Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektligji për prefektin e qarkut përplas Ballën me Çupin: Prefekti, institucion pensionistësh që duhet shfuqizuar

2024/04/18 at 12:53 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Projektligji për prefektin e qarkut përplas Ballën me Çupin: Prefekti, institucion pensionistësh që duhet shfuqizuar

Projektligji për prefektin e qarkut ka përplasur ministrin e Brendshëm Taulant Ballën dhe deputeten demokrate, Dhurata Çupi. 

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku po diskutohet projektligji për prefektin e qarkut është shprehur se është një institucion pa asnjë autoritet domethënës dhe se duhet të shfuqizohet. 

“Ligji për reflketim dhe ndryshimet që kemi sjellë te ky ligj, do të kërkoja dhe reflektimin e kolegëve të opozitës, të cilët në komision nuk e votuan  me shpresën që për çështje të kësaj natyre edhe ndasitë të kemi t’i tejkalojmë, sepse mendoj se çështjet për të cilat Ministria e Brendshme ka ardhur në Kuvend për të kërkuar votën tuaj kanë të bëjnë me shqetësime dhe qasje që na takojnë të gjithëve. 

Duam ta përforcojmë rolin e prefektit në nivel vendor, si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në territor, duke rievidentuar kompetencat, të rrisim eficencën, të konsolidojmë performancën, por duke i shkuar me intensitet qasjes tonë për një qeverisje më pranë qytetarëve. Pas 7 vite e gjysmë, që nga momenti që është bërë ligji, ka qenë koha e nevojshme për të bërë disa nga rregullime. Prefekti duhet të jetë më aktiv me kompetenca më të cilësuara dhe besoj që duke përcaktuar qartë aktet normative vendore”,-tha Balla. 

Deputetja Çupi tha se opozita do të votojë kundër ndryshimeve, teksa shtoi se qëllimi është që qeveria të kontrollojë çdo pushtet, edhe atë vendor. 

“Prefekti kurrë nuk ka patur rolin e një institucioni me një autoritet domethënës. Përpjekja e sotme sjell në vëmendje sesa i panevojshëm është kthyer roli i prefektit në qarqe. 

Sipas ligjit, një nga përgjegjësitë është të raportojë se çfarë bëjnë institucionet e qeverisë qendrore të vendosur në qarqe. 

Prefekti është kthyer në një institucion pensionistësh që nuk bëjnë asgjë në shërbim të komunitetit. Marrin një emërim nga qeveria, bëhen pjesë e klanit që i emëron dhe këtu nis e përfundon detyrimi i tyre. 

Ju sillni sot ndryshime në projekt ligj që e bëjnë qesharak prefektin, e shndërroj shpërndarës dekoratash në emër të qeverisë. Keni kopjuar ligje nga vende të tjera dhe bëheni qesharak. Asnjë efekt nuk kanë ligjet që miratohen në Franca e Itali me rolin e prefektit në Shqipëri. 

Nuk mundet që prefekti të detyrojë pushtetin lokal krijojë dhe ngrejë organizma, komitete dhe grupe punë. Për me tepër organizmi i pushtetit lokal nuk mund të ketë rregulla që përcaktohen nga qeveria 

Kjo tregon mentalitetin e rrezikshëm tuaj për të kontrolluar çdo pushtet, edhe atë lokal që qeverisni në masë. 

Mendoj se ka ardhur koha ta heqim prefektin si institucion, është po kaq i dështuar sa qeveria. Prandaj opozita do ta votojë kundër, është një institucion që duhet të shfuqizohet nga sot”, tha Çupi. 

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Noka: Drejtorët që zëvendësuan autorët e aferës 5D u emëruan me telefonatë nga burgu

Noka: Drejtorët që zëvendësuan autorët e aferës 5D u emëruan me telefonatë nga burgu

“Burg kushdo që vendos zjarr qëllimisht”, Balla: Pronarët e tokave i gënjen mendja se duke i vendosur flakën do të… 

“Burg kushdo që vendos zjarr qëllimisht”, Balla: Pronarët e tokave i gënjen mendja se duke i vendosur flakën do të... 

Punimet në Rrugën e Arbrit, ARRSH njofton bllokimin e rrugës për 3 ditë, ja si do bëhet qarkullimi 

Punimet në Rrugën e Arbrit, ARRSH njofton bllokimin e rrugës për 3 ditë, ja si do bëhet qarkullimi 

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com