Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria i kërkon Gjykatës ta urdhërojë Kurtin të paraqitet si dëshmitar në rastin e rezervave

2025/02/19 at 12:28 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti: I gatshëm të adresoj “në mënyrë të shpejtë” shqetësimet për dinarin

Prokuroria Speciale i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë ta urdhërojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të paraqitet në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme.


Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kërkesa është pranuar dhe se ajo “është duke u shqyrtuar nga gjykata”.

Në Kodin e Procedurës Penale thuhet se një gjyqtar, sipas detyrës zyrtare, apo me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet.

Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për REL-in se edhe pse nuk ka ndonjë afat kohor se kur duhet të vendosë Gjykata lidhur me kërkesën e Prokurorisë, një gjë e tillë “duhet të bëhet pa vonesë”.

E nëse pas urdhrit gjyqësor, i ftuari nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh, sa herë që ai refuzon. Por, nëse ka refuzim edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj.

“Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një muaj”, thuhet në Kodin Penal të Kosovës.

Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur në kërkesën e REL-it për koment ndaj kësaj kërkese të Prokurorisë Speciale.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e kishte ftuar Kurtin të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Kurti kishte refuzuar të paraqitej në Prokurori, duke u bërë thirrje prokurorëve që të shkojnë ata dhe ta intervistojnë në zyrën e tij, në Kryeministri.

Ftesën e parë Kurti e kishte marrë më 16 dhjetor, kur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, kishte thënë se Kurti nuk ishte paraqitur pasi që ishte në udhëtim jashtë vendit dhe kishte shtuar se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”.

Katër ditë më vonë, Kurti kishte marrë sërish ftesë nga Prokuroria, të cilës prapë nuk i ishte përgjigjur pozitivisht.

Ftesa e Kurtit që prokurorët ta intervistojnë atë në zyrën e tij është kritikuar nga ekspertë ligjorë, si Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL.

Miftaraj kishte thënë se “nëse prokurorët nuk kanë guxim profesional”, atëherë jo vetëm kryeministri, por edhe qytetarët e zakonshëm “mund të tallen dhe të mos e respektojnë autoritetin e Prokurorisë”.

Rasti i rezervave shtetërore

Më 2023, tre persona ishin arrestuar për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Në këtë ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Qeveria ka thënë se pagesat për rezervat shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin.

Hajdari tha në atë kohë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë detaje, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Ajo akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Kurti i doli në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

“Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj”, tha ai dhe akuzoi, siç u shpreh, “elitën e vjetër dhe të korruptuar politike, gjykatësit e prokurorët e saj dhe mediat e keqpërdoruara për mbështetje të krimit”.

Në përgjigje, Këshilli Prokurorial i Kosovës i kërkoi Kurtit që “të përmbahet nga deklaratat shantazhuese dhe nënçmuese”.

Tetë muaj më vonë, në prill të këtij viti, vetë Hajdari u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore. Në paraqitjen e saj para prokurorëve, ajo e mbrojti veten në heshtje./REL



Ju sugjerojmë

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Bota

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

25 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

25 Dhjetor, 2025 9:54 pm
Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

25 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Aktualitet

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

25 Dhjetor, 2025 8:50 pm
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
Bota

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura
Bota

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura

25 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës
Bota

Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

25 Dhjetor, 2025 6:15 pm
Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi
InstaBIZ

Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi

25 Dhjetor, 2025 5:22 pm
Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut
Bota

Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

25 Dhjetor, 2025 4:09 pm
Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina
Bota

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

25 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Para
Marrëveshja SHBA-Ukrainë për mineralet, Zelensky hedh poshtë propozimin e Trump: Unë nuk e shes shtetin tonë 

Marrëveshja SHBA-Ukrainë për mineralet, Zelensky hedh poshtë propozimin e Trump: Unë nuk e shes shtetin tonë 

A t’u besojmë referencave online për hotele dhe restorante?

A t'u besojmë referencave online për hotele dhe restorante?

Mbahet seanca përfundimtare ndaj Dodik në Gjykatën e Bosnjë dhe Hercegovinës

Mbahet seanca përfundimtare ndaj Dodik në Gjykatën e Bosnjë dhe Hercegovinës
















TE FUNDIT

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
25 Dhjetor, 2025

Moderatori i njohur amerikan i talk show-ve, Jimmy Kimmel, ka kritikuar ashpër presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke paralajmëruar për...

Lexo më shumë

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
25 Dhjetor, 2025

Deklaratat e Volodymyr Zelensky-t ngrenë dyshime rreth aftësisë së tij për të marrë vendime adekuate për një zgjidhje paqësore të...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
25 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i...

Lexo më shumë

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
25 Dhjetor, 2025

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Koreja, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com