Përgjatë lumit Shkumbin në Elbasan po ndërtohen disa prita për të parandaluar daljen nga shtrati të lumit në rast të reshjeve të shiut.
Paralelisht, me ndërtimin e pritave po punohet edhe për ndërtimin e një shëtitoreje që do t’u shërbejë qytetarëve të Elbasanit.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan:
Vijon puna për ngritjen e pritave lumore përgjatë Shkumbinit që përfshin edhe ndërtimin e një shëtitoreje duke krijuar një tjetër hapësirë shplodhëse për qytetarët e Elbasanit.