Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni

2025/06/01 at 10:56 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni

Garë e fortë në zgjedhjet e balotazhit në Poloni mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit të krahut të djathtë, Karol Nawrocki. Rezultati është vendimtar për të ardhmen e Polonisë në BE.


Rafal Trzaskowski apo Karol Nawrocki? Proevropiani apo skeptiku? Në balotazhin e së dielës, (01.06) për zgjedhjet presidenciale në Poloni votojnë edhe polakët në Gjermani. Preferencat e tyre janë të ndryshme nga bashkatdhetarët në vendlindje.

Takuam Ewan, e cila rregullisht e ka dhënë votën e saj kur janë zhvilluar zgjedhje në Poloni. Edhe pse jeton në Gjermani për 40 vjet dhe ka pasaportë gjermane, ajo gjithmonë voton. Fillimisht në Gjermani erdhi si refugjate politike, po Ewa ende ka të afërm në vendin e saj të origjinës. Në Poloni ajo ndihmoi madje në një fushatë për demokracinë dhe sundimin e ligjit atje nga viti 2015 deri në vitin 2023, kur partia konservatore kombëtare PiS sundonte vendin.

Rreth dy milionë njerëz me rrënjë polake jetojnë në Gjermani, mbi 850,000 prej tyre kanë vetëm pasaportë polake. Kushdo që ka shtetësi polake ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhje në Poloni – por vetëm rreth 80,000 nga “polakët gjermanë” e ushtruan këtë të drejtë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë.

Që të munden të votojnë qytetarët polakë që banojnë në Gjermani duhet të regjistrohen në një listë në konsullatë. Kjo kërkon një kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme polake, të cilën shumë emigrantë polakë në Gjermani nuk e kanë më. Edhe distancat e gjata deri te qendrat e votimit kanë efekt pengues: Gjithsej ka 54 qendra votimi në qytete të mëdha gjermane si Hamburgu, Berlini, Këlni, Mynihu dhe Dortmundi. Për shumë polakë që jetojnë në Gjermani, udhëtimi për në qendrën e votimit mund të jetë 200 kilometra larg ose më shumë. Nuk ka votim me postë.

“Vota është një detyrë për mua, të cilën e përmbush me kënaqësi”, shprehet Ewa. Kjo është arsyeja pse ajo po merr pjesë edhe në zgjedhjet presidenciale të këtij viti – si mbi 112,000 polako-gjermanë që u regjistruan në listat zgjedhore deri të martën në mbrëmje (27 maj 2025). Një e katërta më shumë se në raundin e parë të votimit. E më shumë se kurrë më parë.

Nawrocki në vendin e tretë

Rezultatet e raundit të parë të votimit tregojnë qartë: polakët në Gjermani votojnë ndryshe nga bashkëqytetarët në vendlindje. Rafal Trzaskowski, liberal dhe pro-evropian, doli i pari në të dy votimet – në Gjermani me 40.6 përqind krahasuar me 31.6 përqind të votave që arriti në Poloni. Ndërsa në Poloni, nacional-konservatori Karol Nawrocki doli i dyti, në Gjermani këtë vend e zuri ekstremisti i krahut të djathtë Slawomir Mentzen, pra vendin e dytë me 18.8 përqind.

Nawrocki u rendit i treti në Gjermani me vetëm 14.5 përqind – në Poloni numri i votave ishte më shumë se dyfish më i lartë, 29.5 përqind. Nëse preferencat e polakëve që jetojnë në Gjermani do të kishin qenë vendimtare në raundin e parë të votimit, kandidati nacionakonservator nuk do të ishte pjesë e zgjedhjeve të balotazhit.

Fitorja e Trzaskoskit nuk ishte e papritur. Që pesë vjet më parë, kryetari aktual i bashkisë së kryeqytetit polak, Varshavës, fitoi zgjedhjet e balotazhit në Gjermani me mbi 70 përqind kundër presidentit në detyrë, konservatorit kombëtar Andrzej Duda. Por megjithatë, në Poloni i humbi zgjedhjet.

