Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Problemet e Canës, ja çfarë e shqetëson prej një viti

2016/06/13 at 7:14 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Problemet e Canës, ja çfarë e shqetëson prej një viti

Sakrifica e kapitenit/ Gjakovari vuan pas një operacioni të shkuar gabim në kohën kur ishte ende nën kontratë me Lacion. Një ngjitje e gabuar në vertebër. De Biazi dhe stafi kuqezi në dijeni prej kohësh, ashtu si edhe klubi i Nantës apo disa miq të afërt. Në verë, vendos mbi karrierën, do të vazhdojë edhe një vit apo do të varë këpucët. Te Marseja e pret nje “skrivani”, si drejtues, por…


E pamë të largohej nga fusha e blertë me kokën ulur, edhe pse një kapiten që ka provuar dështimin, zhgënjimet, lotët, kritikat, por sidomos vështirësitë e ndërrimit të brezave, kur kuqezinjtë ishin skuadra “dyshek” dhe shumë të ashtuquajtura “big” shkelnin mbi “trupin” e tyre, pra duke rregulluar golaverazhin. Kanë ikur ato kohë dhe tani, kuqezinjtë janë një ekip solid, që të imponon respekt dhe që nuk ka mbërritur më kot deri në Francë (të paktën, jo me një dron “bombë” siç na ka akuzuar gjtihmonë Platini).

E gjitha kjo, për gjakovarin është diçka që s’do të harrohet. Sigurisht, me të kuqin e marrë në sfidën hapëse ndaj Zvicrës, duke lënë shokët e ekipit me dhjetë, fajin dhe përgjegjësitë s’mund t’ia heqë askush. i ka ndodhur edhe më të mëdhenjve, nuk duhet të fajësojë veten për këtë gjë. Sigurisht, vetëm ai e di se çfarë ka përjetuar n ë ato momente, por një gabim i tillë s’mund të fshijë 93 ndeshje me Shqipërinë dhe një dashuri për ngjyrat kuqezi.

Prapaskena – E megjithatë, ka një histori që nuk është treguar dhe është mbajtur e fshehur, edhe nga stafi i kombëtares. Por, e vërteta, edhe pse e dhimbshme, është një tjetër: gjatë gjithë kësaj kohe, Lorik Cana ka luajtur me kujdes, në mënyrë që të mos rrezikonte një dëmtim që do ta linte jashtë Europianit. Miqësorja e fundit ndaj Ukrainës e vërtetoi këtë gjë, teksa në pjesën e dytë nuk doli në fushë, pasi në të parën e përplasi keq mesin gjatë një dyluftimi ajëror me një kundërshtar.

E gjitha lidhet me një operacion të kryer kur ishte ende me Lacion dhe nuk kishte prishur kontratën me bardhekaltërit. “Sport Ekspres” ka arritur të zbulojë ekskluzivisht atë që i ndodhi kapitenit të Shqipërisë. Një operacion i shkuar keq, gjatë ngjitjes së vertebrës. Kjo, përgjatë gjithë muajve që nga vera e shkuar, i ka sjellë shqetësime të mëdha. Madje, në Francë, duke rënë dakord edhe me Nantën, skuadra që e mori, kapiteni i kombëtares vendosi që të mos luante në asnjë fushë ku kishte bar sintentik. Pikërisht ky ka qenë edhe motivi që shpesh këto terrene e kanë penalizuar në të shkuarën, pasi menjëherë nis dhimbja e mesit.

Problemi në fjalë, të cilin gjakovari e ka si një gurë të rëndë – a thua se historia e Sizifit të ishte kthyer në realitet – pas krahëve, e ka detyruar që muajt e fundit në Francë të mos aktivizohet me vazhdimësi. Edhe trajneri kuqezi, Xhani de Biazi, ka qenë në dijeni të plotë, ashtu si edhe stafi mjekësor i kombëtares, por ky fakt është mbajtur i fshehur pikërisht për të mos e mërzitur më shumë kapitenin, që gjatë gjithë kësaj kohe ka luajtur me dhimbje të tmerrshme dhe ka rrezikuar jo pak.

