Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prioritetet e ministrit që mbeten vetëm në letër

2020/01/11 at 11:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prioritetet e ministrit që mbeten vetëm në letër

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me 12 drejtoritë vendore të policisë. Në një situatë të pazakontë, ministri Lleshaj ka shpalosur edhe prioritetet e Policisë së Shtetit për vitin 2020.

E sipas ministrit dy prioritetet kryesore janë lufta kundër krimit të organizuar dhe siguria rrugore. Gjithashtu, ai tha se shpejt do të jetë gati dhe miratohet paketa e njohur si “KÇK”. Po teksa “boja e prioriteteve është tharë” në letrën e ministrit, panorama reale është krejt e kundërta.

Në vetëm dhjetë ditët e para të 2020-ës, janë regjistruar katër vrasje të rënda në vend. Dy prej tyre, atentate ende pa autorë përpara drejtësisë, ndërsa dy vrasjet tjera, krim brenda në familje, me autorë pas hekurave.

Vrasja e parë u regjistrua në fshatin Gjerbës të Mallakastrës në datën 5 janar, ku një 16 vjeçar, Luis Saliaj, vrau nusen e xhaxhait të tij, Drita Saliaj. 16 vjeçari, së bashku me dy shokë të tij, Sindi Shehaj, po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, shkuan për të vjedhur në shtëpinë e Drita Saliajt, por pas rezistencës së saj, e godasin dhe e hedhin ne rezervuarin e fshatit.

Po në datën 5, regjistrohet një tjetër vrasje, këtë herë në qytetin e Bajram Currit. Atentati mafioz la të vdekur, Guxim Gjyriqi, 47 vjeç, i cili sapo doli nga një restorant në afërsi të karburantit të tij, u ekzekutua nga autorë ende të paidentifikuar. Makina me të cilët autorët hapën zjarr, u gjet e djegur në fshatin Golaj të Hasit. Guxim Gjyqiri dyshohet se u vra për hakmarrje për shkak të lidhjeve të tij me Fatmir Haklajn.

Dy ditë më pas, në datën 7 janar, në qendër të qytetit të Rrëshenit, ekzekutohet me snajper, Kastriot Reçi, biznesmen. Ekzekutori, një qitës i përgatitur dhe me precision të lartë, kishte qëndruar në katin e fundit të një pallati, i cili ishte i pabanueshëm, për të kryer vrasjen me vetëm një plumb.

Ndërsa data 9 janar, regjistroi vrasjen makabre në Paskuqan, ku Erdet Capoku, pasi kishte përndjekur dhe kërcënuar për disa muaj me radhë kunatën e tij, Enkeleda Çapokun, e vret atë mbrëmjen e së enjtes. Një ditë më pas ai vihet në pranga nga policia.

Çdo kush mund të thotë që asnjë shtet nuk ka një efektiv policie për banor, por të paktën policia bën punën për të cilën paguhet nga taksat tona.  Më shumë se sa prioritetet e ministrit, duket se në Shqipëri zbatohet “rregulli i artë” i kryeministrit Edi Rama: “Ata kokat hënkshin njëri me tjetrin”./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr
Sport

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr

27 Qershor, 2025 4:59 pm
Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit
Kronikë

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit

27 Qershor, 2025 4:48 pm
VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s
Bota

VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

27 Qershor, 2025 4:22 pm
Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra
Bota

Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra

27 Qershor, 2025 4:14 pm
Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?
Sport

Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?

27 Qershor, 2025 4:08 pm
Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh
Aktualitet

Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

27 Qershor, 2025 4:07 pm
Zhvendoset Gjykata e Apelit, zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile
Aktualitet

Zhvendoset Gjykata e Apelit, zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile

27 Qershor, 2025 3:53 pm
Sarandë/ Sherr me sende të forta, mbeten të plagosur dy persona
Aktualitet

33-vjeçari qëllon me armë zjarri ndaj tre personave në Theth, të rinjtë e dhunojnë…

27 Qershor, 2025 3:44 pm
Ministri Hasani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit
Aktualitet

Ministri Hasani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit

27 Qershor, 2025 3:25 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Dyshohet se kryen marrëdhënie seksuale me një 38-vjeçare, arrestohen dy të moshuarit

27 Qershor, 2025 3:12 pm
Para
Berisha:Nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes ndërtim pa leje brenda spitalit

Berisha:Nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes ndërtim pa leje brenda spitalit

Fusha dhe Gjoka, dy kompanitë që kanë marrë më shumë projekte nga qeveria

Fusha dhe Gjoka, dy kompanitë që kanë marrë më shumë projekte nga qeveria

Bakteri i rrezikshëm që po përhapet, çfarë apelojnë mjekët

Bakteri i rrezikshëm që po përhapet, çfarë apelojnë mjekët

TE FUNDIT

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr
27 Qershor, 2025

Cristiano Ronaldo flirtoi me idenë e një fillimi të ri, por në fund i tha "PO-në" e madhe qëndrimit të...

Lexo më shumë

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit
27 Qershor, 2025

Ish-prokurori Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit  dhe Julian Meçes lidhur me...

Lexo më shumë

VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s
27 Qershor, 2025

Një video e Kryeministres italiane Giorgia Meloni është bërë virale në rrjetet sociale, ku ajo shihet duke bërë mimika të çuditshme me...

Lexo më shumë

Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra

Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra
27 Qershor, 2025

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com