Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pro dhe kundër importit të plehrave

2016/07/23 at 11:42 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pro dhe kundër importit të plehrave

Një nismë e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë për lejimin e importit të mbetjeve hapi sërish debatet nëse duhet lënë hyrja e tyre në territorin tonë apo jo. Përballë rrezikut që i kanoset shëndetit të qytetarëve nga futja e lëndëve të rrezikshme, një tjetër sfidë qëndron te vendimmarrësit: falimenti i afro 60 shoqërive që riciklojnë mbetjet vendase, gjë e cila degradon sërish mjedisin dhe sjell pasoja për të gjithë. Por sa është gati Shqipëria për të lejuar këtë import dhe çfarë i kujton industria e riciklimit politikanëve dhe shoqërisë civile?


Vullnet Haka, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Ricikluesve të Shqipërisë është mjaft i zhgënjyer nga keqinterpretimi dhe populizmi që shumë ambientalistë kanë përdorur në emër të shpëtimit të shëndetit publik. Për të qytetarët “harrojnë” se, në fakt, ka qenë kjo industri e cila ka shpëtuar në vite ndotjen e Shqipërisë duke ricikluar mbetjet, duke investuar miliona euro dhe po ashtu duke mbajtur me pagë, edhe pse modeste, shtresat më vunerabël të saj.

Në një intervistë për “Monitor”, Haka thotë se në fakt e gjithë nisma ligjore është keqkuptuar dhe përdorur për interesa të ngushta. Pikësëpari, ricikluesit i kujtojnë të gjithëve rrugën e sigurt të importit të mbetjeve dhe futjen e tyre në territorin shqiptar, në bazë të mekanizmave dhe direktivave që përdor Bashkimi Europian dhe po ashtu ata thonë se po lexohet vetëm njëra anë e ligjit. Industria e riciklimit në Shqipëri kërkon që pushteti vendor të nisë të zbatojë ndarjen e mbetjeve, e cila do të përmbushte 70% të kapacitetit të tyre, ndërsa pjesën tjetër kërkon ta marrë nga jashtë. Pyetja që kjo industri ngre është se si mund të punojë një biznes pa lëndë të parë?

Por shoqëria civile nuk mendon kështu, Aleanca Kundër Importit të Plehrave thotë se po rikthehet i njëjti ligj që ka qenë në vitin 2011, me të njëjtën listë të mbetjeve ku një pjesë ekspertët i cilësojnë të rrezikshme. Elsa Ballauri është aktiviste e shoqërisë civile dhe anëtare e Aleancës Kundër Importit të Plehrave. Ajo thotë se kjo është një lojë që biznesi dhe qeveria po bën në kurriz të qytetarëve, duke përfituar paratë e të ardhurave e ndikuar nga interesa të ngushtë. “Është një ligj i vjetër dhe është një debat që është bërë prej kohësh dhe me qeverinë e parë. Ka pasur një listë me kategoritë e mbetjeve që lejoheshin të hynin në Shqipëri dhe një pjesë e tyre ishte mjaft e rrezikshme, madje një pjesë e tyre shumë e rrezikshme”, thotë ajo.

Një nga nismëtarët e këtij ligji në Kuvend, Ervin Bushati, thotë se i gjithë debati që po bëhet është keqkuptuar, pasi nisma në thelb ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit. “Njeriu bashkëjeton me natyrën. Për ta mbrojtur atë dhe për ta pasur si burim rigjenerimi, duhet që të investojmë në riciklim dhe në strategji të integruar për menaxhimin e mbetjeve që krijon puna dhe ekzistenca jonë. Ndaj na duhet një përqasje ambientaliste dhe funksionale ekonomike për të mbrojtur mjedisin dhe për të jetuar në mirëqenie si shoqëri. Praktikat më të avancuara në Europë i kthejnë në kapital dhe jo barrë mbi mjedisin, mbeturinat e punës dhe zhvillimit të pandalshëm njerëzor”.

