Ndini Tavani mban aktualisht detyrën e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe Prokuror në Njësinë AntiKorrupsion në Tiranë
Ai ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo. Konkretisht Prokurori Tavani është marrë me hetimin e veprimtarisë së punës së Bankës Credins ku ishte aksioner Santo si edhe transaksionet që janë bërë nga kjo bankë.
Po kështu ai ka qenë prokuror edhe në çështjen e Bankës së Shqipërisë.
Vetëm disa muaj më parë Prokurori Ndini Tavani u bë protagonist me anë të një statusi në profilin e tij në fb ku akuzonte policinë për gjobëvenie të padrejtë, ku pasi kishte parkuar makinën për të çuar fëmijën në shkollë ishte ndëshkuar me gjobë.