
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

I rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama: Gjyqtarja nën nivelin logjik të një 12-vjeçari

12 Qershor, 2025 3:35 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

12 Qershor, 2025 3:04 pm
Mandati i Olta Xhaçkës/ Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim
Aktualitet

Deklaratat e politikanëve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme!

12 Qershor, 2025 2:49 pm
Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..
Aktualitet

Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..

12 Qershor, 2025 2:48 pm
Para
Asambleja socialiste e Tiranës/ Veliaj: Do të jemi në mbështetje të Ramës dhe PS në Athinë

Asambleja socialiste e Tiranës/ Veliaj: Do të jemi në mbështetje të Ramës dhe PS në Athinë

Klosi: Më 10-11 Maj, votime me parimin “1 anëtar-1 votë” në gjithë strukturën e PS-së

Klosi: Më 10-11 Maj, votime me parimin “1 anëtar-1 votë” në gjithë strukturën e PS-së

Dita e Europës/ Bardhi: Nuk kemi kohë për të humbur! Integrimi europian i vendit u vonua 11 vite

Dita e Europës/ Bardhi: Nuk kemi kohë për të humbur! Integrimi europian i vendit u vonua 11 vite

TE FUNDIT

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë
12 Qershor, 2025

Sipas një raporti të OKB-së, rreth 122 milionë njerëz në mbarë botën janë të zhvendosur për shkak të luftërave dhe...

Lexo më shumë

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
12 Qershor, 2025

Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka miratuar një rezolutë që shpall zyrtarisht Iranin në mospërputhje...

Lexo më shumë

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme
12 Qershor, 2025

Së fundmi, një portal lajmesh publikoi një artikull të pasaktë dhe tendencioz, i cili u shpërnda më vonë nga disa...

Lexo më shumë

Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon
12 Qershor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë në Ahmedabad, ku një avion me 242 pasagjerë në bord u rrëzua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com