Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurori i ri/ Balla: 15 vite eksperiencë dhe me gradë shkencore

2017/12/05 at 10:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurori i ri/ Balla: 15 vite eksperiencë dhe me gradë shkencore

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” ka deklaruar se Adriatik Llallës i përfundon mandati më 7 Dhjetor, pra brenda dy ditësh. Ai tha se deri në Maj, kur të zgjidhen organet e reja të drejtësisë, organi i akuzës do të drejtohet nga një prokuror i përkohshëm i cili zgjidhet në bazë të dy kritereve:15 vite punë dhe gradë shkencore.

Më poshtë pjesë nga intervista e Ballës për Babaramon

Z. Balla çfarë do ndodhë me mandatin e Kryeprokurorit?

Ka pasur shumë spekulime ku pjesa më e madhe krijohen nga skenarë të portaleve të shumta. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në referenca, parashikime, hamendësime. Kuvendi i Shqipërisë është shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me institucionet e pavarura. Sot është data 4, në Prokurori nuk ka vakancë. Mandati i z. Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016-ën për të mos krijuar probleme.

Dhe ligji për Prokurorinë zgjidh çdo lloj hamendësimi për këtë çështje. Në vëmendjen time, nuk është i rëndësishëm ky moment, për mua e rëndësishme është vijimi më shpejtësi i krijimit të institucioneve të pavarura të reformës në drejtësi. Janë 5 kandidatura për në KLP nga Shoqëria Civile, nga të cilat Kuvendi do zgjedhë 3 dhe më pas vetëm një do shkojë në KLP. Do kemi një Prokuror nga radhët e Prokurorisë me një periudhë të paktën 15-vjeçare dhe me gradën shkencore.

-KLP konstituohet në muajin prill? Derisa të konstituohet, do rrijë Llalla në detyrë? Apo do kemi kryeprokuror të përkohshëm?

Është Kushtetuta e cila ka përcaktuar se mandati është 5-vjeçar. Ligjvënësi dhe ligjshkruesi në atë kohë ka qenë i kujdesshëm për të parashikuar edhe situatën e vakancën e Kryeprokurorit deri në konstituimin e KLP. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm.

-Do ketë seancë në datën 7?

Nuk do ketë seancë në datën 7. Ligji ka thënë qartë se detyrën e prokurorit të përkohshëm e bën një prokuror që ka së paku 15 vite në detyrë dhe të ketë gradë shkencore.

-Kush janë këta? Ka një listë?

Nuk e bëj unë këtë

-A ka me 15 vite eksperiencë dhe me gradë shkencore?

Do të ishte një lajm i keq për situatën në Shqipëri që nga atë gjithë prokurorët nuk do të ketë pasur askënd që të kenë vijuar marrëdhënien me librin nëse nuk kanë bërë një hap shtesë drejt një masteri apo doktorature.

-Kur do ta mësojmë emrin?

Nuk do ta mësojmë emrin sepse ka një procedurë.

Etiketa: ballakryeprokurori i ri

Ju sugjerojmë

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë
-U tha në Opinion

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë

9 Tetor, 2025 10:25 pm
Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 9:56 pm
“Kushtetuesja” rrëzoi Begajn, Daci: Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje
-U tha në Opinion

“Kushtetuesja” rrëzoi Begajn, Daci: Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje

9 Tetor, 2025 9:18 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 7:14 pm
Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?
Aktualitet

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

9 Tetor, 2025 6:13 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë vendimin

9 Tetor, 2025 5:50 pm
Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë

9 Tetor, 2025 5:49 pm
Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
Politikë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

9 Tetor, 2025 5:04 pm
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë/Kushtetuesja rrëzon Presidentin,vendimi përfundimtar në 31 tetor

9 Tetor, 2025 4:51 pm
Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit
Kryesore

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit

9 Tetor, 2025 3:52 pm
Para
I dërgoi nënës një foto të partneres së tij, djalit i shpëton një detaj i sikletshëm

I dërgoi nënës një foto të partneres së tij, djalit i shpëton një detaj i sikletshëm

Thyen marketin për të vjedhur cigare dhe alkool

Thyen marketin për të vjedhur cigare dhe alkool

Vogëlushja ruse i lë të gjithë pa fjalë, ajo është vajza më e bukur në botë

Vogëlushja ruse i lë të gjithë pa fjalë, ajo është vajza më e bukur në botë

TE FUNDIT

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë
9 Tetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar kandidatët për bashkinë e Tiranës. Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se socialistja Ogerta Manastirliu ka...

Lexo më shumë

Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
9 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, analisti Neritan Sejamini deklaron se KQZ duhet të ndërpresë çdo përgatitje për zgjedhjet e Tiranës, pas vendimit...

Lexo më shumë

Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë

Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë
9 Tetor, 2025

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen...

Lexo më shumë

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm
9 Tetor, 2025

Kreu i organizatës Hamas, Khalil al-Hayya, njoftoi të enjten arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin dhe fundin e luftës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com