Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria: Fatmir Pula u vra në pritë nga fqinjët, për xhiron e lokalit 

2016/06/12 at 1:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Prokuroria: Fatmir Pula u vra në pritë nga fqinjët, për xhiron e lokalit 

Prokuroria e Krujës ka dërguar për gjykim 4 persona, të akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “armëmbajtje pa leje” për ngjarjen e ndodhur në dt. 19.01.2016, kur ka humbur jetën shtetasi Fatmir Pula, i qëlluar me armë zjarri gjatë një tentative për vjedhje.


Për këtë krim, Prokuroria e Krujës akuzon shtetasit Admir Haka, Elton Ceka, Herton Haka dhe Olti Metuku. Po për këtë ngjarje, Prokuroria e Krujës ka dërguar për gjykim edhe shtetasit Hekuran Buci, i akuzuar për “Përkrahje të autorit të krimit”, dhe shtetasin Aleksandër Haka, i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “armëmbajtje pa leje”. Të pandehurit janë hetuar të gjithë nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Nga hetimi i Prokurorisë së Krujës ka rezultuar se me date 19.01.2016, se rreth ores 21.00, se ne vendin e quajtur Fshatin Zeze Komuna Nikel, eshte gjendur i vrare me arme zjarri shtetasi Fatmir Pula, i datelindjes 1971, me banim ne fshatin Zeze- Komuna Nikel/Kruje. Gjate kqyerjes se vendit te ngjarjes eshte fiksuar kufoma i shtrire ne rruge para automjetit Benz ngjyre te bardhe me targe AA 471 HG, me plage arme zjarri, ku prane viktimes gjendeshin edhe dy thase te mbushur me shkurre (dege plepi te thata), si dhe jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje gezhoje model 56 kalibër 7.62 mm.

Të pandehurit Herton Haka dhe Admir Haka, vëllezër ndërmjet tyre, së bashku me kunatin e tyre Olti Metuku kanë pasur njohje me viktimën Fatmir Pula duke qënë se kanë qenë fqinj të tij në fshatin Zezë të komunës Nikël. Viktima prej disa kohësh kishte marë me qera një lokal bar-kafe me vendodhje në Kamëz-Tiranë. Duke qenë në dijeni të aktivitetit fitimprurës së viktimës, të pandehurit Herton Haka, Admir Haka, Olti alias (Agron) Metuku në bashkëpunim me lidhjen shoqërore të tyre, të pandehurin Elton Ceka kanë gjurmuar prej mëse një javë para ngjarjes lëvizjet e viktimës Fatmir Pula. Shkak për këtë ka shërbyer një bisedë paraprake e zhvilluar ndërmjet të pandehurve Elton Ceka, Olti Metuku dhe Admir Haka, bisedë e cila ishte përqëndruar te grabitja e shtetasit Fatmir Pula. Biseda u shoqërua me planin për grabitjen e shtetasit Fatmir Pula, plan i cili përfshinte rolin aktiv të të pandehurve Elton Ceka, Olti Metuku dhe Admir Haka. Konkretisht nga aktet rezulton se të pandehurit  Herton Haka, Admir Haka, Olti Metuku dhe Elton Ceka ishin në dijeni të plotë të faktit se shtetasi Fatmir Pula kishte një lokal me qera në Kamëz dhe cdo natë rreth orës 20.00 kthehej në shtëpi duke pasur me vete edhe xhiron ditore të lokalit.

Konkretisht në datën 19.01.2016 të pandehurit Elton Ceka dhe Admir Haka, Olti Metuku janë takuar me njeri-tjetrin në Kamëz-Tiranë. Ndërkohë që i pandehuri Olti Metuku në cilësinë e bashkëpunëtorit, ishte ai i cili kishte marë përsipër të sinjalizonte nëpërmjet telefonit lëvizjet e viktimës Fatmir Pula pasi ishte pozicionuar në afërsi të lokalit të viktimës. Pasi janë nisur nga Kamza-Tiranë në të cilën gjendeshin fillimisht të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka, rreth orës 20.30 i pandehuri Admir Haka i ka kërkuar vëllait të tij, Herton Haka, të nxirrte te rruga në Nikël, armët e krimit së bashku me fishekët përkatës. Këto armë krimi i kishin siguruar ditë më parë, në zbatim të planit të tyre. Ipandehuri Herton Haka ka sjellë armën dhe fishekët në vendin që e kishin lënë për t’u takuar të pandehurit Elton Ceka dhe Admir Haka.

