Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Privatësia është armikja e vërtetë e sistemit

2016/03/12 at 12:23 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Privatësia është armikja e vërtetë e sistemit

Bota virtuale e rrjeteve sociale funksionon vetëm nëse është e filtruar. Gjithmonë nëse nuk kërkohet zhbllokimi i një iPhone. Në atë rast hidhen të gjithë kundër. “A do ia jepje çelësat e shtëpisë atij që ta ka shitur?” thonë ata të Apple. Sigurisht që jo. Por a do i lejoje gjithë qytetit që të hynte e të dilte nga ajo shtëpi përmes vetratave, që shfaqin gjithçka? Në atë pikë, dera e mbyllur mirë shërben vërtetë pak. Por edhe ky është marketing.

Rrjeti, dhe mediat sociale që në mënyrën e tyre po shndërrohen në vetë rrjetin, na kërkon vazhdimisht të formulojmë pyetje. Google ka një dritare ku shkruhet një frazë, kërkohet diçka, dhe pritet përgjigja. Shpesh herë janë vetëm fjalë të reshtuara që shërbejnë për një argument. Të tjera herë janë pyetje që nuk mund të kenë asnjë përgjigje me mend, por mund të gjenerojnë një ide përgjigjeje, e që tashmë është bërë sinonim i zgjidhjes. Përgjigja nuk është një mënyrë për të bashkëbiseduar, por duhet të më zgjidhë problemin. Për këtë arsye, kur pyes Google se në cilën kinema më pranë meje shfaqen filmat që dua të shkoj të shikoj, dhe Google më përgjigjet në mënyrë të saktë, kam zgjidhur një problem. Por nëse e pyes se cili autor e ka shprehur më mirë dashurinë në një poezi, përgjigja është gjithmonë e gabuar, edhe sikur Google të më përgjigjej: Catullo. Sepse të të kërkosh një zgjidhje kur duhet në fakt të vendosësh një dialog, është gabim i pandreqshëm. Prej vitesh debatohet për rreziqet e rrjetit dhe mediave sociale. Në javët e fundit ka një debat nëse është korrekte të publikohen fotografitë e fëmijëve. Dhe Rrjeti, si gjithmonë është ndarë (a thua ka qenë ndonjëherë i integruar dhe bashkuar). Janë probleme të rëndësishme, dihet që të shfaqësh fëmijët minorenë është rrezik, dhe do të ishte më mirë të kishim privatësi. Por në të njëjtën kohë, Mark Zuckerbergu i shpall botës, nga Kongresi Botëror i Celularëve, se e ardhmja do të jetë video, internet për të gjithë, rrjetet gjithmonë e më të shpejtë 5G, realiteti virtual. Dhe kështu mund të shfaqemi edhe më mirë.

Por mes pyetjeve që Google me siguri nuk di t’u përgjigjet është natyrisht, jo ajo e shkeljes së të gjithë privatësive, por shpërthimi nga brenda. Teknologjia ka zhvendosur boshtin e vet, nga instrument për të zgjidhur problemet, në furrnaltë ku gatuhet gjithçka që ekziston, duke e transformuar realitetin në tjetër gjë, që më parë nuk ka qenë. Nuk bëhet fjalë për t’i mundësuar një gjyshi islandez që të bashkëbisedojë përditë me nipin në Tansmani, sikur ta kishte tek shtëpia përballë. Bëhet fjalë për të krijuar zakone që më parë nuk kanë ekzistuar. NUK ESHTE REALITET Publikimi i fotografive të familjes në Facebook, të fëmijës në djep apo të sushit që sapo ke gatuar, nuk është njësoj si të tregosh albumet e familjes tek miqtë, apo të ftosh të afërmit për darkë dhe ta ekspozosh gjellën me entuziasëm dhe krenari. Eshtë tjetër gjë: është realiteti virtual. Dhe ndoshta për këtë arsye është ende e komplikuar që të bindësh njerëzit të vënë syzet, të cilat të projektojnë në një botë virtuale, e cila duket e vërtetë. Dhe kjo për një arsye: që është ajo e vërteta që duket virtuale, dhe pikërisht këtu qëndron basti i të ardhmes. Zuckerbergu nuk e di. Aq sa ka blerë kompaninë Oculus për të shpikur një formë të re virtualiteti. Ndërsa prindërit që publikojnë fotografitë e fëmijës e dinë mirë: mendojnë se jetojmë në një botë që nuk ka më nevojë për privatësi, thjeshtë sepse nuk është një botë e vërtetë. Ashtu sikurse nuk janë të vërteta fotografitë e profileve të Facebookut, edhe kur janë të vërteta. Në kuptimin që të zgjedhësh një profil, një shprehje, një lloj poze do të thotë të vendosësh se çfarë lloj gënjimi identitar do të hedhësh në mediat sociale. Në këtë botë virtuale të mediave sociale nuk ka hapësirë për privatësinë: sepse është një pengesë bardhëezi në një botë shumëngjyrëshe. Rrjetet sociale funksionojnë nëse nuk janë të filtruara. Nëse i mbyll, nuk mbajnë më. Dhe privatësia është armike e sistemit. Gjithmonë nëse nuk kërkon që të zhbllokosh një iPhone. Në atë rast gjërat ndryshojnë. Të gjithë solidarizohen me Apple: nga Google tek facebook.

“A do ia jepje çelësat e shtëpisë atij që ta ka shitur?” thonë ata të Apple. Sigurisht që jo. Por a do i lejoje gjithë qytetit që të hynte e të dilte nga ajo shtëpi përmes vetratave, që shfaqin gjithçka? Në atë pikë, dera e mbyllur mirë shërben vërtetë pak. Por edhe ky është marketing. Eshtë mirë të bësh të gjithë të mendojnë se sekretet tona janë të pashkelshme, edhe nga FBI, në një kohë kur kompanitë e mëdha botërore që kontrollojnë Internetin, e kanë bërë këtë botë, më të shkelshmen dhe pa privatësi që ka ekzistuar ndonjëherë. “Sette” – Bota.al

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Para
Sondazhi i “Opinion”/ Ja institucioni përgjegjës për mosndëshkimin e kriminelëve

Në Përmet, zero çështje penale në një vit

VIDEO E RËNDË/ Pemët zënë poshtë gruan: Mu mor fryma, po më pushon zemra

VIDEO E RËNDË/ Pemët zënë poshtë gruan: Mu mor fryma, po më pushon zemra

Nëna që shiste qepë, shfaqet sërish (FOTO)

Nëna që shiste qepë, shfaqet sërish (FOTO)

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
14 Maj, 2025

Një mbledhje urgjente është thirrur mbrëmjen e sotme në selinë e PD-së, në të cilën po diskutohet rezultati i zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
14 Maj, 2025

Kreu demokrat Sali Berisha mblodhi mbrëmjen e sotme në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve të PD, në një...

Lexo më shumë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com