Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pritshmëritë për zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi

2025/01/24 at 6:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lukashenko: Putin donte të vriste Prigozhin, e binda të mos e bënte

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, që do të mbahen më 26 janar, tashmë janë dënuar nga Parlamenti Evropian dhe shumë ekspertë ndërkombëtarë, të cilët thonë se ato pritet të manipulohen nga regjimi i presidentit Alexander Lukashenko.

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka qenë në pushtet që nga viti 1994. Më 26 janar ai do të kandidojë për një mandat tjetër në zgjedhjet presidenciale në vend. Zgjedhjet e mëparshme në këtë vend nuk janë vlerësuar asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar si të lira dhe të drejta.

“Këto zgjedhje ka shumë të ngjarë të jenë absolutisht të qeta dhe do të tregojnë rezultate rekord në mbështetje të Lukashenkos. Mendoj se ai do të marrë rreth 87% ose më shumë mbështetje”, thotë Alexander Friedman nga Universiteti Saarland.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi bllokoi një numër kandidatësh përpara zgjedhjeve, duke u siguruar që Alexander Lukashenko të mos ketë rivalë në zgjedhje.

“Asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë para zgjedhjeve. Shtypja po vazhdon në Bjellorusi dhe po përkeqësohet”, thotë Roza Turarbekava nga Universitet i Warwick-ut.

Zonja Turarbekava iu referua shtypjes që filloi në vitin 2020 pas zgjedhjeve presidenciale të atij vit që shkaktuan protesta masive në të gjithë vendin.

Vendet perëndimore kanë vendosur vazhdimisht sanksione kundër regjimit të Lukashenkos dhe nuk e konsiderojnë atë një president legjitim të vendit.

Për shkak të pasojave të këtyre sanksioneve, regjimi i Lukashenkos është afruar me Rusinë, duke i lejuar presidentit Vladimir Putin të përdorë territorin e tij për të vendosur trupa ruse dhe për të organizuar sulme kundër Ukrainës.

Ekspertët si zonja Turarbekava thonë se regjimi i Lukashenkos e ka kthyer Bjellorusinë në satelit të Moskës.

“Kur u përballë me një zgjedhje mes vetes dhe vendit të tij, Lukashenko zgjodhi veten. Putini e shfrytëzoi atë dhe e bëri atë të varur nga Rusia në një mënyrë që Lukashenko tani nuk mund t’i thotë jo asnjë kërkese të Putinit”, thotë Roza Turarbekava nga Universitet i Warwick-ut.

Pas protestave kundër Lukashenkos të vitit 2020, autoritetet bjelloruse detyruan organizatat joqeveritare të mbyllen së bashku me pothuajse të gjitha mediat e pavarura.

Gazetarët në një numër të madh u përballën me ndalime, arrestime, bastisje dhe akuza penale. Shumë prej tyre janë larguar nga vendi, duke kufizuar më tej mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të drejta./voa

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Dy muaj “pauzë”, anija italiane gati për të sjellë emigrantë në Shqipëri

Dy muaj “pauzë”, anija italiane gati për të sjellë emigrantë në Shqipëri

Orban kundër Gjykatës Ndërkombëtare: Nëse Putin shkel në Hungari, ne nuk do ta arrestojmë

Orban kërcënon BE me bllokim të sanksioneve për Rusinë nëse Kievi nuk hap tubacionet për gazin rus

Vidhte valixhe në aeroport dhe shiste në internet përmbajtjen e tyre, deputeti portugez dëbohet nga grupi parlamentar

Vidhte valixhe në aeroport dhe shiste në internet përmbajtjen e tyre, deputeti portugez dëbohet nga grupi parlamentar

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com