Mbytja e një pushuesi sot në plazhin e Tales në Lezhë ka sjellë në vëmendje edhe njëherë një nga problemet që sjell sezoni veror i plazhit në Shqipëri, siç është mungesa e vrojtuesve të plazhit shumë të domosdoshëm për të shpëtuar jetë. Një detyrim ligjor për çdo subjekt publik dhe jo publik që operon në bregdet, që duhet të trajnojë dhe të punësojë vrojtues të cilët jo vetëm të monitorojnë problemet që mund të shfaqen në det gjatë stinës së plazhit por edhe tu vijë në ndihmë pushuesve, duke filluar nga evakuimi në det, gjetja e fëmijëve të humbur e me radhë. Nëse sot do të kishte pasur një vrojtues në plazhin e Tales, ndoshta me siguri do të kishim pasur një jetë të shpëtuar, por të merret e mirëqenë që ndihma e parë mjekësore ka vonuar.