Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Kush është Renato Milloshi, i kërkuari për vrasjen e Elton Çiços

2016/05/25 at 1:50 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Kur djali i Hysni Milloshit akuzonte Policinë për inskenim

Elton Çiço u ekzekutua mbrëmjen e 2 majit brenda Bar “De Niros” vetëm pak minuta pasi ishte ulur në një tavolinë ku ndodheshin dy miq të tij, njëri me profesion oficer policie dhe tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të njohur të kronikës. Sikundër u konstatua edhe nga pamjet filmike të kameras së sigurisë brenda lokalit, atentatori trupmesatar ishte i mirëinformuar për objektivin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.  Vetëm 26 ditë më vonë Policia e Shtetit në një dalje publike bën të ditur emrat e personave të dyshuar si ekzekutues të Çiços. Ata janë Renato Milloshi dhe Jani Alia, të dy të shpallur në kërkim nga Policia.


Po kush është Renato Milloshi dhe cilat janë lidhjet e tij me krimin. Dhe si u dënua për kanosjen me armë të  ish të dashurit të së dashurës një vit më parë?

Renato Milloshi është djali i Hysni Milloshit, kryetarit të ndjerë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të pas viteve ’90.

Renato është një emër i lakuar edhe më herët në dosjet e policisë.

36 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Tiranës, më 30 mars të vitit të kaluar për mbajtje pa leje të armëve sportive.

Gjatë gjykimit u provua se Milloshi dhe e dashura e tij Sesilia Egra, kanë keqtrajtuar dhe më pas kanosur me armë, shtetasin Mareglen Abedini, i cili ka qenë ish-i dashuri i të pandehurës Sesilia Egra.

Kjo e fundit për këtë krim është dënuar me 4 muaj burgim, ndërkohë djali i Hysni Milloshit, është deklaruar fajtor dhe dënuar me 2 milion lekë gjobë, shumë të cilën duhet ta shlyente brenda një periudhe një vjeçare.

Sipas vendimit të gjykatës së kryeqytetit konflikti mes dy të pandehurve Sesilia Egra, Renato Milloshit dhe shtetasit Mareglen Abedini, ka ndodhur në muajin nëntor 2014 në orët e vona të natës.

Ngjarja

Të dy të pandehurit kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në automjetin e të pandehurit Renato Milloshi. Pikërisht kur të dy të pandehurit kanë qënë ndodhur në vendin e quajtur Rruga “Avdyl Frashëri” në kryeqytet në afërsi të Librit Universitar, ata kanë parë shtetasin Marenglen Abedini, i njohur për të dy të pandehurit, pasi sipas organit të akuzës ky shtetas para disa kohësh ka patur një lidhje të afërt me të pandehurën Sesilia Egra.

Rezulton nga aktet se në këtë moment kur shtetasi Marenglen Abedini, ka qenë duke hyrë në automjetin e tij, atij i është afruar i pandehuri Renato Milloshi, i cili ka hapur derën e mjetit të tij dhe me një armë sportive të cilën ai e mbante pa leje të organeve kompetente, e ka goditur atë në kokë me qytën e saj, dhe ka tentuar të mos lejojë shtetasin Marenglen Abedini, të largohet duke i marrë çelsat e mjetit të tij.

Pas një përleshje fizike midis të dyve dhe ndërsa të pandehurit Renato Milloshi i bie pistoleta në tokë, shtetasi Marenglen Abedini drejtohet për në mjetin e tij, me qëllim që ti merrte çelsat e tij, ku tashmë atje ndodhej e pandehura Sesilia Egra, pikërisht kjo e fundit ka marrë armën sportive të pandehurit Renato Milloshi dhe duke ja drejtuar atë shtetasit Marenglen Abedini me armën në pozicion qitje e ka kërcënuar atë me shprehjet “…Largohu… largohu…!”.

Pas kësaj ngjarje të dy të pandehurit Sesilia Egra dhe i pandehuri Renato Milloshi,janë larguar ndërsa në vend ngjarje kanë mbërritur forcat policore ku midis veprimeve të para hetimore dhe proçeduriale, kanë konstatuar të hedhur në tokë pistoletën me mbishkrimin “Erma” së bashku me 4 fishekë të cilën e kanë sekuestruar.



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
Foto/ Këta janë vrasësit e Elton Çiçës, persona shumë të rrezikshëm

Intervista/ Kur djali i Hysni Milloshit akuzonte Policinë për inskenim

Videoja që po çmend Greqinë, seks në ballkon

Videoja që po çmend Greqinë, seks në ballkon

Foto/ Grabisin banesën, por ja kë gjeti policia në shtëpinë e hajdutëve

Foto/ Grabisin banesën, por ja kë gjeti policia në shtëpinë e hajdutëve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com