Por shoqëria civile e konsideron këtë ligj si një turp politik për qeverinë ‘Rama’, e cila më parë mori vota pasi premtoi shfuqizimin e këtij ligji që tashmë po e rikthen. “Politikisht është turp i kësaj qeverie sepse fitoi shumë vota nga kundërshtimi që i bëri para zgjedhjeve dhe pati kurajën ta largojë që në ditët e para këtë ligj dhe tani vjen e kthen në një kohë ku askush nuk e ka mendjen, pasi kemi një situatë të ndezur dhe me tensione politike. Është zgjedhur kjo periudhë që çështja të mbetet jashtë vëmendjes së publikut”, – thekson Ballauri.

Riciklimi për Ervin Bushatin shpesh keqkuptohet. Ai thotë se është një standard mirëqenie ekonomike dhe tregues ndërgjegjësimi për të gjitha shtresat. “Koncepti i riciklimit është tashmë një standard në të gjitha shtëpitë europiane, por mbetet ende diçka e padëgjuar ose të paktën e pakonsiderueshme në shumicën e mjediseve shqiptare. Po çfarë është realisht riciklimi? Riciklimi është procesi i mbledhjes dhe përpunimit të materialeve, të cilat janë të destinuara për t’u hedhur si mbetje dhe kthimi i tyre në produkte të reja konsumi. ‘Pakëso, ripërdor, riciklo’, është slogani i riciklimit që promovon ndërgjegjësimin e konsumatorëve dhe prodhuesve”, thotë ai.

Aktivistët e AKIP thonë se nuk mbeti zhvillimi i industrisë ricikluese në plehrat e gatshme që merren nga jashtë, por mbledhja e tyre në territorin shqiptar. “Sigurisht që bizneset mendojnë për veten. Ne nuk kemi biznese kaq humane për të parë se cila është e mira publike dhe nuk kemi biznese që të mendojnë jashtë politikave dhe interesave të ngushtë për të fituar. Më e keqja është se interesat e tyre shpesh lidhen me ato të politikanëve dhe pala më e dëmtuar është qytetari. Ne kemi parë shpesh që interesat e politikanëve lidhen me ato të biznesit dhe kjo nuk ka nevojë për më shumë fjalë”, shton Elsa Ballauri.

Bushati tregon se qëllimi i ligjit është të riciklojë mbetjet vendase. “Me miratimin e ligjit ‘Mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve’, objektivat janë që 25% e mbetjeve urbane të riciklohen prej vitit 2015, dhe 50% e tyre të riciklohen në vitin 2020. Nga ana tjetër, ka rreth 15 vjet që BE-ja ka përcaktuar objektivat e riciklimit, duke ecur në drejtim të idesë për një shoqëri të riciklimit përmes një legjislacioni të mirëpërcaktuar”, argumenton ai. “Për këtë është folur shumë herët, por ligji nuk ndryshoi por ai ka mbetur i njëjtë. Një pjesë e plehrave në listë ishin të dyshimta ne duam rishikim të listës, ne duam debat me specialistët që të ndahen përgjegjësitë dhe të ndahen punët. Vërtet duan material për ta ricikluar por me plehrat e Shqipërisë çfarë po ndodh. Lista duhet riparë dhe duhen ekspertët që ta përcaktojnë. Disa ekspertë thonë që nuk ka mbetje të rrezikshme, ne nuk jemi kundër idesë së riciklimit, por më parë duhet të vijnë e ta diskutojnë e jo të depozitojnë një nismë fshehurazi. Kjo lë për të dyshuar!”, përfundon Ballauri. / Monitor



Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
FOTOT e shqiptarëve të vrarë në Mynih

FOTOT e shqiptarëve të vrarë në Mynih

Ky është statusi që i joshi drejt vdekjes fëmijët në Munih (Foto)

Ky është statusi që i joshi drejt vdekjes fëmijët në Munih (Foto)

Policia gjermane: 10 të vrarë, 27 të lënduar

Policia gjermane: 10 të vrarë, 27 të lënduar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com