Profil/Jeta e supermafiozit që modernizoi krimin e organizuar. Njeriu që pati kontroll të plotë mbi të gjitha familjet mafioze amerikane
Charles “Lucky” (Fatlumi) Luçiano (i lindur si Salvatore Lucania; 24 Nëntor, 1897 – 26 Janar, 1962) ishte një gangster siçilian. Luçiano konsiderohet si babai i krimit të organizuar modern dhe mendjendrituri i një zhvillim masiv të tregtisë ndërshtetërore të heroinës në kohën e pasluftës. Ai është bosi i parë zyrtar i familjes kriminale Genovese në kohët moderne.
Revista “TIME” e radhiti Luçianon ne 20 ideatorët dhe titanët më me influencë të shek. XX.
Jeta e Hershme
Salvatore Lucania u lind nga Antonio dhe Rosalia (Cafarelli) Lucania, në Lercara Friddi, Siçili, një qytet i njohur fillimisht për minierat e tij të squfurit.
Premtimi për një jetë më të mirë e bindi familjen e tij të emigronte ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1907. Me të mbërritur ne ishullin Ellis, Luçiano u diagnostifikua me fruth, një sëmundje që i la shenja në të gjithë fytyrën.
Me të mbërritur në Nju Jork, prindërit e Luçianos u vendosën në një lagje hebrenjsh në Zonën e Ulët Lindore. Ata jetuan në adresën “265 rruga e 10 lindore” një zonë që njihet në ditët e sotme si Fshati Lindor. Këtu, Luçiano kishte fillesat e tij: ai dhunonte fëmijë hebrenj përgjatë rrugës në shkolle. Këtu ishte ku mendohet se ai njohu Meyer Lansky dhe Bugsy Siegel. Luçiano në shkollën fillore u kundërvihej shokëve të klasës dhe u merrte atyre një qindarke dollari në ditë për ti mbrojtur nga vetja dhe banda e tij, të cilët i kishte stërvitur. Një nga fëmijët që ishte kundërshtar i tij, ishte Meyer Lansky, i cili i rezistoi kërcënimeve të Luçianos. Të dy u rritën duke admiruar njëri-tjetrin dhe bashkuan forcat e tyre. Legjenda e kësaj lagje thotë se ata mbanin mbledhje prapa pastiçerisë De Robertis në rrugën e 10 lindore. Në 1911, Luçiano u detyrua të shkonte për 4 muaj në një qendër edukimi në Brooklyn. Në 1915, Salvatore dhe banda e tij ishin në Harlemin Lindor ku u nxorrën jashtë nga një teatër për sjellje të pahijshme.
Ishte në të njëjtën mbrëmje kur Salvatore Lucania u njoh me Francesco Castiglian, më mirë i njohur si Frank Costello. Luçiano dhe Costello u bënë miq të ngushtë. Në moshën 18-vjeçare, Luçiano u dënua me 6 muaj në qendër riformimi për shitje heroinë dhe morfinë. Ai filloi ta thërriste vetën Charles, për shkak të turpit që ai kishte hedhur mbi familjen e tij. Menjëherë pasi u lirua, ai rifilloi aktivitetin e tij dhe u be anëtar i Bandës së Pesë Pikave me Frank Costellon.
Në 1917, Luçiano u fut në shërbim në Ushtrinë Amerikane për të shërbyer në Luftën e Parë Botërore. Luçiano e bëri këtë me qëllim që të sëmurej me klamidia.
Prohibicioni (ndalimi me ligj i alkoolit)
Më 16 Janar 1919, u ratifikua amendamenti i 18, që parandalonte prodhimin, tregtinë dhe transportimin e pijeve alkoolike gjatë periudhës së Prohibicionit. Kjo i dha çdo gangsteri një burim të ri të ardhurash nëpërmjet shitjeve ilegale të alkoolit. Luçiano kishte plan për të zgjeruar territorin e tij dhe për të rritur fitimet e tij nëpërmjet bashkëpunimit me gangsterë të tjerë që do ti sillnin një ulje të shpenzimeve për mbrojtje politike dhe reduktim të shanseve për kapjen e transporteve. Por Joe “Bosi” Masseria e ndaloi Luçianon ta bënte këtë.