Kartoni i kuq ishte si një çlirim, natyrisht, nëse e merr në aspektin pozitiv, për trajnerin Xhani de Biazi, i cili pikërisht ndaj Francës nuk do ta ketë në dispozicion. Edhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Italian tha se kapiteni kuqezi kishte probleme fizike. Pikërisht këto problem që e kanë mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe në tension. E ndërsa tërheqja nga kombëtarja është e sigurtë, së shpejti, do të marrë edhe vendimin tjetër final: të heqë dorë ose jo nga karriera si futbollist. Një “poltron” e pret te Marseja, aty ku drejtuesit i kanë bërë gati një vend në strukturë: si drejtues, ambasador i klubit (roli i Zanetit) apo edhe si drejtor i ekipeve mosha.

Gjithçka në dorën e Canës. Amerika, edhe pse një vend i bukur e mahnitshëm në disa aspekte është zbuluar tashmë, nuk i mbetet asgjë më shumë për t’u parë.. Loriku do të mendohet, do të konsultoet me familjarët dhe do të vendosë.  Shëndeti është diçka e madhe…  E, në këtë pikë, është Lacio ajo që duhet të falënderojë për gjestin e fundit të madh, pra atë që kapiteni kurrë s’e hapi këtë çështje. Sigurisht, gjatë verës, pasi të jetë mbyllur Europiani, mund të bëjë një tjetër tentativë dhe të vendosë për një tjetër ndërhyrje, për të parë nëse gjërat do të përmirsohen.

“Endrra e tij? Drejtues te Olimpik Marseja”

Agim Cana, në një intervistë të dhënë për “Le Journal du Dimanche”, ka konfirmuar atë që “Sport Ekspres” ka publikuar kohë më parë ekskluzivisht në gazetë (ishte dat 25 maj). Pra, që Cana do të kthehet te Marseja, por në rol drejtuesi ose në stol. “Endrra e tim biri është që të bëhet lider në stol i Olimpik Marsejës. Ai do të ndjekë formimin pranë Qendrës së të Drejtës së Ekonomisë dhe Sportit në Limoges, si Zidan”.



Ju sugjerojmë

Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Bota

Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

25 Maj, 2025 10:10 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Fier/ Babë e bir tentuan të vrisnin 58-vjeçarin, arrestohet një prej agresorëve

25 Maj, 2025 10:06 am
Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut
Aktualitet

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

25 Maj, 2025 9:52 am
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

25 Maj, 2025 9:26 am
Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Fier-Lushnjë, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri
Kronikë

Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Fier-Lushnjë, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

25 Maj, 2025 9:14 am
Ronaldo “Fenomeni” shet aksionet te Real Valladolid pas protestave nga tifozët
Sport

Ronaldo “Fenomeni” shet aksionet te Real Valladolid pas protestave nga tifozët

25 Maj, 2025 9:10 am
Rusia vijon sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë
Bota

Rusia vijon sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë

25 Maj, 2025 9:05 am
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Vladimir Putin po tallet me gjithë botën

25 Maj, 2025 9:02 am
KE: Gratë në BE ende paguhen 13% më pak se burrat
Bota

Pse Evropa nuk po i luan të gjitha kartat në ‘luftën’ e tarifave doganore?

25 Maj, 2025 8:44 am
Izraeli vret 9 fëmijët e një doktoreshe në Gaza, 70 viktima në 24 orë
Bota

Izraeli vret 9 fëmijët e një doktoreshe në Gaza, 70 viktima në 24 orë

25 Maj, 2025 8:41 am
Para
Elvis Rroshi thyen rekord, ia kalon dhe kryebashkiakut me 4 emra

Elvis Rroshi thyen rekord, ia kalon dhe kryebashkiakut me 4 emra

Rroshi ‘nuk heq dorë’, nis procedurat për të marrë pafajësi në Itali

Reagon Elvis Rroshi/ Nuk jam kriminel, do dal nga burgu. Këtu do jemi

Dekriminalizimi, zbulohet formulari i Elvis Roshit. A ka qenë i dënuar?

E FUNDIT/ Elvis Rroshi ka një mesazh "troç" për Sali Berishën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
25 Maj, 2025

Teksa vendet rreth Evropës rritin mbrojtjen e tyre mes frikës nga agresioni rus, ministri gjerman i Mbrojtjes ka pranuar se...

Lexo më shumë

Fier/ Babë e bir tentuan të vrisnin 58-vjeçarin, arrestohet një prej agresorëve

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
25 Maj, 2025

Një konflikt ku janë përfshirë disa persona ka ndodhur në fshatin Shtyllas të Fierit. Policia informon se ngjarja ka  ndodhur...

Lexo më shumë

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut
25 Maj, 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe...

Lexo më shumë

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
25 Maj, 2025

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Berat. Mësohet se shpërthimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com