Habi shkaktoi vendi i dytë për Mentzen, i cili përfundoi i treti në Poloni në raundin e parë. Në përgjithësi, kandidatët ekstremistë të krahut të djathtë në Gjermani arritën një rezultat shumë të mirë. Në Gjermani, 28 përqind e votuesve votuan për Mentzenin dhe antisemitistin dhe antievropianin Grzegorz Braun, ndërsa në Poloni, 22 përqind.

Mentzen i partisë libertariane të krahut të djathtë ekstrem, Konfederacja, është në Parlamentin Europian në një grup me AfD-në. Kurse Braun sapo humbi imunitetin si eurodeputet sepse shuajti qirinjtë e Hanukkah në parlamentin polak, Sejm, dhe sulmoi një grua që u përpoq ta ndalonte.

Lodhje nga sistemi dypartiak

“Unë vendosa për Braun”, u shpreh Damian [emri i ndryshuar, red.]. Ai vjen nga Polonia veriore dhe ka punuar si punëtor ndërtimi në Gjermani për vite me radhë. Kohën e lirë në Berlin Damian e kalon në një diskotekë polake. “Braun e vlerëson historinë polake, ai kultivon të qenurit polak. Liberalëve nuk u intereson kjo”, shpjegon Damian. «Ata duan të shfaqen si evropianë, aq sa do të na nënshtrojnë tek Brukseli», ka frikë Damian. Për ta parandaluar këtë, mendon, se duhet të marrë pjesë “padyshim” në zgjedhje.

As Piotri nuk mund ta imagjinojë veten të mos e përmbushë detyrën si qytetar. “Katoliku i devotshëm”, siç e quan veten, ka një punë të paguar mirë në Gjermani, ku jeton prej gati 40 vitesh. Fëmijët, të cilët kanë lindur në Gjermani, votojnë vetëm në zgjedhjet gjermane, ndërsa Piotr merr pjesë si në zgjedhjet gjermane ashtu edhe në ato polake. “Unë votova për Mentzenin,” zbulon ai. “Ai është inteligjent, e njeh ekonominë dhe më e rëndësishmja – nuk ka të bëjë fare me sistemin aktual.”

Me sa duket ky “sistem” ka rëndësi për shumë polakë gjermanë, beson politologia Agnieszka Lada-Konefal: “Votuesit që mbështesin Braun dhe Mentzen nuk mund të përshkruhen thjesht si anti-evropianë ose anti-semitë”, thotë zëvendësdrejtoresha e Institutit Gjerman-Polak në Darmstadt. “Mbi të gjitha, ata janë ‘kundër-sistemit’, duke mos dashur as Trzaskowski-n dhe as Nawrocki-n sepse, për ta, ata përfaqësojnë sistemin dypartiak që ka ekzistuar prej vitesh. Ata emigruan sepse ndiheshin të disavantazhuar nga ky sistem – dhe nuk duan të kthehen për sa kohë që ai ende ekziston. Ata duan dikë të ri.”

“AfD-ja jonë”

“Ata thjesht votojnë kundër”, shprehet Ewa për votuesit ekstremistë të krahut të djathtë. “Jetojnë këtu në Gjermani, e shohin se si zgjidhet AfD-ja këtu. Dhe pastaj mendojnë: Pse të mos votojmë edhe ne për ‘AfD-në tonë’?” Ewa voton ndryshe. Në vitet e fundit, ajo ka votuar për Trzaskowski-n dhe partinë e kryeministrit në detyrë Donald Tusk, Platformën Qytetare (PO). Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ajo votoi për kandidaten e partisë së Majtës së Re sepse ajo mbron të drejtat e grave. Kjo ishte, siç thotë ajo, “vota e zemrës”.

Çdo votë mund të jetë vendimtare

Përpara kishës polake në Berlin takojmë një tjetër Ewa, rrugës për në kishë. “Të gjithë miqtë e mi polakë janë dakord”, qesh ajo. “Vetëm Rafal Trzaskowski, kush tjetër?” Nuk vendos religjioziteti. “

Shumica e polakëve në Gjermani janë progresivë, kozmopolitë dhe pro-evropianë”, thekson politologia Lada-Konefal. “Për këta njerëz, Trzaskowski është kandidati që do të sigurojë që edhe Polonia të zhvillohet në këtë drejtim.” Sipas sondazheve të javës para balotazhit të dy kandidatët janë në garë kokë më kokë. Pra, çdo votë mund të jetë vendimtare. Për shumë polakë, përfshirë ata në Gjermani, më 1 qershor nuk bëhet më fjalë për atë se kë duan, por për atë se kë nuk duan. Sipas tyre, ata zgjedhin “të keqen më të vogël”.

