Prokuroria ka dhënë sot pretencën në lidhje me Alda Klosin, ish-zyrtaren e ministrisë së Rindërtimit dhe ministrisë së Financave.
Prokuroria ka theksuar se në analizën financiare për Klosin, shumë e vjedhur nuk rezulton e provueshme nga burime të ligjshme.
“Kemi kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin, rezulton se shuma e parave e vjedhura në banesë nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme. Klosi ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe është zbuluar një apartament dhe një garazh në pronësi të ish-bashkëshortit të Alda Klosit. Paralelisht me hetimin penal është duke u zhvilluar dhe hetimi pasurore i Alda Klosit”.
Prokuroria ka kërkuar që Alda Klosi të dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim, si dhe te aplikohet edhe gjykimi i shkurtuar, pra 1/3 e dënimit.