Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektligji/ Në shtator, taksa e re e apartamenteve dhe trojeve

2016/06/12 at 12:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Projektligji/ Në shtator, taksa e re e apartamenteve dhe trojeve

Qeveria do të ketë gati në shtator ligjin me formulën e llogaritjes për taksën e re të pronës.


Pas kërkesave të vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për futjen e taksës së re për pasurinë e paluajtshme sipas vlerës së tregut, qeveria në letrën dërguar Fondit pranon se në muajin shtator do të ketë gati ligjin me formulën e re të taksës së pronës. Me futjen e taksës së re të pronës e bazuar te kadastra fiskale, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të ketë rritje të të ardhurave, pasi metoda e llogaritjes do të ndryshojë. Aktualisht të ardhurat nga taksa e pronës zënë 1 për qind të GDP­së, por sipas Fondit, në vendet e tjera të rajonit ato zënë 6 për qind të GDP-­së. Kërkesa e Fondit përsëritet edhe në raportin e publikuar këtë muaj.

“Autoritetet shqiptare duhet të përshpejtojnë punën për të përfunduar kadastrën fiskale për vlerësimin e taksës së duhur për çdo pasuri të paluajtshme. Në këtë drejtim ata duhet të fillojnë hartimin e metodologjisë dhe formulës së vlerësimit”, thuhet në raport. Në zbatim të detyrimeve që qeveria ka me Fondin Monetar, ka siguruar ndërkombëtarët se do të ndryshojë sistemin e taksimit të pronës. Ndryshimet do të sjellin metodën e llogaritjes së taksës, të cilën qeveria do ta ketë gati në shtator të 2016-­s. “Si hap i parë kemi në plan për të futur një kadastër fiskale për të vlerësuar tatimin për çdo pronë deri në fund të 2016­-s. Paralelisht do të hartojmë ligjin me metodologjinë dhe formulën e vlerë­ simit deri në fund të shtatorit të 2016­s”, thuhet në letrën e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, dërguar Fondit Monetar.

LLOGARIA

Me formulën e re të llogaritjes vlera reale e apartamenteve në treg është ajo që do të merret si bazë për taksimin. Sistemi i ri tatimor do të bazohet në regjistrimin elektronik të të gjitha llojeve të pasurive të paluajtshme në vend nëpërmjet kadastrës fiskale. Kadastra do të jetë e detajuar dhe do të përfshijë jo vetëm pronarët, por edhe të dhënat e sakta të pronës. Taksa do të jetë një përqindje e caktuar e vlerës reale të pronës, qoftë kjo apartament apo truall. Në vitin 2013, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport të titulluar “Taksimi i pasurive të paluajtshme, potenciali i të ardhurave dhe sfidat e implementimit”.

Në këtë raport sillen disa eksperienca se si e kanë aplikuar këtë taksim vende të ndryshme të botës. Mes atyre që kanë marrë nisma së fundmi janë edhe Kroacia dhe Serbia. Përqindja që përcaktohet për t’u vjelë mund të ndryshojë, por zakonisht për banesat qëndron gjithmonë në 0.11 për qind. Çdo vit mbi këtë vlerë mund të aplikohet një rritje në bazë të inflacionit ose mund të lihet e ngrirë dhe të ndryshojë çdo 3 apo 5 vjet. Qeveritë mund të gjykojnë edhe zbatimin e taksës progresive.

Gjithsesi, formula që zgjedh një qeveri për ta aplikuar, sipas raportit të FMN­-së, varet shumë nga situata në të cilën ndodhet vendi, niveli i formalizimit të pronës që nga mbyllja e proceseve të legalizimeve dhe problemit të mbivendosjes së pronave. / Panorama

 



Ju sugjerojmë

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
Aktualitet

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

29 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Moti sot me temperatura të larta / E Diela për plazh

29 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025 8:10 am
Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
Para
Berisha status për demokratin, që “menderosi” intervistën e Ramës

Berisha status për demokratin, që "menderosi" intervistën e Ramës

E dhimbshme/ Nëna lan foshnjën 9 muajsh me pompë, shikoni çfarë i ndodh 

E dhimbshme/ Nëna lan foshnjën 9 muajsh me pompë, shikoni çfarë i ndodh 

Urimi i veçantë i Pandeli Majkos për ditëlindjen e Bashës 

Urimi i veçantë i Pandeli Majkos për ditëlindjen e Bashës 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
29 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Konkretisht, Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale...

Lexo më shumë

Moti sot me temperatura të larta / E Diela për plazh

Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
29 Qershor, 2025

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta nga...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 29 qershor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
29 Qershor, 2025

Dashi Energjitë sot favorizojnë introspeksionin. Jeni duke ndjerë presion për të arritur më shumë, por mos u ngutni. Marrëdhëniet personale...

Lexo më shumë

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com