Deri në vitin 1920, Luçiano kishte takuar shumë nga “kokat” e mafias, përfshirë Vito Genovesen dhe Frank Costellon, miqtë e tij, partnerët e tij në biznes, dhe po ashtu nën kapo nëpërmjet përfshirjes se tij në Bandën e Pesë Pikave. Së bashku ata filluan veprimtarinë e trafikut të jashtëligjshëm duke përdorur një firme makinash si fasade. Deri me 1925, Luçiano kishte fitime bruto deri në 100 mijë dollare në vit; megjithatë, fitimi i tij nëto ishtë shume me pak, për shkak të shpenzimeve për korruptimin e politikanëve dhe policisë. Luçiano dhe partnerët e tij ishin nismëtaret e operacionit me të madh të jashtëligjshëm në Nju Jorkut, i cili u zgjerua deri në Filadelfia. Ai importoi uiski skocez direkt nga Skocia, rum nga Karaibet, dhe uiski nga Kanadaja. Ai ishte i përfshirë gjithashtu në kumar. Deri në atë moment, Luçiano po bëhej një “lojtar” i rëndësishëm në bandën e Nju Jorkut.
Ngritja në pushtet
Shumë shpejt Luçiano u bashkua me forcat e Masserias, në atë kohë mafiozi më i fuqishëm i Nju Jorkut. Por, partneriteti u zbeh që në fillim pasi metodat e Luçianos dhe Masserias të të bërit biznes ndryshonin shumë. Masseria ishte një mafioz i shkollës se vjetër i cili donte të ruante idealet më të vjetra të Mafias, si nderi, tradita, respekti dhe dinjiteti. Luçiano dhe bashkëkohësit e tij, nga ana tjetër, njiheshin si “Turqit e Rinj”.
Si turqit e rinj origjinalë të Perandorisë Osmane, ata formuan një grup të ri, ambicioz, të paduruar që sfiduan rregullin e vendosur. Besniket e shkollës së vjetër të Mafias asnjëherë nuk do të punonin, bashkëpunonin me dikë që nuk ishte italian, dhe ishin skeptikë të punonin me dikë që nuk ishte siçilian. Luçiano, megjithatë, mendonte se për sa kohë të fitoheshin para, prejardhja e partnerit nuk kishte rëndësi.
Kështu ai ishte mjaft i shokuar të dëgjonte mafiozët e shkollës se vjetër t’i jepnin leksione për bashkëpunimet e tij me një gangster tjetër, Frank Costellon, të cilin ata e quanin “Kalabrezi i pisët”.
Një ditë në vitin 1929, Luçiano u detyrua nën shënjestrën e pistoletës të hynte në një limuzinë; pasi u dhunua dhe keqtrajtua për vdekje nga tre persona, e hodhën në një plazh në gjirin e Nju Jorkut. Luçiano mbijetoi, por i mbeti përjetë shenja e famshme në fytyrë dhe syri i varur që nuk arrinte ta hapte plotësisht. Kështu që meritoi emrin “Fatlumi” (Lucky).
Pas atentatit, Luçiano mori vesh nëpërmjet Meyer Lanskyt që rrëmbimi ishte urdhëruar nga armiku i Masserias, Salvatore Maranzano. Luçiano faktikisht bëri atë që donte Maranzano dhe vrau Masserian, me kushtin që Maranzano ta propozonte Luçianon si bos/shef të barabartë. Ky komplot do të përfundonte të famshmen Lufta e Kastellamarezes. Lufta e Kastellamarezes zgjati nga viti 1928 deri në 1931, duke lenë të vrarë shume gangsterë, mendohet rreth 60 të tille. Lufta përfundoi me vrasjen e Masserias në një restorant të ishullit Coney, Bugsy Siegel, Vito Genovese, dhe Joe Adonis. Ka patur thashetheme se Luçiano po drekonte me Masseria dhe është ngritur për në tualet pikërisht shumë pak para se atentatoret të hynin në restorant. Luçiano atëherë mori drejtimin e familjes se Masserias. Salvatore Maranzano, rivali i Masserias në Luftën e Kastellamarezes, e emëroi Luçianon si numrin dy të vetin dhe bashkoi “Pesë Familjet” e Nju Jorkut nën udhëheqjen e vet, duke premtuar që ata do ishin të gjithë të barabartë dhe të gjithë do ishin të lirë të bënin para. Megjithatë, në një mbledhje të të gjithë gangsterëve të lartë të pjesës së sipërme të Nju Jorkut, Maranzano vetë shpallet shef i të gjithë shefave, që do thoshte se të gjithë shefat në vend do t’i paguanin atij një pjesë të fitimeve. Ai gjithashtu goditi bizneset e jashtëligjshme të familjeve rivale me qëllim që të forconte familjen e vet.
