Kreu i Bashkisë Pogradec Eduard Kapri teksa për News 24, mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj përmbaruesit Florian Beqaraj.
Sipas Kaprit, ai u fut me arrogancë në institucion dhe mori kompetenca që nuk i takojnë.
Kapri thotë se Beqaraj ushtroi presion ndaj personelit dhe drejtorit të ujësjellësit.
“Përfaqësoj qytetarinë, nuk kam ushtruar dhunën. Nuk e di çfarë lidhje ka Florian Beqaraj me çështjen. Ministria e Drejtësisë të marrë masa mbi pseudo-përmbarues”, tha Kapri.