Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Procesi hetimor ndaj Trump do të transmetohet në televizion

2019/11/12 at 7:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Procesi hetimor ndaj Trump do të transmetohet në televizion

Ligjvënësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve po e bëjnë publik procesin për hetimet kundër Presidentit Donald Trump, ndërsa të mërkurën fillojnë seancat dëgjimore që do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion. Seancat dëgjimore publike po vënë në shënjestër zotin Trump, duke e akuzuar për abuzim të pushtetit për përfitime politike personale.

Deri tani, procesi hetimor është kryer pas dyerve të mbyllura, me të dhëna të publikuara në formën e transkriptimeve dhe raporteve mediatike. Profesori i shkencave politike dhe të komunikimit Leonard Steinhorn me Universitetin Amerikan, thotë se seancat dëgjimore do të tërheqin vëmendjen e shumë amerikanëve.

“Njerëzit do të ndjekin seancat në televizor sepse duan të dinë se çfarë po flitet dhe çfarë po ndodh në vend. Mendoj se do të tërheqë vëmendjen në masë të madhe të popullit amerikan.”

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve po shqyrtojnë nëse zoti Trump shkeli betimin duke i kërkuar Ukrainës që të hetojë rivalin e tij politik, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter, ndërsa u bllokua ndihma ushtarake për Ukrainën, një vend aleat evropian. Për javë të tëra Presidenti Trump ka mohuar se telefonata e tij në korrik me presidentin e Ukrainës mund të cilësohej si kushtëzim për dhënien e ndihmës ushtarake në shkëmbim të hetimeve për zotin Biden dhe djalin e tij.

Ndër dëshmitarët e parë këtë javë do të jenë tre diplomatë të Departamentit të Shtetit që kanë dhënë dëshmi që vërtetojnë veprimet e qeverisë. Republikanët duan të dëgjojnë nga të tjerët, përfshi zotin Hunter Biden dhe individin anonim që nxiti hetimet. Nga ana tjetër, demokratët nuk ka gjasa që të bien dakord./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre
Bota

Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre

27 Janar, 2026 3:41 pm
Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit
Kronikë

Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit

27 Janar, 2026 3:40 pm
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

27 Janar, 2026 3:35 pm
Ngrin Amerika, digjet Australia/ Temperatura arrijnë rekordin 48 gradë celsius
Bota

Ngrin Amerika, digjet Australia/ Temperatura arrijnë rekordin 48 gradë celsius

27 Janar, 2026 3:08 pm
Protesta, Gjekmarkaj: Policia e mbushur me patronazhistë, u ushtrua dhunë
Politikë

Protesta, Gjekmarkaj: Policia e mbushur me patronazhistë, u ushtrua dhunë

27 Janar, 2026 2:41 pm
Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze
Bota

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze

27 Janar, 2026 2:08 pm
Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore
Politikë

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore

27 Janar, 2026 2:05 pm
Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili
Bota

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

27 Janar, 2026 2:00 pm
Moti i keq, 34 viktima në SHBA
Bota

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

27 Janar, 2026 1:52 pm
Para
Gjermania arreston tre mbështetës të ISIS

Gjermania arreston tre mbështetës të ISIS

Dëshironi të krijoni familje? Mos shpresoni shumë te këto 3 shenja horoskopi

Cilat janë fiksimet e çuditshme të shenjave të horoskopit

Gjykata e Lartë/ Kush janë tre kandidatët që do të dalin nesër para KLGJ

Gjykata e Lartë/ Kush janë tre kandidatët që do të dalin nesër para KLGJ

TE FUNDIT

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
27 Janar, 2026

Akti i Gjykatës së Romës, seksioni XIV i falimentimit daton më 29 janar 2025: shpall mbylljen e falimentimit të “Atelier...

Lexo më shumë

Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre

Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre
27 Janar, 2026

6 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur pasi një aksidenti të rëndë në Timis të Rumanisë....

Lexo më shumë

Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit

Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit
27 Janar, 2026

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 protestues që dyshohet se në protestën e 24...

Lexo më shumë

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
27 Janar, 2026

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, kryetari i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com