Luçiano mund të toleronte të gënjehej dhe kështu mashtroi duke mbajtur më shumë fitime se i takonin, por kur Meyer Lansky i tregoi atij se Maranzano kishte plane për ta vrarë, Luçiano nuk mund të rrinte i qetë. Lansky organizoi një skuadër vrasësish që të dukeshin si agjentë të qeverisë. Në të njëjtën ditë kur Maranzano kishte marrë një vrasës me pagesë për Luçianon, skuadra e organizuar nga Lansky u fut në zyrën e Maranzanos, i cili kujtoi se po e arrestonin. Skuadra lëshon mbi Maranzanon një breshëri plumbash. Në kohën kur ata po dilnin nga ndërtesa, shkëmbehen me Mad Dog Coll, i cili nuk pati mundësi të ishte vrasësi i Luçianos.
Riorganizimi i Cosa Nostra-s
Luçiano ishte tani gangsteri model, me biznese në mbarë vendin. Miku i tij i përjetshëm Meyer Lansky shërbente si krahu i tij i djathtë, dhe Luçiano përherë ndiqte këshillat e tij. Përgjatë viteve të udhëheqjes se Luçianos, ata bënë paktin që vrasja do ishte e vetmja mënyrë kundër njëri-tjetrit. Kur Holandezi Schultz u mundua të vriste avokatin e Nju Jorkut, Thomas Dewey, dhe në kundërshtim direkt me paktin, Schultz u ekzekutua.
Charles Luçiano ishte një gangster i ri, i fuqishëm dhe me influencë i cili më në fund kishte arritur pikun e botës se nëndheshme në Amerikë, duke dhënë direktiva për rregullat kriminale, ligjet dhe aktivitetet e ndryshme sëbashku me shefa të tjerë. Ai rrinte në majën e familjes më të fuqishme kriminale në Amerike, e cila tani mbante emrin e tij dhe kontrollonte aktivitetet e jashtëligjshme me fitimprurëse në Nju Jork, si kumari, bastet, mashtrimet, dhe dhunimet. Luçiano kishte shumë ndikim në aktivitetet e punëtorëve dhe bashkimeve të tyre. Luçiano, duke parë se posti krijonte tension dhe probleme ndërmjet familjeve, e shkriu vendin e shefit të të gjithë shefave. Luçiano mendonte se ceremonia e “anëtarësimit” në familje duhej bërë jo shumë me rëndësi dhe larg vëmendjes së shefave; megjithatë, Meyer Lansky e tërhoqi atë kundër këtij mendimi duke i thënë se të rinjtë kishin nevojë për rituale në fillimet e tyre. Luçiano i kushtoi rendësi “omerta-s”, kodit të heshtjes, dhe mbajti strukturën organizative që kishte vendosur Maranzano.
Komisioni
Luçiano, nën presionin e Johny Torrio, mori gjithashtu zotimin për të organizuar bordin drejtues të Mafias. Luçiano organizoi “Komisionin” me më të lartët e Mafias, dhe ishte lideri i tij i padiskutueshëm. Komisioni ishte për Mafian ekuivalentja e Gjykatës se Lartë. Është quajtur si novacioni më i rëndësishëm i Luçianos. Komisioni vendosi kush merrte cilat biznese dhe cilat territore. Nëse një individ donte të behej anëtar, bosi i tyre kishte për detyre të dilte para Komisionit dhe të vendostë anëtarësimin e tyre në shoqërinë e lartë, të nderuar. Komisioni ishte përgjithësisht i përbërë nga përfaqësues të “Pesë Familjeve” të Nju Jorkut, familja kriminale Buffalo, dhe Chicago Outfit e Al Kapones; me vonë, u shtuan dhe familja kriminale e Detroitit, familja kriminale e Los Anxhelosit dhe familja kriminale e Kansas Siti. Të gjithë bosat që kishin një karrige në Komision supozoheshin të ruanin të njëjtën potencë dhe kishin një votë, por në realitet Luçiano ishte nga të parët ndër të barabartët.
