Zv/Kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka marrë pjesë në konferencën për nisjen e programit ALBAdapt me qeverinë gjermane.
Ajo thekson se ky program do të mbështesë Shqipërinë në përmirësimin e shërbimit të hidrometeorologjisë, krijimin e një sistemi modern të paralajmërimit të hershëm dhe zbatimin e masave përshtatëse për të shpëtuar jetë.
“Eventi i fillimit të ALBdapt – Programi për Zhvillimin Urban Rezistent ndaj Klimës në Shqipëri. Programi do të mbështesë Shqipërinë në përmirësimin e shërbimit të hidrometeorologjisë, krijimin e një sistemi modern të paralajmërimit të hershëm dhe zbatimin e masave përshtatëse për të shpëtuar jetë”, shkruan Balluku.