Prokurori i gatshëm Shpëtim Kurti, i cili mbikëqyri hetimet ndaj 30 të shoqëruarve gjatë protestës te Liqeni Artificial ka pasur sot një kërkesë verbale nga Prokuroria për të firmosur urdhërarrest ndaj deputetit Gent Strazimiri me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
I ndodhur përballë të njëjtës kërkesë nga Policia, ai mësohet t’u ketë bërë me dije autoriteteve policore se arrestimi në flagrancë është e drejtë e detyrim i Policisë për çdo shtetas në kryerje e sipër të veprës penale dhe nuk ka nevojë për autorizim Prokurori.