Familja Luçiano e vërtetë
Luçiano emëroi në postet më të larta të familjes kriminale “Luçiano” të gjithë me të besuarit dhe besnikët e familjes së tij. I frikshmi Vito Genovese u bë zv/shefi i tij, ndërsa Frank Costello ishte këshilltari i tij. Michael Coppola, Anthony Strollo, Joe Adonis, dhe Anthony Carfano të gjithë shërbyen si kapo gjeneralë. Meyer Lansky dhe Bugsy Siegel ishin që të këshilltarë jozyrtarë të familjes Luçiano.
Persekutimi dhe burgu
Udhëheqja e Luçianos ishte jetë shkurtër. Prokurori special Thomas E. Dewey, një kandidat i ardhshëm republikan për president, e veçoi Luçianon si një lider i krimit të organizuar dhe e pikëtoi atë, sëbashku me të tjerë. Luçiano kishte votuar në fillim kundër propozimit të holandezit Schultz për të vrare Dewey, pasi Schultz ishte bërë shënjestër e vazhdueshme e investigimeve të prokurorit.
Në një fushatë në 80 bordello të Nju Jork Sitit, qindra prostituta të arrestuara pranuan të dëshmonin para autoriteteve për të mos u dënuar me burg.
Tre nga të arrestuarat implikuan Luçianon si lider, i cili bënte vjeljen e të hollave, gjithashtu Dave Betillo ishte i ngarkuar të merrej me prostitucionin në Nju Jork, dhe çdo shume parash që Luçiano merrte ishte prej Betillos.
Por Dewey kishte arritur gjithashtu të bindtë stafin e hotelit Waldorf-Astoria, të dëshmonin se gangsterët, shokë të Luçianos kishin ardhur vazhdimisht në dhomat e tyre. Përpara se ai të mundte të merrte Luçianon në gjyq për një seancë, ai arriti të largohej për në Hot Springs, në Arkansas, e rinovuara parajsë mafioze e themeluar nga gangsteri i famshëm Ownwy Madden. Një gjykatës në Arkansas arrin të kapë Luçianon dhe e fut në qelitë e paraburgimit, gati për ekstradim, por një polic lokal i mirëpaguar, e nxjerr Luçianon nga burgu pas vetëm 4 orësh. Dewey atëherë dërgoi detektivë në Arkansas për të thirrur Luçianon për seancën gjyqësore.
Përpjekjet e Dewey triumfuan kur Luçiano u arrestua me akuza si i lideri i rrjetit më të madh të prostitucionit në historinë amerikane në vitin 1936 dhe u dënua me 30 deri në 50 vjet heqje lirie, së bashku me Dave Betillon dhe të tjerë. Dewey beri evidentë dhe provoi se Luçiano gënjente, ndërsa po pyetej në vendin e dëshmitarit në gjyq, duke i paraqitur atij regjistrime të telefonatave; Luçiano gjithashtu nuk kishte asnjë shpjegim pse taksat e tij federale mbi të ardhurat ishin për vetëm 22 mijë dollarë, ndërkohë që ishte e qartë nga të gjithë nga pamja e Luçianos se ai ishte një njeri shume i pasur.
Luçiano vazhdonte të udhëhiqte familjen nga burgu, duke i dhenë urdhrat e tij nëpërmjet shefit numër një në veprim, Vito Genovese, i cili u mirënjoh për reputacionin e frikshëm për dhunë, dhe u largua për në Napoli, Itali, në vitin 1937 për të shmangur një akuzë për vrasje.
Anëtari i tretë me i fuqishëm i familjes, këshilltari Frank Costello u bë zv/shefi i ri dhe besniku i interesave të Luçianos.
Është një mister për shumë nga historianët e krimit të organizuar, se kush e zëvendësoi Costellon si këshilltar të familjes. E vetmja shenjë që të çon në emrin e pasardhësit të Costellos, është se ish “ushtari” i familjes Genovese dhe informatori i pare i Mafias në Amerikë, Joe Valachi, përmend në librin “Letrat e Valachit”, një fare “Sandino” si kancelarin e familjes në një mbledhje me kapon e tij, Anthony Strollo. Luçiano ishte i burgosur në Danemora, Nju Jork, ku bashkë-vuajtësi Dave Betillo i përgatiste gjellëra speciale në një kuzhinë e bërë gati për Luçianon nga autoritetet. Ai mund të përdortë influencën e tij për të marre materialet për të ndërtuar një kishë brenda në burg, e cila u bë e famshme në sistemin e riedukimit në Nju Jork Siti dhe gjithashtu për faktin se në altarin e kishës janë dy nga dyert origjinale të Victoria-s, anijes së Magellanit.
