PRISHTINE- Po zhvillohet protesta e opozitës në Kosovë. Protesta mbahet më 17 Shkurt, ditën kur festohet 8 vjetori i Pavarësisë. Mësohet se 5 persona janë vënë në pranga pasi janë kapur me bidona me benzinë.
Protestuesit mbajnë në duar vetëm flamuj kuqezi dhe këndojnë këngë patriotike kombëtare. Albin Kurti i pyetur për flamujt tha se “Populli vendos se me çfarë flamujsh do të dalë në protestë”. Sipas tij protesta do të jetë paqësore. “Do të vazhdojmë me marsh në sheshet kryesore të Prishtinës. Në sheshin “Skënderbeu” do të mbajnë fjalime”, tha ai.