Ndërsa pritet që të votohet projektrezoluta e hartuar nga PS-ja për korrupsionin, grupi parlamentar i PD i drejtuar nga Gazment Bardhi nuk do të votojë.
Ata kanë vendosur pak para se të niste seanca plenare, për të mos votuar duke mbajtur qëndrim.
Kujtojmë se projektrezoluta është votuar në komision vetëm me votat e PS-së, pa gjetur dakordësi me opozitën.