Lufta e Dytë Botërore, liri dhe largim
Gjatë Luftës se Dytë Botërore, qeveria amerikanë thuhet se bëri një marrëveshje të fshehtë me të burgosurin Luçiano.
Inteligjenca Ushtarake e Ushtrisë Amerikane e dinte se Luçiano vazhdonte të kishte një marrëdhënie të mirë dhe lidhje të forta me Mafian Siçiliane dhe italiane, të cilat ishin persekutuar brutalisht nga Benito Mussolini.
Luçiano e konsideronte vetën një amerikan të ndershëm i cili i ishte përkushtuar Siçilisë, Mafias, dhe Amerikës në të njëjtën kohë. Ndihma e tij bëri të mundur bashkëpunimin e Mafias për të ndihmuar vijën e parë të flotës amerikane për të zbarkuar në bregdetin italian, gjatë operacionit të Aleatëve; dhe lidhjet e tij në Itali dhe Siçili mbuluan inteligjencën dhe i siguruan një “leje kalim” forcave amerikane të përfshira në fushatën italiane. Albert Anastasia, i cili kontrollonte portet, premtoi se asnjë punëtor i porteve nuk do ngrihej në demonstratë.
Luçiano sinjalizoi miqtë e tij se trupa miqësore po afroheshin; kjo lejoi që Mafia Siçiliane të ngrihej nga rrënojat dhe merrte pjese në çlirimin e Siçilisë.
Të dyja, edhe gjatë edhe pas luftës, Ushtria Amerikanë dhe Agjensitë e Inteligjencës, përdorën lidhjet e Luçianos me Mafian në Itali për të nxjerrë jashtë loje dhe shfarosur influencën komunistë në grupimet që ende rezistonin dhe në qeveritë lokale. Në këmbim për bashkëpunimin e tij, Luçiano u lejua që të udhëhiqte perandorinë e tij mafioze nga qelia e tij në burg.
Gjatë viteve 1940, Luçiano vazhdonte të takohej me ushtarakë amerikanë në udhëtime me tren nëpër Itali, dhe ai shijonte kënaqësinë të njihej nga bashkatdhetarët e tij, disa dhe të dilte në fotografi dhe të jepte dhe autografe gjithashtu.
Në vitin 1946, si shpërblim për bashkëpunimin e tij gjatë luftës, Luçiano u lirua me kushtin që të largohej nga Shtetet e Bashkuara dhe të kthehej në Siçili. Ai e pranoi marrëveshjen, edhe pse e thoshte me krenari gjatë seancës së tij gjyqësore se ishte një i lindur në Nju Jork Siti dhe nuk ishte ligjore të largohej nga vendi. Ai u prek se tepërmi që do largohej nga Amerika, një vend që ai e kishte konsideruar si atdhe qëkur kishte ardhur në moshën 10-vjeçare. Anëtarët e familjes se tij kriminale e shihnin teksa ai largohej nga porti me zarfe të tejmbushur me para, si edhe mendohet me rreth 100, 150 mijë dollarë.
Konferenca e Havanas
Edhe pse Luçiano ishte liruar nga burgu me kushtin se ai do kthehej përgjithmonë në Siçili, në fshehtësi ai u vendos në Kuba, ku punoi për të marrë kontroll mbi operacionet e Mafias Amerikane. Luçiano kishte gjithashtu një numër të madh të kazinove në Kubë me aprovimin e presidentit kubanez, gjeneralit Fulgencio Batista. Faktikisht, Batista merrte një përqindje të fitimeve.
Ndërsa fitimet e Luçianos në Kubë u rritën se tepërmi dhe biznesi në turizëm dhe kumar po lulëzonte, vetë Lansky filloi të investonte shuma të mëdha në një projekt për një hotel kuban. Në vitin 1946, Lansky thërret të gjitha “kokat” e familjeve kryesore, duke u thënë se do shkonin të shikonin shfaqjen e Frank Sinatras.
