Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Pesënjakët e rrallë që kanë kumbarë Xhoana Nanon

2016/05/17 at 10:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Profil/ Pesënjakët e rrallë që kanë kumbarë Xhoana Nanon

Nga Reldar Dedaj 


Shumë njerëz që i takojnë për të parën herë, ashtu si edhe ne, kanë dëshirë të bëjnë pohimin klishe: “Para se t’i takoja këta pesënjakët e vegjël, i njihja nga mediat”, kurse ata që i njohin mjaft mirë, e konsiderojnë këtë pohim një naivitet. Asnjë njeri nuk mund të njihet plotësisht nga mediat, e aq më shumë pesë vëllezër si ata.

kupa duke ngrene

Në vitin 2004, Shqipëria u bë pjesë e lajmeve të disa prej agjencive më të mëdha mediatike në botë. Kumti nuk ishte prag fushata elektorale apo ndonjë gjë e ngjashme me të. Jo. Ai vit shënoi një rast të rrallë, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” një nënë 33-vjeçare nga Kalaja e Dodës, Thëllëza Kupe, lindi pesë djem. Deri në atë kohë, bota vetë kishte njohur pesënjakë, por asnjëherë nuk kishte dëgjuar se lindën pesë djem, rasti i parë erdhi nga Tirana.

Ata janë krejt ndryshe nga shumica e moshatarëve të tyre. Të qetë. Me një buzëqeshje që u shtrihet në këndin e buzëve. Të sjellshëm. Me dëshirën e mirë për të folur dhe të pangjashëm me ata djemt e vegjël që nuk lënë gjë patrazuar. Të pashëm. Me sy që shkëlqejnë e flokët përpjetë, alla trendy boy. Të shoqërueshëm dhe të gatshëm për t’u përgjigjur çdo lloj pyetje. Mbi të gjitha, siç duket, të dalin në media u pëlqen shumë.

kupa1

Dje

Në kohën kur lindën, përveç veçantësisë, ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen ishte edhe një deklaratë e nënës së tyre në lidhje me pamundësinë ekonomike për t’i mbajtur ata. Ajo u shpreh se nuk kam të ardhura të mjaftueshme për t’i përballuar ekonomikisht, kështu që jam e detyruar për t’i dërguar në jetimore. Menjëherë, pas një deklarate të tillë, u vunë në levizje shumë njerëz dhe shoqata për të kontribuar, deri-diku, në përmirësimin e jetesës së tyre. Por ajo që mori edhe vëmendjen më të madhe mediatike, ndoshta, në njëfarë mënyre i bëri akoma edhe më të veçantë seç ishin, ishte fakti se bashkëshortja e kryeministrit të asaj kohe, Xhoana Nano u bë kumbara e tyre.

kupa

Familja Kupa përbëhet nga nëntë persona, shtatë fëmijë, gjashtë djem dhe një vajzë. Më i madhi është Rrahmani 22 vjeç dhe më pas vjen Dallëndyshja 16 vjeçe; gëzimi i familjes, vajza e vetme e çiftit. Të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë, ndërsa dy më të mëdhenjtë, janë edhe kujdestarë të pesë vëllezërve më të vegjël. Pesënjakët që bënë të famshme familjen Kupa në të gjithë Shqipërinë janë si pesë pika uji. Këtë vit ata festuan 12 vjetorin e tyre.

vellezerit

U pëlqen jashtëmase shkolla. Çunat thanë se kanë shumë dëshirë të shkojnë aty dhe të mësojnë gjëra të reja, por edhe se kanë shokët e klasës. U pelqen shumë loja e futbollit që ata e realizojnë në kohën e pushimit të gjatë. Thonë ne jemi një skuadër e vetme dhe çereku i djemve të klasës. Pastaj nisin të qeshin me të madhe. Siç duket edhe për këtë fakt, ndjehen po aq të veçantë. Mirëpo, me mësimet janë shumë mirë, mes tyre dallon Resuli, ai shkëlqen dhe është një nxënës i dalluar në shkencat ekzakte.

Ata janë ndjekës të vazhdueshëm të basketbollit dhe Kick Boxing, ku e kanë me shumë dëshirë dhe pasion. Përveç pamjes, kanë edhe stilin e të veshurit. Vishen njëlloj, ndajnë pothuajse të njëjtat gjëra me njëri-tjetrin, madje asnjëherë nuk dëgjohen zënka mes tyre se kjo është e imja apo ajo tjetra e jotja. Çuditërisht, kanë gjetur paqen brenda vetes për ndarjen e aksesorëve të shkollësh, librave dhe rrobave.

vellezerit kupa

Sot

Jetesa e tyre, shpenzimet për shkollën, kurset private, veshmbathja e gjithçka tjetër, pesënjakëve më të veçantë dhe më të famshëm në Shqipëri, u mbulohet nga familja. Babi i tyre prej disa vitesh ka emigruar jashtë vendit, kushtet e vështira ekonomike, pamundësia për t’u garantuar një jetë normale si i punësuar këtu e ka detyruar të marrë rrugën e emigracionit. Ndërsa, Thëllëza, nëna e pesënjakëve është shtëpiake dhe pa asnjëlloj të ardhurash financiare, përveç parave, që i dërgon i shoqi nga jashtë.

