Policia e Fierir ka proceduar penalisht tre persona për ndotjen e lumit Gjanica. Policia njofton se tre të proceduarit, punonjësit të dy kompanish private me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, hodhën mbetje në lumë.
Nga hetimet rezulton se 2 kompanitë ku janë punonjës përgjegjës këtashtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit, pasi kanë shkarkuar aty mbetjet e këtyre lëndëve.
Si rezultat u proceduan penalisht një 34 vjeçar me detyrë drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës në Fier, një 35 vjeçar, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Dekantimit në një kompaninë private në Patos, si edhe një tjetër 61 vjeç, me detyrë drejtor i operacioneve të hidrokarbureve, në një kompani tjetër private.