Luçiano kishte tre tema për të diskutuar: tregtia e heroinës, kumari kubanez, dhe çfarë duhej bërë për Bugsy Siegel. Konferenca u zhvillua në Hotelin Nacional të Kubës dhe zgjati për më shumë se një javë. Një nga çështjet kryesore që duhej diskutuar në Konferencën e Havanas ishte urdhëri për vrasjen e Siegelit, i cili nuk ishte i informuar për këtë mbledhje. Meyer Lansky, i cili për disa herë i detyrohej jetën Siegelit kur ishin të rinj, ishte kundër planit për vrasjen e tij. Ai iu lut pjesëtarëve të konferencës ti jepnin Siegelit një shans të dytë dhe të prisnin deri në hapjen e kazinosë.
Luçiano, i cili besonte se Siegel mund të nxirrte fitime në Las Vegas, Nevada, dhe mund të paguante borxhin që i kishte investitorëve të Mafias, pranoi për ta shtyrë vrasjen. Për të befasuar investitorët, Siegel hapi Flamingo Las Vegas, kazinonë e tij akoma të papërfunduar, në mbrëmjen gala të 26 Dhjetorit 1946, edhe pse ai nuk kishte të pranishëm aq aktore të famshëm të Hollivudit sa dhe shpresonte.
Shumë shpejt Flamingos i munguan zbavitësit dhe klientët; kazinoja mbyllet vetëm pas 2 javësh për t’iu rikthyer ndërtimit të plotë. Flamingo, e gjitha e përfunduar dhe gati për të hapur dyert e klientëve, rihapet në Mars të vitit 1947. Ende të pakënaqur, investitorët mafiozë edhe një herë takohen në Havana në pranverë të vitit 1947 për të vendosur fatin e Siegelit. Fatmirësisht për Siegelin, Flamingo kishte nxjerrë goxha fitime atë muaj. Lansky edhe një herë foli në mbrojtje të mikut të vjetër dhe bindi Luçianon ti jepte Siegelit një shans të fundit. Por kur Flamingo sërish dështoi për të nxjerrë fitime, fati i Siegelit ishte vendosur; ai u vra në Qershor 1947.
Luçiano, i cili nuk ekspozohej shumë, i uritur për famë edhe një herë, kërkon që të jetë bos i të gjithë bosëve, shef i të gjithë shefave. Miqtë e tij të vjetër dhe bashkëpunëtorët në biznes pranuan që ai e meritonte titullin, postin; të gjithë përveç Vito Genoveses, i cili e donte titullin për vete dhe ekzistojnë thashetheme se ai e ka tradhtuar Luçianon të autoritetet. Luçiano e ka marrë atë në një dhomë dhe e ka rrahur shumë ashpër për tradhtinë që i ka bërë. Kur qeveria amerikane mësoi për prezencën e Luçianos në Karaibe, ai u detyrua të fluturonte sërish për në Itali. Qeveria amerikane kërcënoi se do ndalonte të gjitha dërgesat e medikamenteve për në Kuba, në qoftë se Luçiano nuk largohej.
Veprimi në Itali
Në vitet e tij të fundit, Luçiano kishte konflikte me Lanskyn mbi sasinë e parave që ai merrte nga operacionet e Mafias në fillim të viteve 1960. Shëndeti i rënduar i Luçianos e parandaloi atë për të filluar një luftë për ketë çështje. Luçiano, megjithatë, nuk dëshiroftë ta linte pa luftuar. Ai bleu pjesën me të madhe të aksioneve të një kompanie italiane që shiste karamele. Kjo ishte me shumë se një rrugëzgjidhje për Luçianon për të transportuar heroinë nën hundën e qeverisë. Qeveria, që nuk besonte se Luçiano kishte dalë në pension, shkatërroi 60 arka me karamele pa gjetur as edhe një gram heroinë. Pas operacionit të dështuar, Luçiano u internua nga Roma.
Duke jetuar në Napoli, Luçiano e promovoi veten në një jetë të lartë të kulturës italiane, duke darkuar në restorantet më të mira dhe jetuar në apartamentet më luksoze me dashurinë e jetës së tij. Në moshë të thyer, Luçiano u kthye edhe në një bamirës, duke ndihmuar financiarisht shumë familje të varfëra italiane, përpara se ai të haptë një farmaci si fasade për të gjitha bizneset e tij të jashtëligjshme. Por nuk i interesantë se sa sukses arrinte, Luçianos i mungonte vendi i tij. Shpeshherë ai fliste me agjentë të inteligjencës dhe turistë në restorantin Kalifornia për të vetmen arsye për të folur në Anglisht.
