Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Prishtinës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një grua e ndaluar nga një efektivë policie për kundravajtje rrugore, ka përplasur me makinë këtë të fundit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Mësohet se punonjësi i policisë është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prishtinës ndërsa policia është vënë në kërkim të shoferes që u largua nga vendngjarja.
“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.