I pandehuri Herton Haka në dijeni të plotë për qëllimin që do të përdorej arma dhe fishekët, në rolin e bashkëpunëtorit në kryerjen e veprës penale ka furnizuar me armë dhe fishekë të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka, dukë ju bindur instruksioneve të dhëna nëpërmjet telefonit nga ana e të pandehurit Elton Ceka.

Më pas, i pandehuri Admir Haka së bashku me të pandehurin Elton Ceka, i kanë shkuar në shtëpi afërmit të tij (djalit të xhaxhait) të pandehurit Aleksandër Haka duke i kërkuar katër fishekë, ku ky i fundit i ka dhënë katër fishekë armë zjarri të tipit luftarak, por duke mos qenë në dijeni se për çfarë do të shërbenin këto fishekë. Brenda ambjenteve të shtëpisë së këtij të fundit kanë krijuar një maskë nga një bluzë, të cilën e kanë hequr nga trupi, por pa i shpjeguar të pandehurit Aleksandër Haka se për çfarë do të shërbente kjo maskë. Gjatë kësaj kohe, i pandehuri Olti Metuku, nëpërmjet telefonit, ka sinjalizuar të pandehurin Elton Ceka, se viktima po fuste karriget brenda në lokal dhe po përgatitej të nisej në drejtim të fshatit Zezë të komunës Nikël. I pandehuri Aleksandër Haka para ngjarjes ka furnizuar me katër fishekë të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka, numër i cili korrespondon me plagët që i janë shkaktuar viktimës nga arma e zjarrit.

Rreth orës 20.30-21.00 të pandehurit Elton Ceka dhe Admir Haka kanë mbushur thasët me gjethe plepi, të cilat i kishin marë qysh më parë dhe i kanë vendosur në rrugicën, e cila të con te shtëpia e viktimës Fatmir Pula dhe të dy personat nën hetim janë fshehur në një gardh në afërsi të shtëpisë së viktimës, të cilët janë pajisur me dy armë zjarri dhe kanë qëlluar duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Fatmir Pula, në momentin që ky i fundit po dilte nga mjeti që të hiqte thasët me gjethe plepi të vendosura më parë.

Pas kryerjes së vrasjes, të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka kanë shkuar në fillimisht në shtëpinë e të pandehurit Aleksandër Haka, duke i thënë se kishin kryer një vrasje dhe më pas kanë shkuar për t’u strehuar në shtëpinë e personit nën hetim Hekuran Boci, i cili njëkohësisht është burri i motrës së të pandehurve Herton Haka dhe Admir Haka. Në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit, konkretisht në një gardh të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka kanë hedhur në ferra dy armë model 5. Në folenë e njërës armë u gjet një fishek në folenë e qytës dhe tre të tjerë në gushë. Më pas, i pandehuri Hekuran Boci ka shoqëruar me mjetin e tij në drejtim të rrugës kryesore të pandehurin Elton Ceka, të cilin nuk e njihte me parë, por ja prezantoi kunati i tij Admir Haka si shokun e tij. Ndërkohë që i pandehuri Admir Haka natën e datës 19.01.2016 është strehuar te shtëpia e personit nën hetim Hekuran Boci. Ky i fundit, strehoi në shtëpinë e tij autorin e krimit, të pandehurin Admir Haka dhe ka transportuar në drejtim të rrugës kryesore të aksit Halili-Krujë të pandehurin Elton Ceka me qëllim shmangien e këtij të fundit nga përgjegjësia penale./Lapsi



Ju sugjerojmë

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Para
Ermal Mamaqi: Kam vrapuar me brekë, në gjendje të dehur 

Ermal Mamaqi: Kam vrapuar me brekë, në gjendje të dehur 

Detaje të takimit të sotëm Basha-Meta

Arrihet një marrëveshje Basha-Meta? 

Ndalohet trafikanti shqiptar, 3 kg kokainë në kroskotin e makinës 

Ndalohet trafikanti shqiptar, 3 kg kokainë në kroskotin e makinës 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
13 Maj, 2025

Pas denoncimit të bërë nga partia ‘Mundësia’ për shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit, situata tek qendra e...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
13 Maj, 2025

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta pasi kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më...

Lexo më shumë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com