Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Zelenski,nga dashuria në bankat e shkollës te lidhjet me oligarkët

2019/04/22 at 8:50 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Profil/ Zelenski,nga dashuria në bankat e shkollës te lidhjet me oligarkët

Ukrainian comedian Volodymyr Zelensky on set in Kiev, Ukraine, during filming of “Servant of the People” on Feb. 6. (Efrem Lukatsky/AP)

Shumë e quajnë si “Beppe Grillo ukrainas”, por historia e Volodymyr Zelenskit është e ndryshme nga ajo e themeluesit të “Lëvizjes Pesë Yjet” në Itali, megjithëse i bashkon e kaluara si komedianë para hyrjes në politikë.

I lindur më 25 janar 1978 në Krivoj Rog, një qytet i madh industrial në Ukrainë, Zelenski njohu pikërisht në shkollën e qytetit të tij bashkëshorten aktuale, Elena Zelenskaya. Ajo është tre vite më e madhe se ai dhe kanë dy fëmijë: Alexandra, e lindur në vitin 2008 dhe Cyril i lindur në vitin 2013.

Gjithsesi, historia e tyre e dashurisë nisi disa vite më vonë, pasi ndoqën universitete të ndryshme. Pas studimeve, ai bëri një praktikë dy mujore si avokat, përpara se t’i dedikohej me kohë të plotë aktrimit. Në fillim me disa grupe vallëzimi, ndërsa në vitin 2009 filloi të merrte pjesë në disa filma. Më vonë, themeloi “Kvartal 95”, shoqërinë e tij të prodhimit kinematografik.

Suksesi erdhi në vitin 2015 me serinë televizive “Shërbëtori i Popullit”, ku interpreton rolin e një njeriu të zakonshëm që bëhet president i Ukrainës. Në vitin 2016 mori pjesë në edicionin ukrainas “Dancing with the Stars”, gjë që ia shtoi edhe më shumë popullaritetin, deri në vitin 2018 kur themeloi partinë “Shërbëtori i Popullit”.

Por nuk mungojnë as hijet në këtë rrugëtim politik të Zelenskit. Janë të shumtë që e akuzojnë për lidhje me Igor Kolomoisky, oligarku ukrainas, një ndër më të pasurit e vendit, që zotëron edhe kanalin televiziv “1+1” ku jepet edhe seria televizive “Shërbëtori i Popullit”. Dyshimet janë se fushata jo vetëm që është financuar nga Kolomoisky, por se gjithçka ka qenë e ideuar nga ai. Në vitin 2015, oligarku dha dorëheqjen nga posti i guvernatorit të Dnepropetrovsk, pikërisht pas përplasjeve me presidentin Porošenko dhe skandaleve financiare.

Duhet thënë se pas Zelenskit gjatë fushatës elektorale kanë qëndruar figura të njohura politike. Aktori është ndihmuar nga ish-Ministri i Ekonomisë Aivaras Abromavicius dhe ish-Ministri i Financave Aleksandr Danylyuk, ndërsa stafi i tij i ka garantuar investitorëve se do të përmbushë zotimet e marra gjatë fushatës.

Përtej shumë vendimeve të tjera, Zelenski ka premtuar se çdo çështje me impakt publik do të hidhet në referendum për t’u votuar nga populli, pasi ai është thjesht “Shërbëtori i Popullit”./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
Aktualitet

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

11 Janar, 2026 10:53 pm
Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
Bota

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

11 Janar, 2026 9:26 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11 Janar, 2026 8:29 pm
Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
Bota

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

11 Janar, 2026 6:37 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

11 Janar, 2026 5:35 pm
Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran
Politikë

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

11 Janar, 2026 4:35 pm
I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
Kronikë

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

11 Janar, 2026 3:30 pm
Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
Bota

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

11 Janar, 2026 3:14 pm
SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
Bota

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

11 Janar, 2026 3:12 pm
Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Para
“Shqiptarët trafikantë”, ambasadori kritika autores së “50 hijet e Greit”

"Shqiptarët trafikantë", ambasadori kritika autores së "50 hijet e Greit"

Grabitja, TIA: Kemi bërë detyrën, akuzat të papranueshme

Grabitja në Rinas, publikohen emrat e të ndaluarve nga policia

34 vjet pritje, PAOK-u kampion i Greqisë

34 vjet pritje, PAOK-u kampion i Greqisë

TE FUNDIT

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
11 Janar, 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë...

Lexo më shumë

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
11 Janar, 2026

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë u vra mbrëmjen e sotme në qytetin...

Lexo më shumë

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
11 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kompanitë amerikane do të kenë akses në rezervat e mëdha të naftës së...

Lexo më shumë

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
11 Janar, 2026

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, një në pesë persona në Gjermani po mendon të largohet nga vendi. Studimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com