Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PROFILE/ Kush janë 3 emrat e rinj që ranë në rrjetën e OFL-së

2020/02/05 at 6:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PROFILE/ Kush janë 3 emrat e rinj që ranë në rrjetën e OFL-së

Operacioni Forca e Ligjit ka bërë sot publik emrat e tre personave të tjerë të cilëve i është kërkuar të plotësojnë formularin e deklarimit të pasurisë.

Në një konferencë për mediat, zëdhënësja e OFL-së tha se ata janë, Dashamir Gjoka, me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”. Emiljano Hysenaj, me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. Edlir Hysenaj, banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano Hysenajn, pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Deklarimi i këtyre personave do ti shkojë SPAK për vlerësim dhe më pas çështja do ti kalojë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Po kush janë personat me të shkuar kriminale të cilëve OFL i ka kërkuar të deklarojnë burimet e pasurisë.

Dashamir Gjoka është i njohur për atentatin që iu bë në Shijak në gusht të vitit 2017 teksa lëvizte me automjetin e tij së bashku me të bijën. Ai ka qenë i dënuar në vitin 2007 në Itali nga gjykata e Milanos për veprat penale “shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “trafikimi i personave”. Ndaj këtij personi në vitin 2009, në kuadër të ligjit Antimafia është bërë sekuestrimi i disa pasurive, përfshirë edhe kompleksin “Gjoka” në Shijak. Megjithatë Apeli i Krimeve të Rënda ja ktheu përsëri pasurinë e sekuestruar Gjokës pasi argumentoi se ai i justifikonte ato në bazë të investimeve të bëra.

Emiljano Hysenaj është një tjetër person me aktivitet kriminal të provuar jashtë Shqipërisë. Ai është arrestuar në Gjermani në vitin 2018 si pjesë e një grupi prej 13 të arrestuarish të cilët ishin përgjegjës për trafikimin e 1.8 kokainë e cila kapte vlerën e 400 milion eurove. Emri i tij është përmendur edhe pasi në Shqipëri u bllokua sasia pre 613 kilogramësh kokainë në kontinierët e Arbër Cekajt në Maminas të Durrësit. Autoritetet gjermane në atë kohë u interesuan për këtë rast pasi ai sipas tyre ishte i ngjashëm me skemën e përdorur nga grupi i Hysenajt. Ai ndodhet aktualisht në burg në Gjermani por dyshohet se familjarë të tij operojnë në Shqipëri prona dhe biznese të krijuara me të ardhura nga aktiviteti i tij kriminal. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak
Aktualitet

Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak

30 Tetor, 2025 6:00 pm
Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja
Aktualitet

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja

30 Tetor, 2025 5:16 pm
Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu
Aktualitet

Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu

30 Tetor, 2025 5:04 pm
Lulzim Basha paraqitet në SPAK
Aktualitet

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

30 Tetor, 2025 4:23 pm
A po sundon Trump si një Mbret?
Bota

A po sundon Trump si një Mbret?

30 Tetor, 2025 3:15 pm
Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë
Kronikë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë

30 Tetor, 2025 3:13 pm
Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje
Kronikë

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

30 Tetor, 2025 2:55 pm
Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët
Bota

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

30 Tetor, 2025 2:33 pm
Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë
Kryesore

Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë

30 Tetor, 2025 2:21 pm
I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë
Politikë

I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë

30 Tetor, 2025 2:15 pm
Para
Kritika ndaj “anti-KÇK”/ Rama: Po mbrojnë krimin

Kritika ndaj “anti-KÇK”/ Rama: Po mbrojnë krimin

Ligjet e paketës “anti-KÇK”, pasuria e krimit kalon në duart e Lleshajt

Ligjet e paketës "anti-KÇK", pasuria e krimit kalon në duart e Lleshajt

Vizat/ Soreca: Vendimin final e merr KE, asgjë nuk ka ndryshuar

Metodologjia e re për zgjerimin e BE, Sorca: Lajm i mirë për Shqipërinë

TE FUNDIT

Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak

Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak
30 Tetor, 2025

Lulzim Basha ka lënë ambientet e SPAK, rreth 90 minuta pasi hyri në Prokurorinë e Posaçme. Ish-kreu i Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja
30 Tetor, 2025

Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet që të dalë nesër nga ambientet e paraburgimit të Durrësit në orën...

Lexo më shumë

Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu

Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu
30 Tetor, 2025

GJKKO shtyn për më 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur...

Lexo më shumë

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

Lulzim Basha paraqitet në SPAK
30 Tetor, 2025

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e SPAK. Basha është thirrur në SPAK nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com