Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Kush është Boris Johnson, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar

2019/07/23 at 4:09 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Profil/ Kush është Boris Johnson, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar

Në një moment të paqëndrueshëm dhe të pasigurt për politikën Britanike, ekonominë dhe se çfarë pozicioni do të ketë vendi në arenën globale, Partia Konservatore zgjodhi një lider i cili njihet për refuzimin të pothuajse çfarëdo lloj norme.


Boris Johnson, u shpall fitues në garën për kreun e Partisë Konservatore me 66% të votave, çka do të thotë se ai tashmë do të jetë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

Politikani i njohur për flokët biond dhe karakterin anti-konformist erdhi në krye të Downing Street, pas dy viteve si Sekretar i Jashtëm të cilat shërbyen si një ringjallje e karrierës së tij politike, pas humbjes që pësoi në 2016 pikërisht për pozicionin që fitoi sot. Përpara kësaj dy mandatet në postin e kryebashkiakut të Londrës, i pari (dhe i vetmi) Konservator që fitonte këtë pozicion në kryeqytetin e majtë Britanik, si edhe karriera në Parlament dhe gazetari përpara saj kontribuuan në për ta sjellë atë në ditën e sotme.

Ai shpesh herë ka dalë kundër lidershipit të partisë së tij dhe çdo herë është fuqizuar akoma më shumë. Një politikan që nuk ka pranuar “prangat” të cilat kufizojnë sjelljen kur je në pozicione të tilla. Personaliteti i tij i dha njëfarë autonomie në një parti e cila u mbështet tek ai për të mos u shpërbërë si rezultat i një politike, Brexit, të cilën vetë Johnson e formësoi dhe bëri realitet.

Alexander Boris de Pfaffel Johnson lindi më 19 Qershor 1964 në New York dhe në familjen e tij ende njihet si Al. Në 14 vitet e para të jetës ai u zhvendos 32 herë përgjatë dy kontinenteve ndërsa babai i tij ndiqte një karrierë të gjerë në disa fusha të jetës. Megjithatë ajo që do të ishte sprova më e madhe për Al, madje më e madhe se bashkia e Londrës ose kreu i Konservatorëve,  ishte momenti kur mamaja e tij duhet të largohej nga familja në Bruksel, për tu zhvendosur në një spital psikiatrik në Britani.

Boris studioi klasikët në Oksford përpara se të niste një karrierë tepër të suksesshme, por edhe kontroverse, në gazetari. Si fillim ai e nisi tek prestigjiozja The Times por më pas u pushua dhe u zhvendos tek rivalët e tyre The Daily Telegraph. Aty u bë gazetari i preferuar i Margaret Thatcher si korrespondenti kryesor i gazetës në Bruksel, nga ku ndihmonte Partinë Konservatore me informacione dhe histori shpesh herë të dyshimta për burokratët e BE që përpiqeshin të ndikonin në sovranitetin e Britanisë.

Pas kësaj ai u bë kryeredaktor i TheSpectator, gazeta kryesore e konservatorëve në Britani. Këtë pozicion ai e mbajti edhe pasi u zgjodh anëtar i Parlamentit, duke u bërë kështu një personazh shumë i njohur dhe i komentuar në media, kryesisht për performancat e tij të famshme në spektaklin satirik të BBC, Have I Got News for You.

Johnson-it iu dha një punë ministrore në hije nga kreu i partisë Michael Howard. Por ai u shkarkua pasi gënjeu për një lidhje me kolegun e tij në TheSpectator Petronella Wyatt. Por prapë arriti të fitonte dy herë garën në bashkinë e Londrës dhe pastaj drejtoi fushatën e Brexit kundër mikut të tij të vjetër David Cameron.

Boris Johnson ishte figura qendrore që shkaktoi dorëheqjen e Thersa May dhe më në fund kjo i dha shansin “e artë” për të arritur atë që miqtë dhe familja e tij e quajnë “ëndërr që kur ishte në gjimnaz”.

Pavarësisht dekadave në sytë e publikut si një nga disa figurat politike britanike më të njohura ndërkombëtarisht, Boris Johnson është ende shumë më i njohur se sa i kuptuar nga pjesa më e madhe e njerëzve.

Prej tij tashmë pritet shumë, duke filluar që nga menaxhimi i Brexit, një politikë të cilën ai vetë e ngriti në piedestal dhe që padyshim do të ketë efekte që do ta ndryshojnë përgjithmonë historinë e Europës. /Opinion.al

Etiketa: boris johnsonkryeministermbreteri bashkuar


Ju sugjerojmë

Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të armëpushimit
Bota

Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të armëpushimit

30 Korrik, 2025 9:01 am
Tërmeti i fuqishëm në Oqeanin Paqësor, Japonia evakuon 1.9 mln banorë
Bota

Tërmeti i fuqishëm në Oqeanin Paqësor, Japonia evakuon 1.9 mln banorë

30 Korrik, 2025 8:59 am
Rusia: Tërmeti në Gadishullin Kamchatka më i forti që nga viti 1952
Bota

Rusia: Tërmeti në Gadishullin Kamchatka më i forti që nga viti 1952

30 Korrik, 2025 8:58 am
Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë
Bota

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë

30 Korrik, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 korrik 2025

30 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 30 korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

30 Korrik, 2025 8:10 am
Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Rajoni

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

29 Korrik, 2025 10:56 pm
Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
Bota

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

29 Korrik, 2025 10:52 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

29 Korrik, 2025 10:28 pm
Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Para

Rama: 30 qershori u zhvillua falë SHBA dhe BE, tani është sfida jonë

Ismail Kadare i nominuar për çmimin prestigjioz në Amerikë

Ismail Kadare i nominuar për çmimin prestigjioz në Amerikë

Fëmijët nën 14-vjeç ndalohen të hyjnë në qendra interneti

Fëmijët nën 14-vjeç ndalohen të hyjnë në qendra interneti
















TE FUNDIT

Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të armëpushimit

Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të armëpushimit
30 Korrik, 2025

Tailanda ka akuzuar Kamboxhian për një "shkelje flagrante" të marrëveshjes së armëpushimit për t'i dhënë fund luftimeve ndërkufitare. Sipas autoriteteve...

Lexo më shumë

Tërmeti i fuqishëm në Oqeanin Paqësor, Japonia evakuon 1.9 mln banorë

Tërmeti i fuqishëm në Oqeanin Paqësor, Japonia evakuon 1.9 mln banorë
30 Korrik, 2025

Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë....

Lexo më shumë

Rusia: Tërmeti në Gadishullin Kamchatka më i forti që nga viti 1952

Rusia: Tërmeti në Gadishullin Kamchatka më i forti që nga viti 1952
30 Korrik, 2025

Tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit zonën pranë brigjeve të Oqeanit Paqësor ishte më i forti i...

Lexo më shumë

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë
30 Korrik, 2025

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 i shkallës Rihter goditi Gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë, të mërkurën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com