Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për veprën e shpërdorimit të detyrës për të ashtuquajturën çështja ‘Buka’.
Sipas Prokurorisë ai ka abuzuar me detyrën në privatizimin e fabrikës. Seanca gjyqësore është shtyrë për në 2 shkurt.
Avokatët e Ahmetajt, kërkuan që gjykimi të konsiderohet i pavlefshëm. “Kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme të kthehen aktet për hetim nga SPAK. SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij,”, thanë ata.
Ahmetaj ndodhet prej muajsh në arrati për vepra penal që lidhjen me çështjen e incenatorëve. Pak ditë më parë Ahmetaj humbi dhe mandatin e deputetit, pasi prej gati 6 muajsh nuk u paraqit në Kuvend, ndërsa vendin e tij e zuri Plarent Ndreca.