Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Hamalli i varfër nga Gjilani që komandon shqiptarët e ISIS

2016/11/25 at 8:57 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Profil/ Hamalli i varfër nga Gjilani që komandon shqiptarët e ISIS

Ishte shumë i varfër dhe hamall në Gjilan. Tashmë është komandant i shqiptarëve në ISIS. Terroristi me gisht lart duke kërcënuar në foton e njohur tashmë ndërkombëtarisht është Ridvan Haqifi.


Ai është lindur në fshatin Bukovik më 4 korrik të vitit 1990. Vjen prej një familje shumë të varfër. Rrëfimet e njerëzve që e njihnin atë flasin se përveç punës si imam ka kryer edhe punën e hamallit në tregun e Gjilanit, për të plotësuar nevojat financiare të familjes. Kështu tregojnë bashkëfshatarët e tij që e njohin nga vegjëlia.

Komandanti Haqifi është në lidhje familjare me Naim Aliun, (nip i tij) aktualisht Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Gjilan. Por, në kohën kur Haqifi u radikalizua ai ishte në pozitën e ligjëruesit kryesor në rrethin e Gjilanit.

Ridvani posedon dije islamike sepse edhe ishte nxënës i medresesë “Alaud-din”- Dega në Gjilan, që është shkollë publike e financuar nga financat publike, por e mbështetur me fonde edhe nga BIK. Gjithsesi e kontrolluar apo e rregulluar komplet sipas korrikulumit dhe planit arsimor nga BIK-u.

Sipas të dhënave që posedon “Gazeta Metro”, Haqifi që tani është drejtuesi i shqiptarëve në ISIS ishte radikalizuar nga Zeqirja Qazimi, tani një imam i dënuar me 10 vite burg për rekrutim të terroristëve.

Qazimi e kishte “talebe” Haqifin, siç e cilësojnë islamikët, e që në shqip i bie si “nxënës personal”. Po ashtu dihet se Haqifi pas orëve të mësimit në Medrese shkonte për mësime shtesë te Imami Zeqirja Qazimi, në xhaminë e që e udhëhiqte në Gjilan. Aty dhe ka mbajtur ligjërata, prej të cilave një sërë prej tyre gjinden edhe në linqe të ndryshme të postuara nga ky grup  në youtube, e ku shihet duke mbajtur ligjëratatë në zyrën personale të Imam Qazimit tashmë të dënuar.

Ajo çka është arritur të dihet nga stafi i “Gazeta Metro” është se Haqifi e zëvendësoi terroristin e famshëm, Lavdrim Muhaxheri në Komandën e ISIS në fundin e viti 2014. Sipas njohësve dhe studiuesve të funksionimit të kësaj strukture terroriste të bazuar në dogmë fanatike islamiste, edhe zëvendësimi i tij është bërë ‘në parimin e islamit’ – më të dijëshmit udhëheqin, madje edhe në ‘namaz’ (lutje). Derisa edhe xhihadi konsiderohet ‘ibadet’ (mënyrë adhurimi) dhe si rregull i tillë, solli Haqifin në krye të xhematit të shqiptarëve në ISIS. Pasi që ai gëzon dije më të mëdha fetare sesa Lavdrim Muhaxheri.

Aktualisht, analizat mbi përgjimet e reja të interceptuara nga Shërbimi i Intelegjencës Izraelite “MOSAD” për sulmin e mundshëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael, nënvizohet se Lavdrim Muhaxheri e Ridvan Haqifi udhëzonin njerëz për të bërë sulme, e që po ashtu kanë nxjerrë edhe faktin që Haqifi mund të jetë ngritur në detyrë.

Përgjimet lënë të kuptohet se tash Haqifi është pjesë e shërbimit sekret të Shtetit Islamik, i quajtur ‘Emnija’ (siguri), që besohet se e ka kryesuar zëdhënësi i ISIS-it, Abu Muhammad al-Adnani, i cili është vrarë gjatë një sulmi ajror ne fund te muajit gusht të këtij viti.

Por tashmë ende nuk dihet pasardhësi i tij dhe kryesuesi i ‘Emnija’ së ISIS.

Ky shërbim sekret terrorist, brenda vetës ka edhe departamentin e jashtëm, ku dyshohet se tashmë është aktivizuar Haqifi, e që po ashtu shton dyshimet se ai mund të ketë koordinuar edhe ndihmuar sulmet e fundit në Belgjikë dhe Francë./Metro/

 



Ju sugjerojmë

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
Bota

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

12 Qershor, 2025 4:51 pm
BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme
Aktualitet

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

12 Qershor, 2025 4:41 pm
Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon
Kryesore

Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

12 Qershor, 2025 4:36 pm
Bashkia cakton plazhet publike në Durrës
Aktualitet

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

12 Qershor, 2025 4:10 pm
26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…
Aktualitet

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…

12 Qershor, 2025 3:47 pm
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

I rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama: Gjyqtarja nën nivelin logjik të një 12-vjeçari

12 Qershor, 2025 3:35 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

12 Qershor, 2025 3:04 pm
Mandati i Olta Xhaçkës/ Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim
Aktualitet

Deklaratat e politikanëve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme!

12 Qershor, 2025 2:49 pm
Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..
Aktualitet

Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..

12 Qershor, 2025 2:48 pm
ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset
Rajoni

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset

12 Qershor, 2025 2:37 pm
Para
Raporti/ Thaçi: BE-ja ka dështuar ta trajtojë Kosovën në mënyrë të barabartë

Reforma e Thaçit, e dështuar pa opozitën

Natë terrori në shtëpinë e të moshuarve

Natë terrori në shtëpinë e të moshuarve

Çrregullimi i motit ndërlidhet me lumturinë tonë !!

Parashikimi i motit për sot, 25 nëntor 2016
















TE FUNDIT

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
12 Qershor, 2025

Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka miratuar një rezolutë që shpall zyrtarisht Iranin në mospërputhje...

Lexo më shumë

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme
12 Qershor, 2025

Së fundmi, një portal lajmesh publikoi një artikull të pasaktë dhe tendencioz, i cili u shpërnda më vonë nga disa...

Lexo më shumë

Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon
12 Qershor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë në Ahmedabad, ku një avion me 242 pasagjerë në bord u rrëzua...

Lexo më shumë

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës
12 Qershor, 2025

Pas një rritjeje të dukshme të frekuentimit të bregdetit nga turistët, autoritetet vendore kanë ndërmarrë hapa konkretë për përgatitjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com