Policia ka zbardhur disa detaje të reja në lidhje me vrasjen mes dy vëllezërve Kallari në Valias të Tiranës.
Autori është Afrim Kallari, i moshës 37 vjeç.
Ky i fundit, vrau sot me armë gjahu vëllanë e tij dhe plagosi lehtë nënën.
Viktima është vëllai më i vogël i tij, Ermir Kallari, i moshës 36 vjeç.
Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se prej vitesh Afrim Kallari është punonjës në njësinë zjarrfikëse në kryeqytet, përkatësisht në zonën e Kombinatit.
Po nga i njëjti burim, mësohet se Kallari ka patur konflikte pronësie me vëllanë, të cilin e qëlloi me armë zjarri.
Pas vrasjes, ai është vetëdorëzuar në Polici dhe ka pranuar krimin.