Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profili/ Kapet hajduti shqiptar në Itali, ishte i diplomuar në Universitetin Bocconi në Milano

2018/09/04 at 12:13 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e rrëmbimit/ Shqiptarja u mbajt për disa ditë në bodrum

Hajdut me klas, ky është përfundimi për shqiptarin e arrestuar dy ditë më parë në Itali. Shqiptari me nofkën Doktor K, akuzohet për vjedhje të sendeve luksoze dhe pikturave, ndërkohë që ishte i diplomuar në Universitetin Bocconi në Milano


Detaje të reja janë zbuluar për profilin e shqiptarit që u arrestua dy ditë më parë në Itali. 26-vjeçari shqiptar që u arrestua gjatë një postoblloku të policisë, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve në provincën e Lombardisë ishte kthyer njëherë në Shqipëri në vitin 2016 nga autoritetet italiane.

Atij iu gjet në shtëpi një inventar kilometrik i sendeve të vjedhura, si edhe 4 mijë euro, para kesh. Megjithëse mediat italiane nuk e japin emrin e shqiptarit të akuzuar për vjedhje, ai vazhdon të përbëjë lajm, pasi përveç faktit se kishte përfunduar një master në Universitetin e Bocconit, ai ka patur një jetë luksi.

Mediat italiane shkruan se shqiptari kishte një të dashur ruse, 39 vjeçe, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.

Shqiptari bënte festa dhe pushime në Kosta Smeralda, ndërkohë që sendet e gjetura në apartamentin e marrë me qira prej tij, janë të një çmimi shumë të lartë. Atij iu gjet një çantë shpine Skorpion Bay, ku “Dr.K” (nofka e shqiptarit), ku mbante sendet e punës. Dr. K e ka përfunduar Universitetin në Bocconi për Ekonomi Politike, me rezultate të larta, me një italishte të rrjedhshme, por një djalë i heshtur.

Dyshohet se bashkë me shqiptarin vepronte edhe një ish-bashkëpunëtor i tij. Shqiptari ka lindur në Durrës e më pas si shumë shqiptarë të tjerë ka shkuar në Itali, por tashmë ai nuk jeton më me familjen, por vetëm.

Dr.K, sipas detajeve që ka dhënë policia italiane është një mashkull elegant, me një fytyrë të pastër e të bukur, i hijshëm dhe me mirësjellje. Ai kishte krijuar një jetë intensive sociale, nga darkat me miqtë, tek pushimet e luksit me të dashurën e tij ruse, që siç është shprehur ajo në polici, shqiptari i ka paguar të gjitha.

39-vjeçarja, ka thënë se nuk ka dyshuar kurrë se Dr.K ishte hajdut. “Unë nuk kam dyshuar kurrë për të. Ai kishte shumë ora, bizhuteri ari, antike, libra dhe diplomë të lëshuar nga Bocconi.”-mësohet të ketë thënë ajo para hetuesve.

Në listën e sendeve të vjedhura nga shqiptari, janë gjetur 2 lapsa Cartier, 3 Mont Blanc, 4 Parker dhe 2 Ëaterman; 2 orë Rolex dhe një Pequignet; një çakmak Cartier; 4 iPhone; 2 iPad dhe 3 palë syze dielli Persol.

Shqiptari nuk akuzohet vetëm për vjedhjen e sendeve me vlerë si bizhuteri, por edhe për grabitje pikturash.

Në Viale Sarca, janë gjetur letra me shënime, të cilat dyshohet se janë kode të përdorura prej tij. Në muret e apartamentit të tij u gjetën plot 16 piktura me vlerë.

Dr.K, ka patur një përkujdesje për trupin e tij. I shkathët dhe atletik, 26-vjeçari shqiptar, ka një përgatitje fizike që kombinon aftësinë me vetëkontrollin, duke u kthyer në një makinë të përsosur “vjedhjeje”.

Burimi: Shqiptarja.com

Etiketa: diplome masterihajduti shqiptaruniversiteti bocconi


Ju sugjerojmë

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…
Kronikë

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…

25 Korrik, 2025 8:37 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

25 Korrik, 2025 6:57 pm
Zjarri në Senicë/ Niset drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës, pësoi djegie
Kronikë

Zjarri në Senicë/ Niset drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës, pësoi djegie

25 Korrik, 2025 6:29 pm
Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen
Kronikë

Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen

25 Korrik, 2025 6:19 pm
Trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar, dërgohen për gjykim anëtarët e grupit
Kronikë

Trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar, dërgohen për gjykim anëtarët e grupit

25 Korrik, 2025 4:49 pm
Zjarr në kufirin me Greqinë/ Vatra nisi në shtetin fqinj, forcat zjarrfikëse drejt vendngjarjes
Aktualitet

Delvinë,Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave për shkak të zjarreve

25 Korrik, 2025 4:20 pm
5.1 milionë udhëtarë në 6 muajt e parë të vitit
Aktualitet

5.1 milionë udhëtarë në 6 muajt e parë të vitit

25 Korrik, 2025 3:51 pm
Vlorë/ Iu gjetën lëndë narkotike gati për shitje, arrestohen 4 persona
Aktualitet

Vlorë/ Iu gjetën lëndë narkotike gati për shitje, arrestohen 4 persona

25 Korrik, 2025 3:39 pm
(VIDEO) Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën
Aktualitet

(VIDEO) Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën

25 Korrik, 2025 3:21 pm
Para
Luana paska një tatuazh në vendin intim dhe nuk e paskemi ditur

Beyonce feston ditëlindjen dhe Luana e uron me një foto provokuese

Policia greke sekuestron 192 kg marijuanë, pragosen 4 persona, mes tyre një çift shqiptar

Policia greke sekuestron 192 kg marijuanë, pragosen 4 persona, mes tyre një çift shqiptar

Vajza e biznesmenit shqiptar pozon e zhveshur duke u lyer vetëm me baltë

Vajza e biznesmenit shqiptar pozon e zhveshur duke u lyer vetëm me baltë
















TE FUNDIT

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
25 Korrik, 2025

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40...

Lexo më shumë

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
25 Korrik, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë disa komente të bujshme nga Britania e Madhe, ku ndodhet në një tur ndërkombëtar,...

Lexo më shumë

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
25 Korrik, 2025

Qeveria britanike po përballet me presion të madh nga 221 deputetë nga i gjithë spektri politik për të njohur menjëherë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
25 Korrik, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në Berat. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com