Kryeministri Edi Rama, pritet të zhvillojë në datat 6 dhe 7 korrik një tur në Ballkan, ku edhe do të zhvillojë takime me krerët e shteteve të këtij rajoni.
Këto takime do të zhvillohen në kuadër të procesit të Berlinit dhe të ardhmes së “Ballkanit të Hapur”. Sipas informacioneve, Rama do të ndalojë në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë.
Më herët kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat, deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer misionin për të cilin lindi. Sipas tij, tashmë vendet e Ballkanit duhet të fokusohen tek Procesi i Berlinit./Opinion.al