Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Teuta bija e Rugovës, që mori lule nga Thaçi

2016/03/02 at 3:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Profil/ Teuta bija e Rugovës, që mori lule nga Thaçi

Mes trazirave dhe rrëmujës së përgjithshme, që pasoi zgjedhjen e Hashim Thaçit president, një episod i shkurtër i kapur nga pak kamera, kaloi pa vëmendjen e nevojshme. Një deputete e partisë së tij i ofroi kreut të sapo zgjedhur të shtetit një tufë me lule dhe ky i fundit i mbajti vetëm pak çaste në dorë ato, për ti’a përcjellë më pas, me një gjest kalorsiako-teatral nje deputeteje të re të LDK-së që ishte ulur në radhën e parë të sallës. Ajo nuk ishte tjetër veçse Teuta Rugova, bija 25 vjeçare e ish paraardhësit të ndjerë të Hashim Thaçit.


Nga ana e armikut tradicional të Ibrahim Rugovës ai ishte një gjest i menduar mirë. Ai po zgjidhej president dhe kjo qe një lëvizje simbolike që tregonte se ndryshe nga sa e akuzonin ai nuk do të sillej si përçarës por si bashkues, se nuk do të përsëriste fyerjet e tij të dikurshme ndaj Rugovës, por do të tregonte respekt ndaj kujtimit të tij.

Mirëpo kur pamjet filmike të këtij çasti të veçantë dolën, ato shkaktuan një furtunë të vërtetë. Nga njëra anë e bija e re e presidentit u akuzua se kish votuar për armikun e babait të saj. Se ndryshe nga shumë deputetë të partisë së saj që kishin bërë thirrje për të bojkotuar votimin e Thaçit në emër të kujtimit të Rugovës, ajo jo vetëm kishte ndejtur në sallë por dhe kishte pranuar lule prej “armikut”. Një status i një deputeti të Vetëvendosjes që shkroi “Çoi tek varri i babait ose futi në B… ato lule” ishte qershia mbi tortë e këtij debati të ndezur.

Reagime të tjera pasuan.

“Askush nuk do të përmendte prapanicën apo lulet e Teutës, nëse ajo do t kish qenë motra, gruaja apo vajza e një komandanti” shkroi një gazetare kosovare. Me një flajë diferenca bëhej e qartë: Teuta qe një vazhduese e brishtë e politikës paqësore të të atit, përballë vrazhdësisë dhe harbutllëkut të komandantëve.

Po kush është kjo vajzë të cilën publiku Kosovar e njeh si bijën e presidentit Rugova?

Ajo tashmë deputete, nuk është më vajza e vogël, e cila shoqëronte të atin në takime dhe evente të ndryshme brenda dhe jashtë rezidencës, në lagjen “Velani” të Prishtinës.

Teuta, ka vendosur t’i futet seriozisht politikës që kur pranoi të garojë zgjedhet e fundit me ish partinë e babait. Në maj të vitit 2014 Isa Mustafa organizoi ceremoninë e futjes së saj në LDK. (shiko video poshte Lapsi.al) Atëherë Teuta që ka të njëjtën moshë me këtë parti, tha se ajo po e bënte këtë hap në politikë vetëm pasi kishte mbaruar studimet, e bindur se Kosovës i duheshin njerëz të shkolluar në perëndim.

Ajo ka mbaruar shkollimin e mesëm në ”American School” në Prishtinë, ndërsa studimet e larta në ”Rochester Institute of Technology” në Nju Jork. Por pavarësish se e rritur si një “qytetare e botës” ne politikën kosovare ajo nuk le rast pa e përmendur trashigiminë e saj familjare :

« Te jesh femija i nje njeriu sic eshte Presidenti Rugova ka qene sfide dhe krenari. E quaj sfide sepse ne (une, Mendimi dhe Uka) kemi pas nje jete te rrezikuar ne cdo aspekt. Kem jetuar nje jete te izoluar ne shtepine tone ne Velani per me shume se 10 vite. Mirepo respekti dhe shpresa qe kishim per babain na ka mbajtur ne gezim per tere ato vite, ndersa ne anen tjeter ka qene dhe eshte ende krenari te jem bija e Presidentit Rugova kur e di qe ai eshte arkitekti i ketij shteti, ai qe punoi pa ndalur dhe arriti te sjell pavaresine e ketij shteti » i thoshte ajo një portali kosovar që përkujton figurën e Rugovës.

E bukur e shtatlartë, shpesh me poza që i ngjajnë më shumë trupit të brishtë të një fotomodeleje, Teuta Rugova jep pak intervista dhe do të ruajë një profil të ulët në kuvendin e Kosovës. Por jo gjithmonë emri që mban ia mundëson këtë.

Kështu ndodhi edhe këtë radhë kur vajza e brishte 25 vjeçare u vu në epiqendër të zgjedhjes së presidentit të ri. Disa e mallkuan se po tradhëtonte trashigiminë e të atit, disa të tjerë e mbrojtëm po sepse qe bija e tij.

Ndërsa ajo vetëm heshti.

Nuk foli. Në një stil që adhuruesit e Rugovës e njohin mirë : Nganjëherë misteri dhe heshtja në politikë të japin më shumë pikë se të gjitha aksionet sëbashku. Teuta nuk deklaron më kot se do të ecë në gjurmët e të atit. (Lapsi.al)

 



Ju sugjerojmë

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
Para
Qeveria shqiptare, 700 mijë euro një kompanie britanike: Do vlerësojë universitetet

Qeveria shqiptare, 700 mijë euro një kompanie britanike: Do vlerësojë universitetet

Lypësi i pasur çudit Londrën

Lypësi i pasur çudit Londrën

Foto/ Aurela Hoxha vishet nuse dhe duket seksi

Ja kush i dhuroi unazë diamanti Aurela Hoxhës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
9 Qershor, 2025

Në Los Angeles, protestat janë ndezur përsëri ndërsa demonstruesit kundër bastisjeve të emigracionit përballen me forcat e rendit për të...

Lexo më shumë

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
9 Qershor, 2025

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12...

Lexo më shumë

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
9 Qershor, 2025

Sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
9 Qershor, 2025

Dita e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com