Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektligji i ri, ja çfarë përfitojnë emigrantët shqiptarë në Greqi

2016/04/21 at 7:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Projektligji i ri, ja çfarë përfitojnë emigrantët shqiptarë në Greqi

Një projektligj i ri lidhur me politikat emigratore pritet të kalojë në fund të muajit Prill në Parlamentin e Greqisë. Sipas Federatës së Shoqatave të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, projektligji do të sjellë rregullimin e praktikave që gjejnë aktualisht mjaft vështirësi në legalizimin e emigrantëve të huaj, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë shqiptarët.

Federata e Shoqatave Shqiptare vlerëson se disa nga kategoritë më problematike të legalizimit të emigrantëve në Greqi janë ato që lidhen me aplikimet për arsye të jashtëzakonshme, njerëzore, të cilat adresohen në shërbimin e vetëm të Ministrisë së Brendshme që ndodhet në Pire. Sipas projektligjit të ri këto aplikime do të adresohen pranë prefekturave.

Një kategori tjetër problematike e zbatimit të Ligjit të Emigracionit është trajtimi i  çështjeve që lidhen me bashkimet familjare, si dhe aplikimet e fëmijëve për fitimin e nënshtetësisë greke.

Federata vlerëson se projektligji i ri parashikon që të gjithë ata prindër që kanë sjellë në jetë fëmijë në Greqi dhe nuk disponojnë dokumenta, pavarësisht nëse njëri prej tyre ka apo jo dokumente qëndrimi, do të ketë lehtësime në procesin e legalizmit dhe do të përfshihen në projektligjin e ri.

Sipas projektligjit, që pritet të trajtohet në parlamentin grek, do të ndryshojë dhe kategoria e lejeve 5 – vjeçare të qëndrimit për emigrantët. Afati i këtyre lejeve do të bëhet 10 – vjeçar. Projektligji lehtëson edhe kriteret për marrjen e kësaj leje qëndrimi. Kështu nga 12 vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi, që ishte kriteri më parë, për të përfituar këtë leje, afati do reduktohet në vetëm 5 vjet. Ndërkohë edhe Ambasada Shqiptare në Athinë njoftoi lehtësim të lëshimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit për emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi.

Ambasada tha se të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët janë të interesuar për aplikim për pajisjen me dokumentet e identitetit, nga data 3 Maj dhe më pas, mund të paraqiten çdo ditë pranë Sektorit Konsullor të Ambasadës pa qenë nevoja për të lënë takim paraprak.

Emigrantët shqiptarë përbëjnë pjesën dërrmuese të të huajve në Greqi. Sipas Ministrisë se Brendshme greke vlerësohet se rreth 384.000 shqiptarë kanë përfituar lejet e qëndrimit nga rreth 553.000 emigrantë të huaj që ndodhen gjithësej në Greqi. Në numrin e përgjithshëm të shqiptarëve përfshihen edhe rreth 43 .000  emigrantë shqiptarë që kanë fituar shtetësinë greke./VOA

Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
Ja çfarë predhash luftarake u gjenden në Lezhë

Ja çfarë predhash luftarake u gjenden në Lezhë

Nëna e Ismail Lulit kërkon burg përjetë për dy vrasësit e djalit

Nëna e Ismail Lulit kërkon burg përjetë për dy vrasësit e djalit

Gjenden të vdekur dy vajza dhe një djalë

Gjenden të vdekur dy vajza dhe një djalë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com