Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive konfirmon se shumë shpejt vaksina kundër virusit Zika do të jetë gati për t’u injektuar mbi popullatën e cila është e prekur.
Mjekët thanë se fillimi i testimit të kësaj vaksine do të fillojë në muajin shtator dhe dyshohet se deri në fund të vitit do të jetë i gatshëm.
Doktori Anthony Fauci tha se fillimisht kjo vaksinë do tu injektohet rreth 100 amerikanëve të cilët janë infektuar nga virusi Zika.