Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA për t’u kthyer në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Emiljano Aleksi në faqen e tij në facebook.
Sipas tij, kreu i Kuvendit është nisur për Shqipëri për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditët e fundit, i cili po ndikon në prishjen e konsensusit për reformën në drejtësi.
Shënimi i plotë:
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi.