Xhevahir Brasha, 42 vjeç u gjet mbrëmjen e sotme i qëlluar me armë zjarri në Mbikalimin e Fllakës në Durrës, pranë shtëpisë nga persona të paidentifikuar që i kishin bërë pritë.
Familjarët e gjetën buzë një kanali pa shenja jetë dhe e dërguan menjëherë në Spitalin e Durrësit, por pa mundur të mbijetojë.
Madje, ai ati i tij ra pa ndjenja dhe u shtrua në Spitalin e Durrësit. Familjarët tregojnë se, 42vjeçari sapo ishte kthyer nga Londra. Babai i tre fëmijëve rezulton se ka lindur në Has të Kukësit dhe është banues në Xhavzotaj të Durrësit.
Në momenti që e transportuan për në spital, familjarët kanë dhënë emrin Agim Caka, ndërkohë që policia e njeh me emrin Xhevahir Brasha