Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

2024/02/19 at 4:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë firmosjes në Kuvend marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e kampit për pritjen e emigrantëve afrikanë.

Në vendim theksohet se pavarësisht faktit që kampet do të ndërtohen në tokë shqiptare, vendi ynë do të ketë juridiksion territorial mbi to.

“Protokolli për Migracionin nuk ndryshon apo cakton kufij të saj, mban të paprekur elementet e territorit në aspektin fizik. Shteti shqiptar do të ushtrojë të drejtën e vetë brenda territorit ku do të vendosen emigrantët. Autoritetet shqiptare do të ushtrojnë juridiksionin e tyre në aspektet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. Autoritetet shqiptare do të ushtrojnë juridiksionin në rend, siguri, azil dhe shërbimeve për transferimin e trupave në raste vdekjesh. Autoritetet italiane kanë juridiksionin parësor për të shqyrtuar kërkesat për azil të emigrantëve. Edhe autoritetet shqiptare mund të shqyrtojnë kërkesat për azil të emigrantëve pasi është detyrim nga KEDNJ”.

Për sa më sipër, juridiksioni ekstraterritorial i shtetit italian mbi migrantët dhe azilkërkuesit, duke përfshirë mbrojtjen dhe garantimin jo vetëm të të drejtave që lidhen me azilin, por edhe të të drejtave themelore të këtyre personave, ushtrohet për sa kohë që autoritetet italiane kanë kontroll efektiv mbi ta, qëndrim i mbajtur edhe nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (shih dokumentin C/GC/36, datë 03.09.2019 të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara për nenin 6 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike)

Ndërsa lidhur me aspektin juridiksional të territorit, Gjykata Kushtetuese vëren se në tekstin e Protokollit për Migracionin nuk rezulton të ketë ndonjë parashikim sipas të cilit shteti shqiptar heq dorë shprehimisht nga ushtrimi i juridiksionit mbi territorin e tij. Protokolli për Migracionin ka parashikuar kalimin në përdorim të përkohshëm nga shteti shqiptar tek autoritetet shtetërore italiane të dy zonave, në të cilat ato do të ushtrojnë juridiksionin e tyre në aspektet e shërbimeve shëndetësore (neni 4), rendit dhe sigurisë brenda zonave, shërbimeve ushqimore dhe çdo shërbimi tjetër të nevojshëm (neni 6), si dhe procesit të rregullt ligjor për shqyrtimin e kërkesave për azil (neni 9). Ndërsa autoritetet shqiptare ushtrojnë juridiksionin e tyre në aspektet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor që nuk mund të plotësohen nga autoritetet italiane (neni 4), rendit dhe sigurisë së jashtme (neni 6), lehtësimit të procesit të ofrimit të këshillave dhe asistencës për azilkërkuesit, si dhe shërbimeve të nevojshme për transferimin e trupave në rastet e vdekjeve (neni 9). Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson të verifikojë nëse pasja e juridiksionit nga shteti italian në këto dy zona ka të bëjë me territorin e shtetit shqiptar në aspektin juridiksional të tij./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Ministrat e BE-së do të takojnë diplomatët e lartë izraelitë dhe palestinezë

BE zotohet se do ta mbajë Putinin përgjegjës për vdekjen e Navalnyt

Begaj vizitë në Elbasan: Meriton të shndërrohet në qytetin më të vizitueshëm në Shqipëri

Begaj vizitë në Elbasan: Meriton të shndërrohet në qytetin më të vizitueshëm në Shqipëri

Kryeministri Rama nesër vizitë zyrtare në Turqi, do të pritet nga Presidenti Erdogan

Kryeministri Rama nesër vizitë zyrtare në Turqi, do të pritet nga Presidenti Erdogan

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com