Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Procedura, ja si të rrisni masën e pensionit

2018/10/01 at 6:04 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 6 min
A A
Po plakemi! Çereku i shqiptarëve do t’i përkasim moshës së tretë

Jo pak të moshuar shfaqin pakënaqësi në lidhje me pagesën që iu takon, në momentin që merret vendimi lidhur me masën e pensionit të pleqërisë.


Por ka ende disa mënyra për të rritur masën e pensionit, apo edhe për të plotësuar vitet e munguara për të përfituar pension.

Të gjithë pensionistët që nuk i kanë plotësuar vitet e përcaktuara të punës me kontribute mund të aplikojnë sigurimin vullnetar në mënyrë që të marrin pension apo masë më të lartë të tij.

“Gazeta Shqiptare” publikon sot kriteret që duhet të përmbushin të interesuarit për këtë lloj sigurimi; ku në skemë përfshihen shtetasit shqiptarë që jetojnë në Shqipëri si dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Gjithashtu, të interesuarit mund të informohen mbi procedurën që duhet të ndjekin për të rritur masën e pensionit duke bërë paraprakisht një kërkesë në portalin qeveritar e-albania si dhe dokumentacionin e plotë që duhet të dorëzojnë të interesuarit.

Rishqyrtimi

Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentacion shtesë, për një masë më të lartë përfitmi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementar të parakohshëm. “Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtimin e përfitimit tuaj (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar).”-theksohet në portalin qeveritar e-albania. Për të patur akses në këtë të fundit, të interesuarit duhet të regjistrohen si qytetar në portal dhe të plotësojnë formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila do të hapet menjëherë pas klikimit të butonit “Përdor” në krah të këtij shërbimi.

Më tej në portal bëhet me dije se numri i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që aplikanti hyn në portal me kredencialet e tij përkatëse. “Me informacionin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave.

Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë. Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.”,-nënvizon e-albania për të gjithë pensionistët që dëshirojnë të aplikojnë për rishqyrtim të masës së pensionit. Ndërkohë të gjithë aplikantët pasi të kenë përdorur këtë shërbim elektronik, duhet të paraqiten në zyrat e agjencive lokale për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar.

Dokumentacioni

Dokumentet e nevojshme për rishqyrtim janë në varësi të objektit të rishqyrtimit. Por aplikantët duhet të kenë parasysh që të dorëzojnë një kopje të kartës së identitetit ose certifikatë personale; një certifikatë familjare; vërtetim për pagat pas vitit 1993; vërtetim nga arshiva e ISSH-së, DRSSH-së për vjetërsi në punë; vërtetim për kontributet si i vetëpunësuar në bujqësi; vërtetim për kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak; vërtetim nga shkolla, kur fëmija është 18 vjeç – 25 vjeç; vërtetim nga Tatim Taksat për pjesëtarët që ka në ngarkim; si dhe një vërtetim nga Zyra e Punës si punëkërkues.

Ndërkohë të interesuarit duhet të dorëzojnë edhe një fotokopje të kontratës me KESH-in; dëshminë e penalitetit për të përndjekurit politikë; vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimit (të përndjekurit politikë); diplomën e shkollës së lartë; fletëdrejtimi për në KMCAP dhe fletëdaljet nga spitali; analiza mjekësore sipas diagnozës; vërtetim identiteti; aktverifikim; vendim gjykate; deklaratë individuale për punësim (e përvitshme) mod. 09; si dhe një deklaratë individuale që nuk është i punësuar (mod. 08).

Gjithashtu pensionistët duhet të paraqesin pranë zyrave përkatëse edhe: vërtetimin e pagës referuese modelar nr.02; vërtetim i pagës mesatare referuese modelar nr.03; vërtetim i viteve të shërbimit modelar nr.03; vërtetim për derdhje të kontributit suplementar nr.08; vërtetim page referuese të përfitimit shtetëror suplementar; vërtetim për periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë; vërtetim për derdhje të kontributit suplementar; vërtetim i pagës referuese; si dhe një vërtetim për periudhën e shërbimit.