Edhe Dana mendon kështu. Ajo erdhi në Berlin sepse komuniteti LGBT në Poloni sulmohej gjithnjë e më shumë nën qeverinë e PiS. “Në raundin e parë, votova për kandidatin e krahut të majtë, sepse vetëm e majta i merr seriozisht njerëzit si ne dhe na mbron. Të dielën, do të votoj për Trzaskowski sepse ai është më pak i keq se Nawrocki.” Dana i zgjedh fjalët me kujdes: “Për ne queerët, zgjedhjet vështirë se sjellin ndonjë gjë të mirë gjithsesi”, thotë ajo me dorëzim. Por Dana e ka gjithashtu të qartë se një president i PiS do t’i sillte të këqija komunitetit të saj.

Edhe Piotr, i cili në fakt do të donte ta shihte ekstremistin e krahut të djathtë Mentzen si president, do të zgjedhë, sipas tij “të keqen më të vogël”. “Jo Trzaskowski! Pikëpamjet e tij ndryshojnë shumë shpesh. Ndonjëherë është katolik, pastaj mbështet lëvizjen LGBT. Ndonjëherë shfaqet me flamurin polak, pastaj me flamurin e BE-së, madje edhe me ngjyrat e ylberit. Nuk mund ta kuptoj këtë”, shpjegon polaku gjerman. “Vota ime shkon për Nawrocki-n.”/DW



Ju sugjerojmë

Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova
Aktualitet

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

15 Korrik, 2025 1:22 pm
1.32 mln vizitorë të huaj në qershor/Rama: Përgjegjësi e shtuar për monitorimin e…
Aktualitet

1.32 mln vizitorë të huaj në qershor/Rama: Përgjegjësi e shtuar për monitorimin e…

15 Korrik, 2025 1:21 pm
Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari
Aktualitet

Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari

15 Korrik, 2025 1:05 pm
Agjencitë turistike kanadeze: Shqipëria, bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur
Aktualitet

Agjencitë turistike kanadeze: Shqipëria, bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur

15 Korrik, 2025 12:52 pm
Fier/Donin të digjnin mbeturinat por flakët u përhapën në pyje,procedohen 3 qytetarë
Aktualitet

Fier/Donin të digjnin mbeturinat por flakët u përhapën në pyje,procedohen 3 qytetarë

15 Korrik, 2025 12:49 pm
Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç
Aktualitet

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç

15 Korrik, 2025 12:22 pm
Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës
Bota

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës

15 Korrik, 2025 12:07 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje/ 47 dështime radhazi

15 Korrik, 2025 12:01 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

15 Korrik, 2025 11:53 am
“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës
Aktualitet

“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës

15 Korrik, 2025 11:51 am
Para
E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian

Qarkullonte me një automjet të vjedhur, arrestohet 32 vjeçari i shpallur në kërkim

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit
















TE FUNDIT

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova
15 Korrik, 2025

Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e djeshme, pranë një plazhi në Dhërmi. Uniformat blu njoftojnë se i...

Lexo më shumë

1.32 mln vizitorë të huaj në qershor/Rama: Përgjegjësi e shtuar për monitorimin e…

1.32 mln vizitorë të huaj në qershor/Rama: Përgjegjësi e shtuar për monitorimin e…
15 Korrik, 2025

4.76 milionë turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë 6 muajt e parë të këtij viti. Kështu shkruan kryeministri Rama,...

Lexo më shumë

Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari

Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari
15 Korrik, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi shiste doza kanabisi, në zonat bregdetare të Shëngjinit. Gjatë kontrollit...

Lexo më shumë

Agjencitë turistike kanadeze: Shqipëria, bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur

Agjencitë turistike kanadeze: Shqipëria, bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur
15 Korrik, 2025

Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com