Jeta personale
Pasi u larguan për në Itali, Luçiano ra në dashuri me Igea Lissoni, një brune, balerinë italiane 20 vjet me e re. Ata jetuan bashkë, të qetë deri sa morën vesh se një atentat mund të behej kundër tij, dhe të dy u larguan në fshehtësi. Ata i ndryshonin apartamentet disa herë brenda muajit dhe lëviznin nga hoteli në hotel deri sa atentati u anulua.
I larguar nga Roma që pas anulimit të atentatit, të dy jetuan në shtëpinë e Luçianos me 60 dhoma, në rrugën Tasso në Napoli. Mendohet se Igea ishte qendra e jetës se Luçianos, kështu që kur ajo vdiq nga kanceri i gjirit, ai filloi të “binte copash”, si ndodhi dhe me kontrollin e tij në sindikatën amerikane dhe me projektet e tij të bazuara jashtë Italisë. Pasi jetuan sëbashku për 11 vjet, nuk kishte asnjëherë ndonjë konfirmim se ata u martuan ndonjëherë. Në qoftë se janë martuar, kjo do të kishte qenë e jashtëligjshme, meqenëse kontrata e largimit nga Amerika e ndalonte atë të martohej.
Përpjekja për fuqi amerikane
Gjatë internimit të tij, Luçiano la pas një hapësirë të madhe pushteti në Amerikë. Vito Genovese, i cili ishte në atë kohe zv/shefi i familjes kriminale Luçiano, kishteë vendosur se donte të merrte drejtimin e familjes. Pas një tentative për vrasjen e Costellos nga Vincent Gigante në vitin 1957, Costello dha dorëheqjen dhe i la vendin Genoveses. Por Genovese donte të hiqte qafë konkurrencën. Ishte në të famshmen Mbledhje të Samitit të Apalacinit, më vonë në 1957, që ai planifikoi ti propozonte Komisionit që Luçianos ti hiqej titulli shef i të gjithë shefave, dhe që ai titull ti jepej atij. Por Vito Genovese nuk i besonte Carlo Gambinos, një nga mbrojtësit e Luçianos, se ai do i qëndronte besnik shefit të tij. Costello, Luçiano, dhe Gambino u takuan në një hotel në Palermo, Siçili, për të diskutuar planin e tyre.
Luçiano vendosi se mënyra e vetme për të ndaluar Genovesen ishte ta burgosnin atë. Gambino u rrëfeu autoriteteve në Amerikë për mbledhjen, kurse Costello dhe Luçiano punuan nëpërmjet lidhjet e tyre politike për të larguar Genovesen me akuza për trafikim heroine. Planet e tyre ishin të suksesshëm afat shkurtër, por thyen një nga komandat kryesore të Luçianos: “Asnjëri nuk e di se cilët jemi në të vërtetë.” Mbledhja e Apalacin ishte shkaku i burgosjes edhe i shume anëtarëve të lartë, gjithashtu bëri të mundur kthimin e tyre në informatorë për autoritetet.
Vdekja dhe dëshira e fundit
Luçiano mendohet se i është thënë të mos promovonte ose të merrte pjesë në filma mbi jetën e tij, përndryshe do tërhiqte vëmendje të panevojshme për bandën. Ai e lëshoi veten pasi Igea Lissoni vdiq nga kanceri i gjirit dhe ishte planifikuar të takonte një producent filmash që do mbërrinte me avion në Aeroportin Internacional të Napolit.
Më 26 janar 1962, Luçiano vdiq nga një atak në zemër në Aeroportin Ndërkombëtar të Napolit. Ai u varros në varrezën e Queens me 1972, më shumë se 10 vjet pas vdekjes, kjo për shkak të termave në kontratën e largimit nga Amerika në vitin 1946.
Më shumë se 2,000 vetë morën pjesë në ceremoninë e funeralit të tij. Miku i tij përjetshëm, Carlo Gambino, mbajti një fjalim në funeral.
Carlo Gambino ishte i vetmi shef sëbashku me Luçianon që kishte patur ndonjëherë kontroll të plotë mbi Komisionin dhe virtualisht mbi të gjitha familjet mafioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ Tiranaobserver.al