Sigurimi vullnetar

Në skemën e sigurimit vullnetar përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; ata që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm; si dhe personat që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore edhe personat që nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi ose në rastet kur individi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.

“Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, është përfitues, sipas rastit, i: pensionit të plotë të pleqërisë; pensionit të pjesshëm të pleqërisë; pensionit të reduktuar të pleqërisë; pensionit të invaliditetit; pensionit të pjesshëm të invaliditetit”,-thekson ISSH.

Ndërkaq në sigurimin vullnetar, sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, bën pjesë edhe pensioni familjar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Nëpërmjet sigurimit vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme që janë: sigurim vullnetar për vitin korent; sigurim vullnetar për periudha të kaluara; sigurim vullnetar për më shumë të ardhura si dhe sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

E-albania

“Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtimin e përfitimit tuaj (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar).”-theksohet në portalin qeveritar e-albania.

Hapat e procedurës

Për të përdorur shërbimin, duhet të regjistroheni si qytetar në portal dhe të plotësoni formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila hapet menjëherë kur klikoni butonin “Përdor” në krah të këtij shërbimi.
Numri juaj i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja.
Me informacionin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave.

Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë.
Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Dokumentet që mund të dorëzohen janë:

Kopje e kartës së identitetit ose certifikatë personale;

Certifikatë familjare;

Vërtetim për pagat pas vitit 1993;

Vërtetim nga arshiva e ISSH-së, DRSSH-së për vjetërsi në punë;

Vërtetim për kontributet si i vetëpunësuar në bujqësi;

Vërtetim për kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak;

Vërtetim nga shkolla, kur fëmija është 18 vjeç – 25 vjeç;

Vërtetim nga Tatim Taksat për pjesëtarët që ka në ngarkim;

Vërtetim nga Zyra e Punës si punëkërkues;

Fotokopje të kontratës me KESH-in;

Dëshmi penaliteti për të përndjekurit politikë;

Vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimit (të përndjekurit politikë);

Diplomën e shkollës së lartë;

Fletëdrejtimi për në KMCAP dhe fletëdaljet nga spitali;

Analiza mjekësore sipas diagnozës;

Vërtetim identiteti;

Aktverifikim

Vendim gjykate;

Deklaratë individuale per punësim (e përvitshme) mod. 09;

Deklaratë individuale që nuk jam i punësuar (mod. 08);

Vërtetim i pagës referuese modelar nr.02;

Vërtetim i pagës mesatare referuese modelar nr.03;

Vërtetim i viteve të shërbimit modelar nr.03;

Vërtetim për derdhje të kontributit suplementar nr.08;

Vërtetim page referuese të përfitimit shtetëror suplementar;

Vërtetim për periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë;

Vërtetim për derdhje të kontributit suplementar;

Vërtetim i pagës referuese;

Vërtetim për periudhën e shërbimit;/GSH.al



Ju sugjerojmë

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
Kryesore

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

13 Korrik, 2025 6:32 pm
Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
Aktualitet

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

13 Korrik, 2025 3:06 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në
Aktualitet

Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në

13 Korrik, 2025 2:01 pm
Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë
Aktualitet

Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë

13 Korrik, 2025 1:44 pm
Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…
Aktualitet

Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…

13 Korrik, 2025 1:33 pm
Para
Tuna i përgjigjet Robert Berishës, ka një mesazh edhe për Norën

Tuna i përgjigjet Robert Berishës, ka një mesazh edhe për Norën

Olimpiada 2026, luftë brenda llojit mes Torinos e Milanos

Olimpiada 2026, luftë brenda llojit mes Torinos e Milanos

Jeni në një lidhje të re? Ja sa herë ju sugjerojnë ekspertët të takoheni me partnerin

Vështirësi për shtatzëni? Bie miti për meshkujt!
















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com