Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Kush ishte Oliver Ivanoviç, politikani i akuzuar për krime lufte në Mitrovicë

2018/01/16 at 10:55 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Profil/ Kush ishte Oliver Ivanoviç, politikani i akuzuar për krime lufte në Mitrovicë

Lideri i partisë së pakicës serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviç u vra në Mitrovicë mëngjesin e kësaj të marte. Atij iu bë atentat para zyrave të partisë së tij në Mitrovicë dhe ndërroi jetë në spital.

Ivanoviç, kreu i partisë “Liri, Demokraci dhe Drejtësi” është përballur ndër vite me drejtësinë për krime lufte, pasi dyshohej se kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarëve etnikë në Mitrovicë në vitin 1999. Kur Ivanoviç u arrestua në janar 2014, shkaktoi protesta në mesin e serbëve të Kosovës, të cilët e panë atë si një përpjekje tjetër për të vënë nën presion pakicën serbe në Kosovë.

Gjykata Themelore në veriun e Kosovës e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit e dënoi me nëntë vjet heqje lirie, politikanin lokal serb. Por ai vuajti vetëm 2 vite burg.

Gjatë luftës në Kosovë, Ivanoviç ishte anëtar i grupit paramilitar serb, i cili patrullonte urën kryesore në Mitrovicë duke e ndarë qytetin në sektorë serbë dhe shqiptarë. Grupi mbrojti veriun e Mitrovicës nga ndërhyrja e ekstremistëve shqiptarë nga pjesa jugore e qytetit. Ivanoviç thuhet se urdhëroi vrasjen e katër shqiptarëve etnikë, të ndodhur në pjesën jugore të Mitrovicës së Kosovës më 14 prill 1999, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë dhe NATO bombardimeve të Serbisë.

Më 27 janar 2014, Ivanoviç u arrestua me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Më 10 shkurt 2015, qeveria serbe ofroi garanci se Ivanoviç do të mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në çdo kohë dhe kërkoi lirimin e tij.

Nisma e tij politike u ishte nënshtruar trysnive gjatë zgjedhjeve për pushtetin komunal në tetor të viti 2017, në të cilat fitoi Lista Serbe një forcë politike që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.
Oliver Ivanoviç ishte në pritje të rigjykimit nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile. Në muajin shkurt të vitit 2017, çështja u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në Kosovë, dhe ai tashmë gjykohej në liri.
/Opinion.al

Etiketa: Ivanoviçprofil

Ju sugjerojmë

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
-U tha në Opinion

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

22 Janar, 2026 10:24 pm
“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
-U tha në Opinion

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

22 Janar, 2026 9:48 pm
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
-U tha në Opinion

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

22 Janar, 2026 9:44 pm
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Aktualitet

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22 Janar, 2026 9:19 pm
Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha
-U tha në Opinion

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha

22 Janar, 2026 9:16 pm
Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën
Kryesore

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën

22 Janar, 2026 4:15 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal”

22 Janar, 2026 2:23 pm
Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

22 Janar, 2026 2:12 pm
Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart
Aktualitet

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart

22 Janar, 2026 2:09 pm
“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament
Kryesore

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament

22 Janar, 2026 2:07 pm
Para
Kjo është shifra marramendëse e çizmeve të Nora Istrefit!

Kjo është shifra marramendëse e çizmeve të Nora Istrefit!

Tërhiqet Vuçiç, anulon vizitën në Kosovë, ja çfarë ndodhi

Vrasja e Ivanoviç, Serbia ndërpret dialogun me Kosovën

Haradinaj: Gjykata Speciale imazh i keq për Kosovën

Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e Ivanoviç: Të zbardhet ngjarja

TE FUNDIT

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
22 Janar, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet...

Lexo më shumë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
22 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet...

Lexo më shumë

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
22 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për ishullin...

Lexo më shumë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
22 Janar, 2026

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, vajza e Presidentit të SHBA Ivanka Trump ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com