Shteti shqiptar, pak e di se diku në një lagje periferike të Tiranës, Laprakë, jetojnë disa djem të veçantë, madje për nga rasti i tyre, unikal në botë. Rrahmani, vëllai i madh i pesënjakëve, thotë u kam dërguar disa letra ministrave dhe deputetëve që ta njohin këtë rast që shteti të marrë përsipër të paktën edukimin e tyre.

Me sa duket, në Shqipëri, si në të gjitha rastet e tjera, njerëzit kujtohen vetëm në kohën e fillimit, me shpresën, le të dalë ku të dalë, për ditët në vijim. Familja Kupa sot është e vetme, madje as miqtë e afërt të familjes prej kohësh nuk janë gjendur më. Si kujtese nuk kanë mbetur veçse disa shkrime të vjetra gazetash dhe ndonjë foto tek-tuk që ruajnë si shenjë krenarie picirrukët e vegjël. Asgjë tjetër. Asgjë!

vellezerit ku

Pesë vëllezërit, e dinë mjaft mirë se kush është kumbara e tyre. Ata tregojnë se Xhoana Nano ka ardhur në shtëpi, vetëm në vitin e parë të lindjes, pikërisht ditën kur fëmijët kanë mbushur 1 vjeç. Ata shprehen se janë shumë të lumtur dhe shumë të vlerësuar për këtë fakt, flasin gjithmonë në lidhje me Xhoana dhe Fatos Nanon. Çunat mbajnë në shtëpi dhe në profilet e tyre personale në facebook fotografi të çiftit Nano, ndoshta, për të treguar se u mungojnë shumë dhe kanë nevojë për ta.

“Nëse do t’i kishim përballë, do na realizohej ëndrra më e madhe e jetës, vetëm për t’u thënë: Faleminderit”, tregojnë ata. Pesënjakët e famshëm kanë edhe një dëshirë tjetër, jo më pak të rëndësishme, nesër duan të jenë dikushi, sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për t’i bërë prindërit krenar në jetë.

kupa basketboll

Nesër

Kishte ardhur koha që ne të largoheshim nga ata. I lamë tek mbjellnin një avokado në një rrip toke pranë pallatit ku banojnë. Pesënjakët edhe pse të vegjël, kishin një filozofi të tyre: “Kush mbjell pemë, mbjellë jetë. E filluam me avokado. Sot, të denjë për lagjen, nesër për Vendin dhe më gjërë”.

femijet

Ndoshta, kjo thënie e tyre nuk mund të mos ngacmonte jo vetëm ndërgjegjen tonë, por edhe përfytyrimin mbi të ardhmen. Ashtu siç po iknim me një buzëqeshje që kishte zgjatur pak këndet e buzëve, për të treguar, në njëfarë mënyre, edhe pafuqinë tonë nuk mund të mos risjellnim në mendje disa pyetje. Çfarë do të ndodhte nëse këta pesënjakë do të kishin lindur në një shtet tjetër? A do të jetonin pa asnjë përkrahje? Si do të ishte rritja e tyre, jeta e tyre po të kishin një shtetësi tjetër? A do të kontribuonte ekonomikisht ai shtet për rritjen e këtyre pesënjakëve unik në botë? Përse kaq indiferent për këta fëmijë që janë edhe një lloj krenarie për kombin?

Megjithatë, ne ikëm. Lamë pas dhjetë sy që shkëlqenin me shpresën se nuk do jenë të ngjashëm me shkëlqimin e bukur të xixëllonjave, që në fillim na fanepsin aq shumë me pamjen e tyre dhe më pas i harrojmë, duke menduar se do kthehen përsëri herës tjetër. Por ndryshe nga ato, shkëlqimi i fëmijëve po iku, vështirë të kthehet më…

kupa velelzer

 



Ju sugjerojmë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
Elbasan/ Gjendet i pajetë në rrugë 70 vjeçari, vdiq nga i ftohti

Gjendet i vdekur në barakë i moshuari

Një jetë, në kërkim të guximit për të vërtetën!

Një jetë, në kërkim të guximit për të vërtetën!

Paketat e cigareve do ndryshojnë, do jenë të tmerrshme…

Paketat e cigareve do ndryshojnë, do jenë të tmerrshme...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com